LIVE UPDATES
Politike

Takimi i IDU/ "Rama kontrollon të gjitha pushtetet", Vokshi nga Uashingtoni: Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar! 1 milion qytetarë kanë ikur nga vendi

Vokshi shtoi se përtej propagandës së madhe, të paguar me para korrupsioni dhe krimi të organizuar në Shqipëri ekziston një realitet shumë i errët dhe i trishtë. Sipas saj në dekadën e fundit, 1 milion qytetarë kanë lënë Shqipërinë. Ajo shtoi se rreth 75-80% të tyre janë të rinj, janë truri, të talentuarit, profesionistët që po largohen.

7 Dhjetor 2024, 18:12 Nga N.F
Takimi i IDU/ "Rama kontrollon të gjitha pushtetet", Vokshi nga
Vokshi

UASHINGTON- Deputetja dhe presidentja e Forumit të Gruas të PD-së, Albana Vokshi gjatë fjalës së mbajtur në takimin Bashkimit Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) në Uashington, bëri një pasqyrë të situatës së rëndë politike në Shqipëri. Në fjalën e saj, Vokshi e vuri theksin tek mungesa e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, të cilat nuk organizohen që kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013. Ajo bëri publik edhe artikullin e Zërit të Amerikës, ku thuhej se 1 në 4 votues në Shqipëri kanë ndryshuar votën, për shkak të presionit të administratës.

Vokshi shtoi se përtej propagandës së madhe, të paguar me para korrupsioni dhe krimi të organizuar në Shqipëri ekziston një realitet shumë i errët dhe i trishtë. Sipas saj në dekadën e fundit, 1 milion qytetarë kanë lënë Shqipërinë. Ajo shtoi se rreth 75-80% të tyre janë të rinj, janë truri, të talentuarit, profesionistët që po largohen.

Vokshi tha se Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku të drejtat kushtetuese dhe ligjore po shkelen. Ako theksoi se kryeministri, Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe se balancat themelore kushtetuese janë zhdukur, me Parlamentin që ka humbur funksionet e tij.

Fjala e Vokshit:

Unë jam Albana Vokshi, presidente e Forumit të Gruas të PD-së dhe Zëvendës presidente e EPP ëomen. Siç disa prej jush mund ta dini, Shqipëria ka qenë një nga vendet më të izoluara nën regjimin më të ashpër diktatorial në Evropë, shumë i ngjashëm me Kubën sot. Kam jetuar 20 vite nën atë regjim, jam dëshmitare se çfarë do të thotë të jetosh në një vend ku nuk ke asgjë – as të drejta, as liri, as TV, vetëm lajme të kontrolluara…

Atë që shumë vende e marrin të mirëqenë, ne kemi luftuar për ta siguruar. Një fakt: Shqipëria sot qeveriset nga Partia Socialiste, ish-partia komuniste, dhe bijtë e bijat e Byrosë Politike janë pjesë e qeverisë. Përtej propagandës së madhe, të paguar me para korrupsioni dhe krimi të organizuar, ekziston një realitet shumë i errët dhe i trishtë. Në dekadën e fundit, 1 milion qytetaarë kanë lënë Shqipërinë. Rreth 75-80% të tyre janë të rinj, janë truri, të talentuarit, profesionistët që po largohen.

Është ironike, por familjet shqiptare po investojnë në burime njerëzore për vendet e zhvilluara.
Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku të drejtat kushtetuese dhe ligjore po shkelen.
Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet (politike, institucionale, ekonomike, mediatike dhe drejtësisë).

Kontrolli dhe balancat themelore kushtetuese janë zhdukur, me Parlamentin që ka humbur funksionet e tij: nuk ka më mbikëqyrje parlamentare. Sistemi i drejtësisë, pas reformës «së famshme» në drejtësi, e cila u ndikua shumë dhe u financua nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe George Soros, në vend që të bëjë drejtësi, po përdoret si një armë në duart e mazhorancës.

Shqipëria sot është një nga vendet në botë me të burgosur politikë. Deri tani janë pesë prej tyre, por mos u habisni nëse para zgjedhjeve të ketë më shumë të arrestuar, në burg ose të ndjekur penalisht. Duke filluar me Berishën, Kryetar i PD-së, e duke vazhduar me Ilir Metën, Kryetar i Partisë së Lirisë, Fatmir Mediun, që është këtu, nuk është i burgosur, por ai dhe unë mund të jemi. Mos u habisni nëse përfundojmë në burg.

Salianji, është në burg vetëm sepse denoncoi vëllanë e ministrit që duhej të vuante dënimin për trafik droge në Itali. Dhe ju e dini rastin e Fredi Belerit, deputet i Parlamentit Evropian, I cili u dënua me 16 muaj burg dhe nuk u lejua të hynte në zyrë edhe pse fitoi zgjedhjet.
Media dhe shoqëria civile janë të kontrolluara, korrupsioni është i shfrenuar.

Por ajo çfarë dua të ndalem është: zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk janë organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Vota është e shantazhuar, e kërcënuar dhe e dhunuar. Sot, Zëri i Amerikës, që nuk është opozitë, është media zyrtare qeveritare në SHBA, ka publikuar një studim me një informacion tronditës: Një nga katër votues, e ka ndryshuar votën për shkak të presionit të administratës publike të këqpërdorur nga mazhoranca socialiste.

Në lidhje me krimin e organizuar: Kam këtu një hartë. Do të shihni këtu disa nga bandat kriminale në Shqipëri, të lidhura me Kryeministrin dhe mazhorancën socialiste. Ato e ndihmojnë për të fituar zgjedhjet, duke detyruar njerëzit të votojnë për mazhorancën socialiste.

Në hartë duket qartë që të njëjtat banda kriminale po drejtojnë trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt porteve të ndryshme evropiane. Pra, mazhoranca, i forcoi këto banda kriminale, i përdori për zgjedhje, dhe tani ato janë sshndërruar në rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por për Evropën, Amerikën Latine.

Ajo çfarë ne kërkojmë, është mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Modeli maqedonas, i një qeverie kujdestare, mund të jetë një mundësi e mirë për ne për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është çështje emrash, është përtej individëve, është një çështje për hir të popullit shqiptar që dëshiron zgjedhje të lira dhe të ndershme, në mënyrë që të vendosë me votë se kush do të jetë qeveria e ardhshme.

vokshi idu uashtington

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj