LIVE UPDATES
Politike

Takimi i Berishës me emigrantët në Athinë/ Mediat greke: Trump i heq 'tapetin' Ramës! Kryeministri shqiptar i shqetësuar për të ardhmen e tij politike!

Takimi i Berishës është komentuar edhe nga mediat greke të cilat i kanë kushtuar një artikull së fundmi, ku nuk kanë lënë pa përmendur edhe minoritetin grek në Shqipëri, si dhe arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe eurodeputetit aktual të Demokracisë së Re, Fredi Beleris,  duke e cilësuar si provokim dhe një rast të ngritur nga regjimi i Ramës.

21 Shkurt 2025, 16:38 Nga B.Z
Takimi i Berishës me emigrantët në Athinë/ Mediat greke:
Edi Rama, Berisha

GREQI - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë më datë 23 shkurt. Takimi Berishës zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit, ku për herë të parë do të votojnë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit të tyre. 

Takimi i Berishës është komentuar edhe nga mediat greke të cilat i kanë kushtuar një artikull së fundmi, ku nuk kanë lënë pa përmendur edhe minoritetin grek në Shqipëri, si dhe arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe eurodeputetit aktual të Demokracisë së Re, Fredi Beleris,  duke e cilësuar si provokim dhe një rast të ngritur nga regjimi i Ramës.

Lidhur me numrin e emigrantëve në Greqi të cilët pritet të votojnë më 11 Maj, media greke shkruan se sipas të dhënave, rreth 450 mijë shqiptarë banojnë legalisht në Greqi duke e cilësuar kështu numrin më të madh. Deri më tani sipas raportimit 69 mijë prej emigrantëve janë regjistruar në platformën për votim me postë.

Media greke shkruan edhe për arrestimin e Veliajt teksa thonë se Rama tentoi të mbronte kryebashkiakun e Tiranës, duke kujtuar prezumimin e pafajësisë që ai kishte “harruar” në mënyrë kaq provokative në çështjen e Fredi Belerit. Artikulli shkruan se nisur nga zhvillimet e fundit politike në vend dhe nga reagimet e Ramës, kryeministri është shumë i shqetësuar për të ardhmen e tij politike.

Artikulli nga media greke:

Pak ditë më parë në qendër të Athinës u zhvillua një tubim i mbyllur mes banorëve të njohur të Vorio Epirit dhe përfaqësuesve të shtypit. Në mënyrë të pashmangshme, diskutimi çoi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe rezultati i të cilit pritet teorikisht të përfitojnë grekët (zyrtarisht Minoriteti Kombëtar Grek) që kanë jetuar për mijëvjeçarë në këtë cep të veçantë të Gadishullit Ballkanik.

“Nuk po them që Berisha do të jetë më i miri për ne dhe për çështjet tona, po them që kushdo tjetër përveç Ramës do të jetë më i mirë për ne”, komentoi një nga të ftuarit e darkës që ka përvojë personale dhe njohuri të shkëlqyera për çështjet shqiptare.

Të dielën, më 23 shkurt, Sali Berisha do të mbajë fjalimin e fushatës në stadiumin e Paqes dhe Miqësisë. Berisha nuk është një personazh politik. Ai shërbeu si president dhe kryeministër i Shqipërisë, është lider i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë (nga e cila u përjashtua në 2022 dhe drejtimin e së cilës e rimorri në 2024), është frëngjisht-folës, ishte një nga mjekët personalë të diktatorit Enver Hoxha, u shpall persona non grata (person i padëshiruar vetëm në nëntor të vitit të kaluar u akuzua për gjëra të ndryshme në SHBA). Tani, në moshën 80-vjeçare, ai kërkon rikthimin në kryeministër pas 12 vitesh.

Krahas faktit që shumë prej shqiptarëve që jetojnë në Greqi konsiderohen miqësorë ndaj Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë ka karakteristika të mobilizimit politik, fjalimi i Berishës është gjithashtu pjesë e kontekstit për të bindur sa më shumë shqiptarë në diasporë që të regjistrohen në platformën e votimit postar dhe të ushtrojnë në këtë mënyrë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme. Vitin e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalime të ngjashme në Athinë dhe Selanik.

Në vendin tonë, sipas të dhënave nga ministritë greke, rreth 450 mijë shqiptarë banojnë legalisht, ndërsa autoritetet në Tiranë e konsiderojnë numrin më të madh. Deri më tani, 69 mijë prej tyre janë regjistruar në platformën për votim me postë.

Vlen të theksohet se votimi me postë ka të bëjë me të gjithë anëtarët e pakicës kombëtare greke që janë të regjistruar në listat zgjedhore, si dhe shqiptarët me vendbanim në Greqi (ose jashtë saj). Platforma e regjistrimit do të qëndrojë e hapur deri më 4 mars.

Kujtohet se z. Berisha kishte denoncuar arrestimin dhe burgosjen (syri.tv) të kryetarit të zgjedhur të Himarës dhe eurodeputetit aktual të Demokracisë së Re, Fredi Beleris, duke e cilësuar si provokim dhe një rast të ngritur nga regjimi i Ramës.

"Mpirje"

Sido që të jetë, klima politike në prag të zgjedhjeve të njëmbëdhjetë parlamentare pas rënies së regjimit totalitar të Hoxhës është e veçantë. Dhe kjo sepse ngjarje të caktuara kanë shkaktuar mpirje dhe acarim te z. Rama, i cili ka drejtuar vendin vazhdimisht që nga viti 2013.

Ngjarja e parë ka të bëjë me punësimin e Chris Lacivitas si drejtues i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike. Ai është një nga këshilltarët dhe formësuesit kryesorë të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan Donald Trump. Mesazhi që Latsivita i solli Shqipërisë nuk është i hapur për keqinterpretim.

“Ne jemi këtu sepse duam të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri (red.: Berisha) që është një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump”, tha këshilltari amerikan dhe shtoi: “Kryeministri aktual (red.: Rama) nuk është gjë tjetër veçse një kukull e George Soros. Nuk mund të jesh një kukull e George Soros dhe një mik i SHBA-së. Thjesht nuk është e mundur”.

Ngjarja e dytë ishte arrestimi i kryebashkiakut socialist të Tiranës, Erion Velijai, mik i ngushtë i z. Rama dhe, sipas disave, pasardhësi i tij i mundshëm në kryesinë e partisë.

Reagim i zemëruar

Reagimi i zemëruar i kryeministrit shqiptar, i cili u njoftua për arrestimin e Velijait gjatë një transmetimi live në Instagram, është tregues i situatës që mbizotëron në kampin e qeverisë.

Burime nga Tirana theksuan në “Manifest” se arrestimi i kryebashkiakut – për të cilin kishte akuza për inceneratorin e qytetit dhe skandalin 5D – ishte përfolur prej ditësh. Megjithatë, arrestimi dhe aktakuza e ndryshme erdhi si befasi.

Në fillim, z. Rama tentoi të mbronte kryebashkiakun duke kujtuar prezumimin e pafajësisë që ai kishte “harruar” në mënyrë kaq provokative në çështjen Beleris, ndërsa akuzoi edhe Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Më pas, kryeministri shqiptar thuhet se ka pohuar se arrestimi është shenjë e pavarësisë së gjyqësorit shqiptar.

Vëzhguesit me eksperiencë të zhvillimeve të brendshme në Shqipëri shpjeguan në “Manifest” se megjithë zhvillimet akoma nuk janë plotësuar kushtet për humbjen në zgjedhje, por nga reagimet e tij, duket se është shumë i shqetësuar për të ardhmen e tij politike.

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit