Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha akuzoi e Kryeministrin Edi Rama si i investuar në goditjen pas shpine të Kosovës dhe qeverisë së saj për llogari të Vuçiçit.
KAVAJA- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ditën e sotme gjatë vizitës në Kavajë është ndalur dhe në çështjen e Kosovës. Berisha akuzoi e Kryeministrin Edi Rama si i investuar në goditjen pas shpine të Kosovës dhe qeverisë së saj për llogari të Vuçiçit. Nga ana tjetër ai paralelizoi situatën e refugjatëve, duke thënë se Rama më shumë mendon për refugjatët se vëllezërit.
Berisha:Besimi im te fitorja e merituar është i pakthyeshëm dhe i pathyeshëm. Por, ashtu siç thashë, siç theksova në fillim, për opozitën, për PD-në, për të djathtën, mbështetja e Kavajës është jashtëzakonisht e rëndësishme. Sot, është koha t’i themi armikut, armik. Dhe Edi Rama është armik i qenies, i lirive, i dinjitetit tonë dhe të kombit shqiptar. Ju e shndërruat me të drejtë, nuk ka gjë më të dhimbshme, nuk ka gjë më të trishtë që të shohësh që në 10 vite, kanë ikur nga Shqipëria, 1.1 milion shqiptarë. Dhe ky del e firmos marrëveshje për të pru refugjatë këtu. Kurse refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruandë. Dhe se ky ka vendosur këtë mobokraci, me të cilën po e shqyen Shqipërinë copa-copa. Merr vetëm një moment, ne u themeluam në dhjetor të vitit 1990, në mitingun e parë themelues, ne deklaruam, dhe ç’është e vërteta, çuditen vendet e tjera përreth, PD themelohet si parti e interesit kombëtar. Do thoni ju pse e vumë ne atë në program? Se ne ishim politikanë të ditëve të para.
Ne ishim njerëz që jetonim në diktaturë me kufizime shumë të mëdha në njohuritë tona. Po nga u nisëm ne që të vëmë në programin tonë këtë pikë? U nisëm thjesht nga një fakt. Nuk kishim lexuar statute të partive tona simotra. Por fakti se PPSH kishte shkelmuar për 45 vite interesin kombëtar, atëherë ne thamë: ose të themelohemi si parti e interesit kombëtar, ose të mos themelohemi fare.
Dhe ne kishim të drejtë. Shikoni se çfarë bën ky sot me Kosovën? Ka pasur një moment në vitin 1991, kur Ramiz Alia- dhe kjo është shumë e vërtetë- me Sllobodan Millosheviçin, shkrinë shërbimet kundër opozitave. Unë u them miqve të mi në Kosovë se kjo po ndodh. Po më thonë, është e vërtetë. Kaq ishte ajo periudhë.
Po ky del haptaz kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Ky bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës dhe qeverisë së saj në emër të Vuçiçit. Ky, lideri global i 1 prillit, na paraqet drafte për asociacionin. Që të gjitha për të ndihmuar padronin e tyre. Çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, nuk mund ta pranojë më këtë Pashiq, siç e kanë quajtur me të drejtë, publicistët e mëdhenj të Europës. Vetëm kjo përbën një motiv për çdo atdhetar shqiptar, për t’i dhënë duart Pashiqit, për ta përcjellë aty ku e meriton. Ndaj edhe koha është: protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore.
Edi Rama TIRANË- Marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni i ka kapur të gjithë në befasi. Kjo pas...
Sali Berisha KAVAJA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, në takimin me demokratët në Kavajë me temë ‘Opozita në Ak...
Sali Berisha KAVAJA-Sali Berisha, kryedemokrati gjatë takimit të sotëm në Kavajë në kuadër të lëvizjes &ldquo...
\ Sali Berisha nga Kavaja KAVAJA-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kavajë në kuad&...
Edi Rama POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se 400 mijë lekë pagë minimale për famijët nuk janë pak. ...
Edi Rama POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë duhet që të fokusohet më shumë te agroturizmi. Në Asa...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka ngritur sot shqetësimin për gjendjen e keqe të spitalit të Lushnjes...
Gjykata e Tiranes TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Lulzim Bashës për të shpallur të pavlef...
Erjon Veliaj dhe Elva Margariti TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të hënën që të gjobisë kryetarin ...
Sali Berisha TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka njoftuar me anë të postës kryetarin e PD-së Sali Berisha për paraqitj...