Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se të shpallësh vepër penale bamirësinë, nuk ndodh askund tjetër.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën e ngritur nga SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Berisha tha se të akuzosh se Jamarbër Malltezi ka korruptuar atë dhe bashkëshorten e tij se ka financuar me paratë e tij, fëmijët e familjeve në nevojë që nuk i përballojnë dot shpenzimet, është e pakuptimtë. Berisha tha se të shpallësh vepër penale bamirësinë, nuk ndodh askund tjetër.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Nuk ka diskutim se si prind, si mjek, si njeri, sulmi ndaj fëmijëve autikë përbën për mua, mund t’i thuash nazist, komunist, por jo, nuk them nga ato, them njerëz të denatyruar nga paratë e krimit që kanë marrë, se ndryshe nuk mund ta bënin kurrë. A nuk të bën përshtypje ty një akt i tillë? Unë me sinqeritet nuk e dija se sa Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë kontribuar. E di që ata japin çdo vit përqindjen e fitimeve për bvamirësi, këtë e kanë ligj, por sa ishin nuk e dija. U gëzova shumë. Pse u gëzova?
Dominik Skalione, ka blerë për këtë fondacion, me paratë e tij personale, 106 mijë dollarë një aparaturë ultramoderne për diagnozën paranatale, fetale, të patologjive të ndryshme dhe e ka dorëzuar në maternitetin e Tiranës. Më vjen mirë që Abi dhe Gita kanë respektuar një virtyt, një traditë shumë pozitive shqiptare. Dhe e kanë bërë këtë në përputhje me të gjitha ligjet. Edi Rama, në sulmin kundër Sali Berishës, ka përdorur faktin se Liri Berisha është drejtuese e këtij fondacioni dhe kësaj qendre. Por ka harruar se ajo qendër është qendër suksesi të vërtetë dhe se Liri Berisha ka derdhur aty 19 vite të jetës së saj me përkushtimin më të madh, pa asnjë qindarkë shpërblim.
A është e mundshme kjo? Kjo në rrafshin njerëzor është gjëja më e pamundshme. Nga ana tjetër, kjo nuk ishte në materialin e parë, kjo është shtuar te e dyta. Se unë po dëgjoja televizionin, se këta kanë gazetarët që i paguajnë dhe i manipulojnë, dëgjoj një gazetare që po, kanë financuar edhe fondacionin. Pastaj e pashë këtë, dhe këto janë faqet e fundit të aktakuzës. Sigurisht që në çdo rrafsh, ky është makabritet.
Të akuzosh se Abi Malltezi më ka korruptuar mua dhe bashkëshorten time se ka financuar me paratë e tij, fëmijët e familjeve në nevojë që nuk i përballojnë dot shpenzimet, të panjohura, atëherë çfarë mund të them unë? Të shpallësh vepër penale bamirësinë, po mund të ndodhë kund në botë, përveçse këtu? Këta po, se këta janë të mbrujtur me krim dhe ves në profesionin e tyre. Unë garantoj se këto do i faktoj!
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Jamarbër Malltezi TIRANA- Dhëndri i kreut të Partië Demokratike, Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar sëris...
Pirro Vengu TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi punimet për ndërtimin e Kampusit të Akademisë së Forcave ...
Moment nga firmosja TIRANA- Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë sot në një dek...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” nga ku...
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW TIRAN...