LIVE UPDATES
Politike

Tabaku: Ndryshuat ligjin e prokurorimeve për inceneratorët, shteti u ngrit në këmbë në mbrojtje të aferës

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në Kuvend tha se raporti i KLSh-së ka vërtetuar që në të paktën dy raste, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj kanë shkelur procedurat, ku kanë abuzuar me buxhetin e shtetit, si dhe kanë angazhuar më shumë fonde sesa duhej nga buxheti i shtetit për aferën e inceneratorëve dhe në veçanti për atë të Tiranës

20 Korrik 2023, 15:52 Nga DOSJA
Tabaku: Ndryshuat ligjin e prokurorimeve për inceneratorët, shteti u
Jorida Tabaku

TIRANE- Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në Kuvend tha se raporti i KLSh-së ka vërtetuar që në të paktën dy raste, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj kanë shkelur procedurat, ku kanë abuzuar me buxhetin e shtetit, si dhe kanë angazhuar më shumë fonde sesa duhej nga buxheti i shtetit për aferën e inceneratorëve dhe në veçanti për atë të Tiranës. Në vazhdën e akuzave, ajo shtoi se Parlamenti ndryshoi buxhetin për inceneratorët. Po sipas Tabakut, deputetët socialistë kanë ngritur kartonat për të ndryshuar buxhetin, kanë ndryshuar ligjin për prokurorimet publike, ligjin e koncesioneve, për të mbrojtur ndryshimet e procedurave nga Ahmetaj. 

Fjala e plotë

Sot është fatkeqësi që seanca e fundit e parlamentit mbyllet me protestën e studentëve dhe me thirrjet e tyre për ligjin abuziv që po kalon në parlament. Sot është fatkeqësi që ata janë të pafuqishëm për ta ndryshuar realitetin, qoftë dhe për t’u bërë pjesë e diskutimeve për një ligj që i prek ato në vetë të parë. Kisha shpresuar që shumë kolegë socialist të ndërshëm, sepse ka dhe dhe nga ata që mendojnë ndryshe, ta kishin penguar këtë ligj që të vinte sot në parlament. Sot parlamenti mund të diskutonte në mënyrë normale për çështje të rendit të ditës. Lidhur me diskutimin e raportit të KLSh-së, falenderoj drejtuesin e KLSh-së për raportin që paraqiti dhe për gjetjet në kohë. Raporit i KLSH-së është bërë bazë për hetimin dhe akuzat e SPAK-ut. Raporti i KLSh-së ka vërtetuar që në të paktën dy raste Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj kanë shkelur procedurat, kanë abuzuar me buxhein e shtetit, kanë angazhuar më shumë fonde sesa duhej nga buxheti i shtetit për aferën e inceneratorëvve dhe në veçanti për atë të Tiranës.

Kur pyesim se çfarë është një shtet i kapur, këtë kemi parasysh! Ky parlament ka ndryshuar buxhetin për inceneratorët, pasi Ahmetaj dhe Veliaj kanë deklaruar se janë fondet janë në buxhet. Kolegët socialist kanë ardhur dhe kanë ngritur kartonat për të ndryshuar buxhetin, kanë ndryshuar ligjin për prokurorimet publike, ligjin e koncesioneve për të mbrojtur ndryshimet e procedurave nga Ahmetaj. Por jam e sigurtë që ka kolegë të ndershëm, por kushdo që sot pasi ka dëgjuar atë çfarë ka bërë shteti shqiptar për ta mbrojtur këtë aferë dhe që një shteti i tërë i ka dal për zot 3 personave sot në kërkim, do të kisha shpresuar që disa zëra prej tyre të distancoheshin dhe kjo nuk ka ndodhur akoma. Sot kushdo që vazhdon që nuk jep përgjigje dhe paguan inceneratorët vazhdon bëhet pjesë e këtij krimi dhe abuzimi me buxhetin e shtetit! Ministrja e Financave tha që nuk paguhen inceneratorët nga buxheti i shtetit. Ministrja e Financave ka qënë drejtoreshë tatimesh kur kompanitë e inceneratorëve kanë pasur hetim tatimor për abuzime me TVSh-në dhe ministrja sot vazhdon i paguan.
Ishte dhe një ministër tjetër që thoshte nuk paguhen koncesionet nga buxheti i shtetit, paguhen nga taksat e shqiptarve. E njëjta fjali! Kujdes znj. Ministre, mos u përdor, se nëse po e bën me vetdije, po përdoresh pa vetëdije! Kjo është akoma fatkeqësi më e madhe! I keni dal për zot taksës progresive, aty ndahemi për çështje ideologjike, por sot po i dilni për zot taksës së korrupsionit, që ndërkohë që vinit në parlament e miratonit ligje duke u kapur shtetit nga 3 biznesmenë, ish zv Kryeministri arredonte shtëpitë me fondet e buxhetit të shtetit! Sot, ndërkohë që parlamenti diskuton për inceneratorët si aferë e kapur, ish zv. Kryeministri vazhdonte marrëveshjet dhe përdorte buxhetin e shtetit si bankomatin e tij kryesor. Lidhur me abuzimin e fondeve të IPARD që u njoftuam dje nga Komisioni Europian: Në seancën e fundit të dhjetorit kam ngritur shqetësimin për përdorimin dhe thithjen e fondeve të IPARD-it nga Ministria e Bujqësisë, ku pata një debat me ministren. Strukturat e qeverisë shqiptare kanë nisur një proces akredimi që në vitin 2010. Ishin gati në vitin 2013, por vetëm në vitin 2018 u certifikuan për të bërë këtë pagesë dhe për të vazhduar të pavarur. Ajo çfarë ka ndodhur dje, është një damkë turpi mbi institucionin e AZHBR-së që nuk e heq asgjë dhe ka cënuar rëndë imazhin. Nuk e di sesa është pagesa për të cilën qeveria shqiptare po akuzohet, por do të ishte në nderin e ministres dhe të qeverisë që të ofronin transparencë se si është krijuar skema piramidale me disa kompani të përfshira me një hetim që ka 4 vite që ecën përpara dhe të paktën 2 vite që mblidhen prova dhe qeveria shqiptare nuk paska pasur asnjë informacion.

Është cënuar imazhi i shtetit shqiptar, i çdo punonjësi që ka qënë i përfshirë në këtë proces. Relativizimi dhe fakti që thuhet që paska ndodhur dhe në Francë, nuk ndihmon askënd. Qytetarët shqiptar presin informacion se çfarë ka ndodhur me fondet e AZHBR-së, sesi është lejuar skema piramidale me dijeni të plotë dhe pse ka munguar transparenca. Durimi thonë e ka shpërblimin e mirë! Unë prita 6 vite që ish zv. Kryeministri, i cili ka paguar media, njerëz për të sulmuar këdo që denonconte këtë çështje, të ishte përpara drejtësisë. Shpresoj shumë, që me durim, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës të shkoj përpara drejtësisë ashtu siç e meriton! Më vjen mirë që sot ata që atëherë e sulmuan Komisionin Hetimor të inceneratorëve, sot lexon gjetjet e tij! Kushdo që nuk e votoi, sot i del për zot atyre gjetjeve që janë dhe baza e akuzave të SPAK-ut!

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari