LIVE UPDATES
Politike

"Të neveritshme sulmet ndaj të rinjve"/ Rama në podcast me "tre petale të trëndafilit socialist": Nëse të rinjtë kuptojnë se politika bën gjëra të mëdha, në çdo rast ka shpresë

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, Rama u shpreh se njerëzit bashkohen në një pikë ku thonë se politika është diçka e pisët, por shtoi se politika është po ajo që prodhon gjëra të mëdha për popujt dhe të drejtat e njeriut.

8 Mars 2025, 09:37 Nga r.ll
"Të neveritshme sulmet ndaj të rinjve"/ Rama në podcast
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme episodin e radhës të podcastit "Flasim". Të ftuar në episodin e sotëm ishin tre të rinjtë Helena Kaçe, Elidon Maliqi dhe Anastasia Zaimi, që mbajtën fjalime në Asamblenë e PS dhe Kuvendin Rinor ku u cilësuan si “petalet e trëndafilit të Partisë Socialiste”.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, Rama u shpreh se njerëzit bashkohen në një pikë ku thonë se politika është diçka e pisët, por shtoi se politika është po ajo që prodhon gjëra të mëdha për popujt dhe të drejtat e njeriut. Sipas tij, nëse të rinjtë e kuptojnë këtë në të gjitha rastet ka shpresë. 

“Njerëzit pa tru, njerëzit pa edukatë, pa kulturë e informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, të mirë dhe të informuar, bashkohen shpesh në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen, s’duhet të merresh me politikë”, por harrojnë që pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie sepse politika e vërtet ka fuqinë të bëjë keq, ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin komunizmin, por ka bërë gjëra të mëdha si BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të sistemet e mbrojtjes sociale, nuk do të ndodhnin pa politikën. Sa kohë ka të rinj që e ndjejnë dhe kuptojnë këtë, kanë tërheqjen ndaj politikës, ka edhe plot që kanë tërheqjen e pushtetit, nxitjen e ambicies për të qenë dikushi, por kanë edhe interesin që nëpërmjet politikës mund të marrësh diçka të shpejtë, në të gjitha rastet ka shpresë, pa shpresë fare do të ishte sikur të rinjtë ta braktisnin plotësisht politikën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe lidhur me sulmet me të cilat u përballën këto të rinj në rrjet pas fjalimeve në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste. Ai i cilësoi komentet dhe reagimet si diçka e neveritshme ndërsa shtoi se në momentin që pranon "ta nxjerrësh hundën jashtë derës të shtëpisë do duhet të përgatitesh më gjithfarë lloj kundërshtish."

“Petalet e trëndafilit janë shumë të ndryshme, siç mund të shikohet këtu janë vetëm tre, por nëse do ishin 30 sa ishin atë ditë, do ishte akoma më e larmishme. Nuk bëhet fjalë këtu për të rinj që janë shabllon, bëhet fjalë për vajza dhe djem që janë të librave, të studimeve, janë me ambicie, me këndvështrime kritike. Nuk diskutohet që kur i riu qëllon të ftohet dhe të futen në atë gojët e qenërisë, si fillim do vihen në pozitë të vështirë, por pastaj kur qëllon që disa që kanë shumë e shumë vite që shtrihen atje në darkë dhe ju bëjnë edhe atë presionin e pitbullit për t’iu vënë në pozitë. Është emocion të dalësh në gjithë atë skenë. Mund të dëshmoj që edhe unë kur kam dalë, edhe pse nuk isha aq i padalë në një skenë, prapë kamë ndjerë emocion. Nuk kam parë gjë më të neveritshme se gjithë ai sulm e helm që u hodh. Por kam dëshmitarë që ua kam thënë, nuk ka një qilim të shtruar, s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë, kjo është betejë, në momentin që pranove ta nxjerrësh hundën jashtë derës të shtëpisë do duhet të përgatitesh më gjithfarë lloj kundërshtish. Nëse do të rrish rehat, mbylli rrjetet, mos dil askund të bësh ballafaqim social, lexo, studio, shiko laboratorin tënd. Në momentin kur ekspozohesh, janë ngatërruar të gjitha rangjet. Është një përzierje gati-gati e shoqërisë në rrjete”, tha Rama.

edi rama podcasti flasim

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje