LIVE UPDATES
Politike

Tensionet në Veri të Kosovës, Xhaferraj: Kërkuam mbledhje të Komisionit të Sigurisë, donim të ftonim homologët, qeveria na injoroi

Sipas tij, kërkesa e bërë nga opozita nuk u mor parasysh kurrë, e sipas tij, ndikim kishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

11 Janar 2023, 12:08 Nga k.m.
Tensionet në Veri të Kosovës, Xhaferraj: Kërkuam mbledhje
Ferdinand Xhaferri

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka bërë një denoncim nga Kryesia e Kuvendit. Në fjalën e tij para mediave të pranishme, deputeti demokrat zbuloi se më datë 19 dhjetor të vitit që lamë pas, opozita kishte kërkuar një mbledhje të Komisionit të Sigurisë, ku kërkonin të ftuar nga Kosova për të diskutuar lidhur me marrjen e masave për tensionet në veri të Kosovës. Sipas tij, kërkesa e bërë nga opozita nuk u mor parasysh kurrë, e sipas tij, ndikim kishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

"Por çfarë ndodhi? Me një akt të pashembullt, qeveria ka injoruar krejtësisht Kuvendin duke mos iu përgjigjur kësaj kërkese. Kjo na bën të besojmë se qeveria ka injoruar Kuvendin e Shqipërisë sespe ka respektuar Vuçiçin. Them këtë sepse qeveria shqiptare nuk ka guxuar asnjëherë të dënojë deklaratat luftnxitëse të Presidentit Vuçiç duke futur forcat serbe në Kosovë, i cili në fakt është një dorë e zgjatur e Millosheviçit dhe shovinizmit serb në rajonin tonë. Ne kemi hapur negociatat me BE-ne dhe ky qendrim i paprecedente i qeverise ndaj kuvendit eshte nje cenim tejet rende i kritereve politike qe duhet te permbushen. Nje dimension shume i rendesishem ne keto kritere eshte edhe mbikqyrja parlamentare ndaj qeverise,"-tha Xhaferraj. 

Deklaratë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferri

Tensionet në Veri të Kosovës, Xhaferraj: Kërkuam mbledhje

Jam sot para jush për të denoncuar një akt të pashembullt, të injorimit të Kuvendit nga qeveria e Shqipërisë. Gjithçka ndodh në një situatë kur ish-ministri i Millosheviçit, Presidenti Vucic kërcënon me luftë qytetarët e Kosovës. Konform parashikimeve ligjore mbi angazhimin e deputetëve të Komisionit të Sigurisë, një grup prej nesh kemi kërkuar që më datë 19/12/2022 mbledhjen e këtij komisioni për shkak të situatës shqetësuese të krijuar në veri të Kosovës. Më së shumti, kjo kërkesë erdhi pas deklaratës së Presidentit Vuçiç për futjen e ushtrisë serbe në këtë territor. Siç konfirmohet edhe në dokumentet që do t’ua vë të gjithëve në dispozicion, kërkuam një seancë dëgjimore urgjente në komision me: Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhacka; me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi; dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Helidon Bendo.

Përmes kësaj seance dëgjimore synonim vënien në dijeni të komisionit si edhe të Kuvendit mbi hapat e mëtejshme të Republikës së Shqipërisë në politikën e jashtme dhe te sigurise përballë këtyre zhvillimeve të rrezikshme për Kombin Shqiptar. Referuar sa më sipër, në cilësinë e zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, i kam kërkuar Kuvendit më datë 20/12/2022 pjesëmarrjen në këtë seancë dëgjimore edhe të deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, pjestarë të Komisioneve për Cështjet e Sigurisë dhe Mbikëqyrjes se Agjencisë së Inteligjencës, nisur nga një marrëdhënie e ngjushtë bashkëpunimi mes komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës si edhe nga situata kritike me të cilën po përballet Kosova.

Por çfarë ndodhi? Me një akt të pashembullt, qeveria ka injoruar krejtësisht Kuvendin duke mos iu përgjigjur kësaj kërkese. Kjo na bën të besojmë se qeveria ka injoruar Kuvendin e Shqipërisë sespe ka respektuar Vuçiçin. Them këtë sepse qeveria shqiptare nuk ka guxuar asnjëherë të dënojë deklaratat luftnxitëse të Presidentit Vuçiç duke futur forcat serbe në Kosovë, i cili në fakt është një dorë e zgjatur e Millosheviçit dhe shovinizmit serb në rajonin tonë. Ne kemi hapur negociatat me BE-ne dhe ky qendrim i paprecedente i qeverise ndaj kuvendit eshte nje cenim tejet rende i kritereve politike qe duhet te permbushen. Nje dimension shume i rendesishem ne keto kritere eshte edhe mbikqyrja parlamentare ndaj qeverise.

Për 20 ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi. Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, Dejan Pantiç, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Më 28 dhjetor, barrikadat u hoqën. 

ferdinand xhaferri tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj