LIVE UPDATES
Politike

"Të forcojë aftësitë ushtarake dhe të rrisë sigurinë rajonale”, BE ndan 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, e cila e cilësoi vendimin si arritje historike për Shqipërinë.

15 Korrik 2024, 19:34 Nga M.B
"Të forcojë aftësitë ushtarake dhe të rrisë
Foto ilustruese

BRUKSEL- Këshilli Evropian miratoi të hënën një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur ushtrinë e Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, e cila e cilësoi vendimin si arritje historike për Shqipërinë. Fondi është ndarë për të mbështetur forcat e armatosura shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

“Kjo nismë synon të forcojë aftësitë ushtarake të Shqipërisë dhe të rrisë sigurinë rajonale”, tha Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Zyra e BE-së tha se ndihma ka për qëllim rritjen e efektivitetit operacional të lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes. Sipas saj, këto fonde do të forcojnë kapacitetin e Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së, si dhe në çdo koalicion ndërkombëtar. Kryediplomati në shkuarje i BE-së, Joseph Borrell, ka deklaruar se Shqipëria është partnere e besueshme për siguri.

“Vendimi është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Gjithashtu, ai pasqyron vlerësimin tonë për qëndrimin e Shqipërisë në linjë të plotë me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, ka thënë Borrell.

Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes, Shqipëria do të sigurojë pajisje që nuk janë projektuar për të prodhuar forcë eliminimi fizik dhe, aty ku nevojitet, furnizime dhe shërbime të tjera, përfshirë trajnim teknik. Forca tokësore shqiptare do të pajisjet me mjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, për të siguruar lëvizshmëri dhe manovrim të lartë në të gjitha llojet e terrenit dhe pavarësisht kushteve të motit, si dhe për të siguruar mbrojtjen e personelit ndaj armëve të lehta dhe eksplozivëve.

Rreth tre muaj më parë, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka hartuar strategjinë ushtarake 2024-2033, sipas së cilës, deri në vitin 2033, në radhët e ushtrisë shqiptare të shërbejnë mbi 9 mijë e 500 vetë, nga rreth 6 mijë e 500 sa janë aktualisht. Gjatë samitit të mbajtur në Uashington ditë më parë, për 75-vjetorin e NATO-s, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për sigurimin dhe lehtësimin e lëvizjes ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, së bashku me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënshkrimi i marrëveshjes konsiderohet mbështetje drejt vizionit që ka Shqipëria për Korridorin VIII si edhe të projektit për ndërtimin e Bazës Detare të NATO-s në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pati thënë në qershor se Shqipëria është e vendosur për të transformuar forcat dhe kapacitetet ushtarake. Sipas tij, deri në vitin 2030 Shqipëria do të hyjë në tregun ndërkombëtar me produktet “Made in Albania”./ REL

be

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?