LIVE UPDATES
Politike

Këshilli i Integrimit Europian/ Tabaku: Të caktohet një prokuror special që lufton krimin e Organizuar

Tabaku theksoi dhe kërkesën e plotë të opozitës për një prokurori speciale.

27 Janar 2023, 13:40 Nga a,b
Këshilli i Integrimit Europian/ Tabaku: Të caktohet një prokuror
Jorida Tabaku

TIRANË-Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përshëndeti dhe përgëzoi edhe drejtuesin e ri të SPAK, Altin Dumani. Ajo vuri në dukje dhe theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet për momentin në të cilin ndodhet Shqipëria.

“Ky është një vit i rëndësishëm e një vit testi e prove për Shqipërinë. A mundet Shqipëria që ka çelur negociatat të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?” pyeti Tabaku ndërsa vuri në pah se ende në Progres Raportet e Bashkimit Europian ka mbetur çcështja e zgjedhjeve dhe integriteti i tyre në pikëpyetje. Sipas saj, nuk ka kuptim dhe nuk mund të jetë e pranueshme që zgjedhjet të jenë ende problem për statusin që ka sot Shqipëria.

Më tej ajo shprehu gjithë mbështetjen e saj dhe të opozitës ndaj institucionit të SPAK.

“SPAK dhe drejtuesi i saj do ketë mbështetjen time në punën tuaj dhe në përpjekjen tuaj dhe institucionit që ju po drejtoni për të luftuar Krimin e Organizuar, Korrupsionin dhe mafian në vend. Ne kemi nevojë për një drejtësi të pavarur. Ne kemi nevojë për prokurorë të ndërgjegjshëm për punën e tyre. Kemi nevojë për sundimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Tre nga kriteret në këtë proces varen nga institucioni që ju drejtoni dhe do të jemi këtu përsëri për të raportuar për rezultatet konkrete së shpejti.”

Tabaku theksoi dhe kërkesën e plotë të opozitës për një prokurori speciale.

“Sot dosjet 184 dhe 339 rrezikojnë të parashkruhen dhe përgjegjësit e vërtetë mos të përfundojnë përpara drejtësisë, e ne nuk mund të presim derisa këto të bëhen statistika prandaj në emër të opozitës Z. Dumani ju kërkoj që një prokuror special të caktohet sa më shpejt i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore, ku një procedure e thjeshtë dhe e shpejtë menjëherë të marrë vendime. Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë. Ne e kemi të qartë që ndërhyrja në zgjedhje është shembja e demokracisë. Prandaj në emër të opozitës ju kërkoj që të përcaktoni një prokuror special që të merret me problemin e zgjedhjeve; që blerja e votës të ndëshkohet dhe kriminalizimi I zgjedhjeve të ndëshkohet që të hetohet në kohë reale. Nuk ka prioritet tjetër për Shqipërinë veç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”

jorida tabaku keshilli kombetar i integrimit europian

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez