LIVE UPDATES
Politike

"Të korruptuarit shpëtojnë me amnisti fiskale"/ Tabaku: Socialistët tatojnë ata që punojnë me ndershmëri deri në 23%

Gjatë fjalës së saj, deputetja tha se ligji i tatimeve është i padrejtë sepse penalizon biznesin e vogël. Ajo tha se ligji duhet të ishtë ndryshuar dhe koordinuar dhe me një sërë ligjesh tjera të cilat i ka ngritur dhe në Komisionin e Ekonomisë. 

30 Mars 2023, 17:25 Nga A.B

 

"Të korruptuarit shpëtojnë me amnisti fiskale"/ Tabaku:
Jorida Tabaku

 

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme nga salla e Kuvendit se socialistët po tentojnë që të tatojnë personat që jetojnë me ndershmëri, duke shpëtuar në këtë formë personat e korruptuar. 

Gjatë fjalës së saj, deputetja tha se ligji i tatimeve është i padrejtë sepse penalizon biznesin e vogël. Ajo tha se ligji duhet të ishtë ndryshuar dhe koordinuar dhe me një sërë ligjesh tjera të cilat i ka ngritur dhe në Komisionin e Ekonomisë. 

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar 17.000 profesionist të lirë, që besoj po ndiqni me interes diskutimet intelektuale të Parlamentit të Shqipërisë për të kuptuar se çfarë do të ndodh me taksën tuaj, me punën tuaj, me pagesën normale që ju keni marrë deri dje.

Kam marrë mesazhe pafund nga kolegë të Fakultetit të Ekonomisë, të cilët sot punojnë si profesionist të lirë, të cilët ushtrojnë profesionin e kontabilistit të miratuar të cilët janë jashtëzakonisht të shqetësuar për ndryshimet që sjell ky ligj. Për ndryshime të cilat z. Gogu po të kishte qënë I sinqertë dhe t’i sqaronte ashtu siç duheshin sqaruar, penalizojnë punën.

E penalizojnë punën sepse fatkeqësisht kjo qeveri nuk e vlerëson profesionistin, atë që fiton me të ardhura të ndershme. Kjo qeveri sot fatkeqësisht nuk e vlerëson shtresën e mesme. E dëgjova z. Gogu që me të gjithë elokuencën e tij, shpjegoi pse kërkon një shoqëri më të mirë. Si thotë Bibla z. Gogu? 1 të 10 takso, jo 23%.

Të paktën të jemi të ndershëm me njerëzit, me qytetarët, me ato që sot do t’ju ndryshojë tatimi dhe taksa brenda ditës. 20 mln euro më shumë do të paguajnë 17.000 profesionist të lirë, avokatë, kontabilistë, noterë, mjek, dentist, farmacist... kjo është shtresa e mesme e shoqërisë.

Sepse pastaj të pyesin kolegët se çfarë është tatimi socialist? Ky është tatimi socialist, që taton atë që punon më shumë, që është më I ndershëm, sepse po nuk je I ndershëm do të kesh amnistinë fiskale. Po vodhe, po bërë korrupsion, do të bësh legalizimin e kanabisit. Ti do të kesh mundësi po të jesh I korruptuar t’i legalizosh paratë e tua nëpërmjet amnistisë fiskale. Por jo, po punove ty do të të tatojnë deri në 23%.

Unë gjykoj që ky ligj është I padrejtë, së pari, sepse nuk flas për barazi në një vend që ka ikur çdo gjë për dreq dhe ka shkuar çdo gjë keq. Biznesi I vogël nga 2013 ka qënë biznesi më I penalizuar. Kanë bërë prova, eksperimente; kanë futur e hequr skemën e TVSH-së; sa herë afrohen zgjedhjet tentojnë taksa të ulura; sot me këtë ligj formalizohet më në fund, që në vitin 2029 qeveria do ta prezantojë si çdo lloj forme tjetër biznesi. Po kush është ajo qeveri që vendos taksa pas 8 vitesh? Ku e gjejnë guximin, kurajon të thonë që pasi të kem ikur unë nga qeverisja, ju do të keni këtë taksë?

