LIVE UPDATES
Politike

Tabaku: Të diskutohen urgjentisht ndryshimet në reformën në drejtësi. I kthehet Balla: S’bëjmë ndryshime pa u konsultuar me SHBA dhe BE

Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk mund të bëhen ndryshime në reformën në drejtësi pa u konsultuar me dy partnerët, SHBA-në dhe BE-në.

3 Korrik 2023, 11:05 Nga I.A
Tabaku: Të diskutohen urgjentisht ndryshimet në reformën në
Jorida Tabaku dhe Taulant Balla

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar ditën e sotmme ndryshim të rendit të ditës në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës në Kuvend, Tabaku ka deklaruar se duhet të diskutohet në mënyrë urgjente paketa e ndryshimeve në drejtësi. Po ashtu për vizitën e Presidentit Bill Clinton në Shqipëri, Tabaku shtoi se do ishte e udhës që të përshendetej nga Kuvendi.

Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk mund të bëhen ndryshime në reformën në drejtësi pa u konsultuar me dy partnerët, SHBA-në dhe BE-në. Po ashtu Balla ftoi deputetët e opozitës të jenë pjesë e ceremonisë së pritjes dhe dekorimit të Presidentit Clinton.

Pjesë nga debati: 

Tabaku: E para, në emër të PD dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët ashtu siç ka thënë; Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen. Do kish qenë normale që ky parlament t’i uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private. Sesioni po përfundon dhe ne nuk jemi gati për të miratuar paketën e reformës në drejtësi. Nëse duhet të diskutohet në mënyrë urgjente është paketa e ndryshimeve në drejtësi, paraqitja pa konsultim dhe heqja e nga portali i diskutimeve, ajo që është më e rëndësishmja është një diçka abuzive.

Balla: Tabaku qetësohu se në dy minuta shkove nga Amerika tek kanabisi, vizita e Klinton në prag të pavarësisë është e mirëseardhur, e gjithë opozita që e konsideron, duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot ku kryeministri do të dekorojë zotin Klinton për gjithë atë kontribut. Mos u vetëpërjashtoni,  është një ceremoni e hapur, fakti që e dekoron kryeministri, do nderoni veten tuaj dhe ata që ju kanë sjellë këtu. Kuvendi duhet të shprehet me një rezolutë për drejtësinë në tërësi. Nuk shkon të bëjmë një për ILD një për SPAK, do të bëjmë një për drejtësinë në përgjithësi. Për sa i përket pjesës tjetër, se vetëm tek Tabaku ka vend për të replikuar se ata që furnizonin me naftë Millosheviçin. Pa u konsultuar me SHBA dhe BE nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi. Nuk do e kishim bërë dot, do të ishte Adriatiku, do të ishte ky se shkonte i biri, mos ta përdorim këtë për politikë, janë çështje të rëndësisë kombëtare. Edhe ju jeni pjesë e komunikimeve. Të mërkurën takim përfundimtar me miqtë ndërkombëtarë, pa të cilët nuk do e bënim reformën, pse jo t’i miratojmë në seancën e fundit, ta nisim shtatorin me miratimin e ndryshimeve.

 

jorida tabaku bill clinton

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj