2 Maj 2024, 12:21
Nga Izmir Akulli
Edi Rama,Ali Ahmeti dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës për të marrë pjesë në dekorimin e Ali Ahmetit si qytetar nderi i Tiranës. Gjatë vizitës ditën e sotme u pa një përçarje më e madhe mes kreut të qeverisë si dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej javësh ndodhet në probleme me drejtësinë, për shkak të aferës së Inceneratorëve dhe korrupsionit me drejtorët e tij, tashmë të arrestuar nga SPAK.
Përçarja mes tyre është raportuar prej kohësh në media, ndërkohë që mungesat e Veliajt në evenimentet e organizuara nga Rama ka thelluar më shumë këtë dyshim. Sot ka qenë përballja e parë e tyre para publikut prej javësh. Ndërkohë që mes tyre ka pasur vetëm një shtrëngim duarsh disa sekonda dhe asnjë fjalë.
Për më shumë, pas këtij shtrëngimi duarsh Rama së bashku me Ahmetin kanë ikur para për tu futur në Bashki, ndërkohë që Veliaj ka ngelur mbarapa duke u futur i fundit në dyert e institucionit që drejton prej vitesh. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, Rama theksoi me vendosshmëri që vetëm për Ali Ahmetin ka shkuar në Bashkinë që dikur drejtonte.
"Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot”,- tha Rama.
Mes tensionesh, në të cilat ndodhet Bashkia Tiranë, ku një valë protestash kanë nisur për shkak të korrupsionit dhe vjedhjeve të tenderave nga drejtorët e Veliajt, Rama zgjodhi që ta mbyllte fjalimin e tij më një shprehje, që më shumë dukej si kunjë ndaj Veliajt se sa mirënjohje për Ahmetin.
"Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët," përfundoi Rama.
Cili ishte synimi i Ramës me shpehjen e mësipërme në një kohë kur Bashkia Tiranë është e tronditur nga korrupsioni që ka prekur të gjithë institucionin më të rëndësishëm për qytetin e Tiranës. Deri më tani janë arrestuar 5 drejtorë të Bashkisë Tiranë për korrupsion dhe vjedhje tenderash, ndërkohë që nën hetim janë disa drejtorë dhe drejtoresha të tjera./ Dosja.al
edi rama erion veliaj
Politike
2 Maj 2024, 11:59
N.F
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së në interpelancën e thirrur nga deputetja I...
Politike
2 Maj 2024, 11:54
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u n...
Politike
2 Maj 2024, 11:49
N.F
Balla dhe Salianji
TIRANË- Deputeti Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në interpelancën me ministrin Balla ka hedhur akuzua n...
Politike
2 Maj 2024, 11:45
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar vendosjen e një mandati 3 ose 4-vjeçar p&eu...
Politike
2 Maj 2024, 11:41
M.B
Silvio Gonzato
TIRANA- Sot është hapur "Java e Europës" ku mori pjesë dhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gon...
Politike
2 Maj 2024, 11:36
N.F
Salianji
TIRANË- Deputeti Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në interpelancën me ministrin Taulant Balla i kërkoi atij q...
Politike
2 Maj 2024, 11:32
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salia...
Politike
2 Maj 2024, 11:26
N.F
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ditën e sotme ka njoftuar ndryshimet dhe amendimet lidhur me 4 ligjet p&...
Politike
2 Maj 2024, 11:14
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për mes një reagimi në llogarinë...
Politike
2 Maj 2024, 11:13
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës në interpelancën me deputetin demokrat Ervin Salianji,...