Politika e taksave është mandati qeverisë. Së pari, kjo është anti-kushtetuese, për parimin e ndryshimit të taksave me një efekt kohorë të shtyrë në kohë. Së dyti, a ka mundësi që të tatohet si një biznes I vogël një person fizik, I cili ka një risk të shtuar në punë, I cili vjen nga shumë aktivitete të cilat, kush e di konceptin e sipërmarrësit, vijnë pikërisht nga marrja përsipër e rrezikut. Një person fizik ndryshon në koncept nga një I punësuar, sepse I punësuari punon me një afat kohorë të caktuar (si p.sh. një menaxher shitje, marketingu...) nuk mundet kurrsesi të paguhet sa një profesionist I lirë I cili sot fatkeqësisht do të futet në skemën e qeverisë.

I vetpunësuari ka riskun e tregut, nuk ka përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, ka persona të tjerë të marrë në punë... ka një sërë elementësh të cilët e bëjnë atë të ndryshëm nga gjithë të tjerët. Nuk mund ta konsiderosh të ardhurën nga fitimi I një kompanie njësoj si një e ardhur personale e nje biznesi.

Ky ligj në fakt duhet të ishtë ndryshuar dhe koordinuar dhe me një sërë ligjesh tjera të cilat I kam ngritur dhe në Komisionin e Ekonomisë. Ligji I të Ardhurave Lokale sot ka nivelin 5 mld, 8 mld, 10 mld, 14 mld. Kush është biznesi I vogël në Republikën e Shqipërisë? Kë njef ligji për biznes të vogël? Nuk e di as ministrja ta pyesësh.

Për taksa lokale përdoret një nivel tjetër, për taksën një nivel tjetër, për TVSH-në një nivel tjetër. Pastaj ankohet ministrja që sistemi ka prodhuar informalitet. Sigurisht që prodhon informalitet, sepse aq më shumë nivele të kesh, aq më shumë e nxit informalitetin dhe e detyron atë të të deklarojë një lek më pak se niveli më I lartë.

Prandaj ju kemi thënë që në krye të herës, që tatimi socialist është së pari, inflacioni që sot ka prodhuar në ekonomi dhe së dyti, informaliteti që ka tregu. Ka infomalitet sepse ke bërë një tatim me 6 nivele! Ka informalitet sepse punën e taton 23% dhe dividentin e taton 8%. Ka informalitet sepse vetë biznesin e vogël shteti për qëllime të taksave lokale e njeh 8 mln, për qëllime të TVSH-së 10 mln, për qëllime të taksës 14 mln. Kur vetë shteti është I paqartë, çfarë duhet të bëj tatim-paguesi? Kur vetë shteti është I paaftë, çfarë duhet të bëjë tatim-paguesi?

Ky informalitet sot është nxitur vetëm nga ligji, nga sistemi që është ofruar sot dhe ky sistem për të gjithë nuk ka dyshim që është sistemi socialist, tatimi socialist që fatkeqësisht ka penalizuar rëndë shtresën e mesme.

Unë kam folur shumë ligjet e taksave, por kishte ardhur koha që të ndryshoj ligji, është e vërtetë, ligji për Tatimin mbi të Ardhurat duhet të ndryshohej me një koncept të ri, për t’u bërë një ligj integral dhe që përmblidhte shumë koncepte që në kohë janë vjetëruar.

Që kur u përgadit plani I Partisë Demokratike për fushatën elektorale të 2021-shit, kishim propozuar që të kishte një kod fiskal, biem dakord të gjithë për disa rregulla, pastaj politikën e taksave e përcakton çdo qeveri, por rregullat bazë për biznesin nuk duhet të ndryshojnë. A e dini që në 9 vite ligjet e taksave kanë ndryshuar 60 herë? A e dini që janë bërë 170 udhëzime ministrash në zbatim të këtyre ligjeve? Dhe kush është sfida më e madhe që kanë bizneset sot? Është paqëndrueshmëria dhe paparashikueshmëria fiskale; fakti që një ligj ndryshon sot e pastaj nesër; janë përjashtimet nga rregulli; janë përjashtimet të cilat e kanë nxitur këtë sistem.

