LIVE UPDATES
Politike

Stadiumet, qeveria planifikon modelin e “Air Albania” në Korçë, Vlorë dhe Durrës, Rama: Çelet konkursi ndërkombëtar

Loti i parë është “Rikonceptimi tërësor i parcelës dhe rizhvillimi i stadiumit të futbollit “Niko Dovana” dhe i zonës përreth” në Durrës. Loti i dytë “Rikonceptimi tërësor i kompleksit sportiv “Skënderbeu”, përfshirë rizhvillimin e stadiumit të futbollit “Skënderbeu”, rindërtimin/rikonceptimin e pishinës olimpike dhe Pallatit të Sportit” në Korçë. I treti “Rikonceptimi tërësor i kompleksit rezidencial dhe sportiv të lagjes së kompleksit sportiv “Flamurtari”, përfshirë rizhvillimin e stadiumit të futbollit “Flamurtari”, rindërtimin/rikonceptimin e pishinës, dhe Pallatit të Sportit” Vlorë.

8 Shkurt 2023, 20:33 Nga F.M
Stadiumet, qeveria planifikon modelin e “Air Albania” në
Air Albania

TIRANË- Stadiumet në qytetet e Korçës, Durrësit dhe Vlorës parashikohet të transformohen në komplekse sportive me shërbime të ndryshme duke ndjekur modelin e stadiumit “Air Albania” në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është çelur konkursi ndërkombëtar.

U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës Durrësit Korçës të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat,"- shkruan Rama në postim. 

Monitor shkruan se Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit përmes Agjencisë së Prokurimit Publik njoftoi konkursin ndërkombëtar të projektimit të tre komplekseve sportivë të stadiumeve: Durrës, Korçë, Vlorë (në lote) “Qendrat e reja të qytetit”.

Loti i parë është “Rikonceptimi tërësor i parcelës dhe rizhvillimi i stadiumit të futbollit “Niko Dovana” dhe i zonës përreth” në Durrës. Loti i dytë “Rikonceptimi tërësor i kompleksit sportiv “Skënderbeu”, përfshirë rizhvillimin e stadiumit të futbollit “Skënderbeu”, rindërtimin/rikonceptimin e pishinës olimpike dhe Pallatit të Sportit” në Korçë. I treti “Rikonceptimi tërësor i kompleksit rezidencial dhe sportiv të lagjes së kompleksit sportiv “Flamurtari”, përfshirë rizhvillimin e stadiumit të futbollit “Flamurtari”, rindërtimin/rikonceptimin e pishinës, dhe Pallatit të Sportit” Vlorë.

Në dokumentin që shoqëron procedurën thuhet se stadiumet në këto 3 qytete janë unike, për shkak të vendndodhjes së tyre qendrore.

"Qeveria shqiptare në konceptimin e stadiumit “Air Albania”, përfshiu stadiumin e futbollit në strukturën urbane përreth duke krijuar kështu një precedent të suksesshëm në integrimin pa probleme të sporteve komplekse në dinamikën ekzistuese të një qyteti të gjallë bashkëkohor. Stadiumet e futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë kanë të njëjtin potencial. Si të tillë, rindërtimi i këtyre stadiumeve, duke respektuar kriteret ndërkombëtare do të shërbejë si një katalizator për zhvillimin policentrik dhe krijimin e qendrave të reja të qytetit, ku sportet mund të bashkëjetojnë me veprimtari kulturore, sociale, arsimore dhe tregtare. Stadiumet kategorizohen si në mënyrë domethënëse si infrastruktura masive që zënë zona mjaft të mëdha brenda qyteteve. Ata kërkojnë burime të jashtëzakonshme të ndërtohen, operohen dhe mirëmbahen. Përveç kësaj, shumicën e kohës, dritat e tyre janë të fikura deri në ndeshjen tjetër” thuhet në dokument.

AKPT nënvizon se qëllimi i këtij konkursi është që gjenerojnë ide dhe propozime të reja për rizhvillimin dhe rivitalizimin e komplekseve të stadiumeve të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë, duke krijuar objekte bashkëkohore që kanë përdorim të përzier si për nevojat sportive edhe një shumëllojshmëri të objekte komerciale, biznesi, tregtare dhe shërbime. Programet kulturore dhe edukative duhet të jenë pjesë e risisë që sjellin komplekset stadiumeve. Stadiumet e reja të futbollit në Durrës, Korçë, dhe Vlorë do të mbajnë 10 mijë spektatorë secili dhe respektojnë rregulloret e UEFA-s për stadiumet e kategorisë 3. Projektet do të rikonceptohen në mënyrë holistike dhe rizhvillojnë komplekset sportive, duke përfshirë objektet e brendshme të gjykatës, ambiente noti (në Korçë dhe Vlorë), dhe pjesa tjetër e terrenit sportiv.

Arena Kombëtare pjesë e të cilit është stadiumi “Air Albania” u ndërtua përmes një procedure Koncesioni ku fituese rezultoi kompania ALBSTAR. I gjithë kompleksi u ndërtua kundrejt një kostoje 75 milionë euro nga të cilat 65 milionë u paguan nga kompania dhe 10 milionë euro nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kompania private ka përfituar nga kjo marrëveshje 20 mijë metra katrorë që shfrytëzohen për qëllime tregtare si dhe një kullë 24 katëshe ndërsa federata stadiumin dhe zyrat.

air albania stadiumet ne shqiperi edi rama

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik