Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai më tej u shpreh se të dhënat e fundit zyrtare të vetë qeverisë Rama mbi shëndetin e sipërmarrjes, sidomos asaj prodhuese, janë dramatike. Teliti theksoi se sipas Instat-it qeveritar, 7-mujori i këtij viti shënon një rekord te ri te mbrapshte keq-qeverisje.
TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së tij Teliti foli në lidhje me Deficiti tregtar ndërsa thase në 7 muajt e parë të këtij viti është rritur me 23.6%.
Ai më tej u shpreh se të dhënat e fundit zyrtare të vetë qeverisë Rama mbi shëndetin e sipërmarrjes, sidomos asaj prodhuese, janë dramatike. Teliti theksoi se sipas Instat-it qeveritar, 7-mujori i këtij viti shënon një rekord te ri te mbrapshte keq-qeverisje.
Më tej ai tha se deficiti tregtar është tregues i qartë i dobësimit të pozicionit tregtar të ekonomisë dhe prodhuesve shqiptarë krahasuar me vendet dhe konkurrentët në rajon e më gjerë. Ai theksoi se arsyet janë disa, por të lidhura drejtpërsëdrejti me qeverinë dhe politikat e saj okulte.
Deklarata e Telitit :
Të nderuar qytetarë! Të dhënat e fundit zyrtare të vetë qeverisë Rama mbi shëndetin e sipërmarrjes, sidomos asaj prodhuese, janë dramatike. Sipas Instat-it qeveritar, 7-mujori i këtij viti shënon një rekord te ri te mbrapshte keq-qeverisje. Eksportet shqiptare pësuan një rënie të ndjeshme, duke u ulur me 14.5%, ndërkohë që të fituar kanë dalë ‘miqtë importues’ pasi importet rezultojnë me rritje, konkretisht 3.2%.
Deficiti tregtar u rritur me 23.6% gjatë 7 muajve të parë të vitit, tregues ky i qartë i dobësimit të pozicionit tregtar të ekonomisë dhe prodhuesve shqiptarë krahasuar me vendet dhe konkurrentët në rajon e më gjerë. Arsyet janë disa, por të lidhura drejtpërsëdrejti me qeverinë dhe politikat e saj okulte.
Shfuqizimi i euros i shkaktuar nga faktorë kryesisht jo ligjor që lidhen me pastrimin e miliarda eurove të krimit dhe korrupsionit, mungesa e një pakete ndihme direkte për prodhuesit duke i lenë ata në mëshirë të fatit, barra e lartë fiskale që mbretëron në vend prej 11 vitesh, mungesa e fuqisë punëtore si pasojë e shpopullimit masiv, etj, janë disa prej faktorëve të cilët kanë shkaktuar dhe sjellë këtë përfundim të hidhur për ekonominë dhe prodhuesit vendas.
Të dashur qytetarë! Ekonomia në krizë prek këdo, pa dallime politike. Drejtojeni gishtin dhe vendosni para përgjegjësisë ata që kanë shkaktuar këtë krizë, te fajtorët e kësaj krize sa ekonomike po aq edhe sociale. Modeli ekonomik rilindas i fuqizimit dhe pasurimit vetëm të një grushti njerëzish, ndërkohë që ekonomia dobësohet dhe shqiptarët varfërohen, duhet të marrë fund një orë e më parë.
Partia Demokratike e ka të qartë vizionin për ringritjen e ekonomisë tonë. Pas zgjedhjeve të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike, me ardhjen në drejtim të punëve, qeverisja e vogël, por eficente, e cila vendos në qendër qytetarin dhe sipërmarrjen, me taksat më të ulta në rajon, me paketa mbështetëse direkte aty ku nevojitet dhe kur nevojitet, me një kuadër të rishikuar për tu rikthyer lider në thithjen e investimeve të huaja direkte, me masa konkrete për rikthimin e shqiptarëve ne vend, etj, do jenë instrumentat që do ringrejnë ekonominë tonë duke e futur atë në shinat e zhvillimit, rritjen e produktivitetit dhe pagave, hapjes së vendeve të punës, rritjen e mirëqenies. Ju faleminderit!
Edi Rama dhe Giorgia Meloni TIRANA- Organizata e OKB-së për mbrojtjen e refugjatëve, UNHCR ka bërë të ditur, se do t&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Menaxhimi i mbetjeve në vend pritet që ti nënshtrohet në vijim rregullave të rishikuara që vijn&...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështëtësve të mbledhur posh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë tubimit të sotëm deklaroi se Kryeministri Edi Rama po bën...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij ka folur për plagosjen e ditës së dje...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështëtësve të mbledhur poshtë...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në lidhje me skandalin me mbetjet toksike se kryeministri Edi Rama vaz...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku tha se prej dy jav&eum...
Ervin Salianji TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda të orëve t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësv ka f...