Nëse po bën një ligj të ri ku do të fusësh 17.000 profesionistë të lirë në sistem dhe do t’i trajtosh ato si çdo I punësuar tjetër, ndërkohë që biznesin e madh e ke me 15%, këtë do ta tatosh edhe deri në 23% në varësi të kategorive të biznesit, atëherë përse nuk I heq të gjitha përjashtimet? Përse vazhdon dhe mban akoma përjashtime për hotelet me 5 yje, për TVSH-në, për jahtet? Pse mban akoma përjashtime për sektorë të veçantë të cilët sot janë bërë rregulli.

Përjashtimet që duhet të ishin përjashtim nga rregulli, sot janë bërë rregulli. Sot bizneset e mëdhaja vijnë këtu në Parlament dhe imponojnë politikën e taksave. Ndërkohë që 17.000 profesionistët e lirë nuk kanë arritur dot sepse këta bëjnë punë të ndershme, nuk sponsorizojnë ligje. Këto punojnë dhe rregullojnë sektorë të tërë të cilët ne të gjithë varemi çdo ditë. Ky është tatimi socialist! Është I pabarabartë thanë kolegët, është I padrejtë, I pandershëm për shoqërinë, po aq më tepër është I pandërshëm për shtresën e mesme.

Sot kemi një sfidë reale për ekonominë shqiptare që është emigrimi dhe pa e pranuar të gjithë në këtë parlament që emigrimi po ndodh, më në fund po e pranon dhe qeveria, që duhet të marrim masa sot, që duhet të ndryshojmë sistemin, që duhet të ndryshojmë shumë gjëra, nesër ne fatkeqësisht nuk do të kemi mundësi të kemi njerëz të na votojnë. Kjo është sfida dhe e ekonomisë shqiptare!

Z. Majko e ka gjysmën e Kukësit të larguar, në fakt shkojnë bëjnë fushatë në Londër, sepse nuk ka kush t’i votojë në Kukës. Kjo është sfida që kemi ne si politikanë, që ne duhet të shohim përpara, sesi ka mundësi që 1 mld euro I ikin ekonomisë shqiptare në vit nga këto persona që largohen.

Kam ndjekur me interes diskutimet e fundit përsa I përket propozimeve të qeverisë për pagën minimale, njëkohësisht dhe për rritjen e pagës mesatare. Unë nuk e di se në cilin vend të botës paga mesatare rritet me urdhër të peshkut apo me urdhër të liderit, a të ministres. Pagën mesatare e rrit tregu, I krijon kushte biznesit, biznesi investon dhe rrit pagën.

Nuk ndodh në asnjë vend të botës që të rrisësh pagat në sektorin publik për dy vite 54%, ndërkohë që për 10 vite I ke rritur 45%. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që ti të rrisësh pagat e sektorit publik dhe ti thuash privatit “rriti ti, se ja kam rritur publikut”. Jo, ndodh e kundërta, I rrit sektori privat sepse është rritur, zgjeruar, se ka më shumë mundësi dhe e ndjek publiku. Sepse ka merak shteti se do ti ikin punonjës në sektorin privat dhe pastaj do të ishte problem.

Se kush I ka mësuar, se kush I ka thënë që po I rrisim tek publiku dhe do të detyrojmë të gjithë privatin t’i rris me zor edhe me taksa të rritura, unë nuk e di! Besoj që ka ardhur koha që në këtë Parlament ne të mendojmë njëherë për njerëzit dhe për qytetarët. E di, kërkoj shumë që të bëhet në vitin e 10-të të kësaj qeverie, por të pretendosh që sot të bësh një ligj të ri për tatimin, që fut 17.000 profesionistë, që I penalizon dhe e quan një ndër të madh që I bën qytetarëve, besoj që do shumë kurajo.

Falenderoj kolegët e Komisionit të Ekonomisë që kanë punuar me shumë dëshirë për të dhënë mendimet e tyre në këtë ligj dhe I them znj. Gjylameti që ne nuk jemi këshilltarë të Qeverisë të vijmë dhe të përmirësojmë ligjet tuaja. Ne jemi opozita, ne bëjmë amendamente, bëjmë politikën tonë të taksave, bëjmë propozimet tona të taksave, por nuk jemi aty që të bëhemi aksesorë tuajt që ju të shkruani ligje të këqija dhe ne të vijmë të rregullojmë aty në Komision. Kjo është çështje vizioni; ju doni ti taksoni, ne nuk duam. Ne duam që të rrinë në Shqipëri, ju doni që të largohen!

jorida tabaku seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim