Vrasje në Shkodër/ Qëllohet me thikë një 15-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, autori i paidentifikuar në kërkim
Vrasje me thikë në Shkodër, policia: I mitur ndërroi jetë në spital, autori ende i paidentifikuar 14 Tetor, 20:17...
Vrasje me thikë në Shkodër, policia: I mitur ndërroi jetë në spital, autori ende i paidentifikuar 14 Tetor, 20:17...
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Në adresën e Ambasadës së Ukrainës erdhi një e-mai...
"Një nismë e improvizuar!" Analiza: Procesi i Berlinit, dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së 14 Tetor, 0...
Si ndodhi aksidenti në Fier? Policia jep detaje: Automjetet u përplasën me njëra-tjetrën dhe morën para bagët...
•Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe ato të Gazment Bardhi u takuan sërish ditën e sotme, por këtë radhë në Kukës. •Bardhi në një deklaratë nga Kukësi u shpreh se në mbledhjen e deputetëve kanë kërkuar që të ringrejnë komisionin për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi ndërkohë që anëtarë do të jenë, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. •Berisha tha pas mbledhjes se takimi ishte shumë i frytshëm.
7 artikuj për këtë temë.
KUKËS- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja i kanë dërguar një shkresë grupit parlamentar të PD-së dhe PS-së ku i kanë kërkuar ndërveprim për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Në një deklaratë për mediat, Bardhi ka theksuar se ambasada e SHBA-së në një letër dërguar atij, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, duke i shprehur shqetësimet në lidhje me mos zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Po ashtu Bardhi ka theksuar se duhet të jetë një proces transparent dhe jo një zgjedhje duke ngrënë pica në një nga sallat e Kuvendit.
"Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e zgjedhjes se avokatin e popullit. Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik. Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrënë pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve. Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrënë pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”, tha ai.
KUKËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi teksa foli për mediat pas mbledhjes në Kukës, u pyet nëse do të ishte dakord që në listën e emrave të miratuar nga grupi parlamentar të kishte deputetë që i përkasin grupimit pro-Basha.
“Emrat që ka miratuar grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi ka mbledhur propozimet në mbledhje. Nëse kam apeluar në mënyrë të vijueshme që secili koleg do të duhet të reflektojë për t’u bashkuar, për të unifikuar agjendën parlamentare, një nga çështjet është edhe kjo. Askujt nuk mund t’i caktohet një detyrë nga grupi parlamentar nëse nuk shpreh përpara grupit marrjen përsipër të kësaj përgjegjësie,” – u shpreh Bardhi.
Ai tha se cilido prej kolegëve që do të bëhet pjesë e këtij përfaqësimi apo marrjes përsipër të kësaj përgjegjësie është i lutur ta paraqesë kërkesën në grup dhe nuk ka asnjë diskriminim në këtë pjesë.
KUKËS-Deputetë të opozitës, kanë mbajtur sot në Kukës tryezën e tretë të përbashkët me nismë të Gazment Bardhit dhe prani të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Jorida Tabaku, Dash Shehi, Agron Shehaj, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Luan Baçi, Zheni Gjergji, Vangjel Dule, Agron Gjekmarkaj, ishin deputetët që e ndoqën online mbledhjen e sotme.
Pas përfundimit të mbledhjes, Berisha deklaroi për gazetarët se takimi i sotëm me grupin e Bardhit, ishte shumë i frytshëm dhe gjithashtu i bëri thirrje kuksianëve që të marrin pjesë ditën e dielë në zgjedhje, në mënyrë që me votën e tyre të ndryshojnë sistemin. Deputeti Gazment Bardhi u shpreh se në mbledhjen e sotme kanë kërkuar që të ringrejnë komisionin për Reformën Zgjedhore.
KUKËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se në mbledhjen e deputetëve kanë kërkuar që të ringrejën komisionin për Reformën Zgjedhore. Bardhi tha se janë caktuar edhe emrat që do marrin pjesë në këtë komision.
"Jemi ndalur në axhendën parlamentare të të enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit hetimor që të propozoj projektvendimin për këtë reformë, bashkëkryetar është caktuar Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama"- tha Bardhi.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi për gazetarët se takimi i sotëm me grupin e Bardhit, ishte shumë i frytshëm. Ai u shpreh se në takim morën disa vendime, të cilat do të bëhen të ditura nga deputeti Gazment Bardhi.
Po ashtu, Berisha i bëri thirrje edhe kuksianëve që të marrin pjesë ditën e dielë në zgjedhje, në mënyrë që me votën e tyre të ndryshojnë sistemin.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës. Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD, besim se ai votën do e kthejë në shërbime transparente dhe përkushtim për qytetarët e Kukësit.
Është rasti t’u bëj thirrje të gjithë kuksianëve, kudo që ndodhen, por që kanë qendrën e votimit në Kukës, të vijnë ditën e diel dhe me votën e tyre të firmosin fillimin apo agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë.
Në mbledhje u diskutua gjerësisht mbi axhendën parlamentare, u morën vendime të cilat zoti Bardhi do ua komunikojë. Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme.
KUKËS- Takimi i përbashkët në Kukës, me nismë të Gazment Bardhit dhe prani të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, është shoqëruar me diskutime.
I pranishëm në këtë tryezë ishte dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili nënvizoi rëndësinë që opozita të ketë një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore. Salianji është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se kushdo që voton pro qeverisë, duhet të përjashtohet nga grupi i PD.
“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, mësohet të jetë shprehur Salianji./Dosja.al
KUKËS-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me bizneset në Kukës, ka deklaruar se biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar për lidhje me krimin, ka vrarë një të moshuar dhe i mori 300 mijë metër tokë në Velipojë.
Berisha tha se Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, ndërtoi parajsën e tij të tërën mbi drogën.
“Pëllumb Gjoka dhe shumë investitorë strategjikë të Ramës janë si Pëllumb Gjoka marrin një thes me euro droge, shkojnë dhe marrin 200 mijë-300 mijë metër. Pëllumb Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë tokë në Velipojë, vrau të moshuarën 90 vjeç dhe i mori tokën me Ramën. Dhe përjashtohet nga taksat dhe detyrimet, ndërton parajsën e tij të tërën mbi drogë, kurse këtu të gjitha këto mrekulli të natyrës mbeten me investime të rralla”, tha Berisha.