LIVE UPDATES
Politike

"SPAK po heton rolin e Veliajt"/ Klodiana Lala: Janë gjetur biseda të Veliajt me drejtorët, SPAK po verifikon nëse ka vepra penale

Lala shpjegoi edhe skemën e përdorur nga drejtorët për ngritijen e një kompanie që do të përvetësonte paratë publike, duke nisur fillimisht me një elektriçist dhe një bukëpjekës dhe më pas me Nestor Muhametllarin, sot i arrestuar nga SPAK. 

8 Prill 2024, 22:01 Nga I.A
"SPAK po heton rolin e Veliajt"/ Klodiana Lala: Janë gjetur
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK që kanë tronditur Bashkinë e Tiranës, duke çuar deri tani në pranga tre drejtorë dhe me masa sigurie gjashtë të tjerë.  E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se kryebashkiaku Veliaj është në listën e personave që do të thirren për t'u pyetur dhe se roli i tij është duke u hetuar në dosjen 5D, por edhe në çështjen e inceneratorit të Tiranës, ky dy zyrtarë të bashkisë, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu janë në pranga. 

"Zoti Veliaj është në listën e personave që do të pyeten. Deri tani nuk ka fletëthirrje zyrtare. Prokuroria po vijon me zbërthimin e telefonave. Po verifikohen edhe tenderat që dyshohet se jnë zhvilluar në institucionet e tjera. Veliaj është listuar si person që do të merret në pyetje si person në dijeni, më pas do të varet nga SPAK. A është nën hetim? Është nën hetim roli i tij, për të parë nëse ka qenë autoritet kontraktor, që në disa raste rezulton se ka qenë Bashkia Tiranë. Por edhe për të parë kontaktet. Gjatë kontrolleve në kompaninë 5D, mes drejtuesve ka kontakte edhe me zotin Veliaj që do të shihen nëse hyjnë në kategorinë e veprave penale. Hetime të tjera në bashki, dimë se Veliaj po hetohet në kuadër të inceneratorit. Taulant Tushe është në arrest me burg. Në kuadër të këtij hetimi është ushtruar kontroll në banesat e disa zyrtarëve shumë të lartë, janë marrë telefona dhe materiale. Taulant Tusha ka masë sigurie edhe për dosjen 5D, bashkë me Qaton dhe Mollën. Prokuroria është fokusuar fillimisht te tenderat në Bashki dhe në ndërmarrjet në varësi. Tani po sekuestron praktika të tenderave në qytete të tjera, Durrës, Shkodër, etj, ku 5D ka garuar për të fituar tendera", tha Lala.

Lala shpjegoi edhe skemën e përdorur nga drejtorët për ngritijen e një kompanie që do të përvetësonte paratë publike, duke nisur fillimisht me një elektriçist dhe një bukëpjekës dhe më pas me Nestor Muhametllarin, sot i arrestuar nga SPAK. 

"Do e them skemën me fjalë të thjeshta. Në 2016, një elektricist krijon kompani që e quan Igor Elektrik. Kjo kompani, pa mbushur as një muaj, fiton tenderin e parë. Këtë e merr te Ujësjellësi, ku Molla dhe Qato kanë patur funksione të rëndësishme në Bashki. Këtë kompani e shet në vitin 2017 edhe pse kishte xhiro të konsiderueshme, Muhamet Petritit, bukëpjekës. Muhamet Petriti rezultonte administrator, por nuk ishte as i regjistruar dhe siguruar, por sigurohej te furra e bukës së bashkëshortes. Një vit më vonë, Muhamet Petriti, vjehrri i vëllait të Qatos, e merr kompaninë 100%. Më pas kompania shitet 75 lekë të re, më pak se një kafe turke. Në 2021 shitet për 10 mijë euro te Nestor Muhametllari, ndërkohë që fitimin e kishte 2 milionë euro.

Nestor Muhametllari dhe Muhamet Petritit, që duhet të ishin pronarë, nuk kishin as numrin e njëri-tjetrit. Muhametllari kishte numrat e telefonit të Qatos dhe Mollës, por jo kontakt me pronarin e kompanisë. Pra ishin brenda një kompanie fiktive dhe ndodhte që zyrtarët e bashkisë, i shpallnin procedurat dhe ishte vetë kompania private dhe njerëzit e dërguar prej tyre, ndërhynin në user dhe bënin skualifikimin e të tjerëve. Të gjithë punonjësit e dinin kush ishin pronarët e vërtetë të kompanisë. Po të shohësh përgjimet, thonë e ka shtetit vetë. Një punonjëse thotë unë ika nga puna që të mos dilja në fushatë, këta më thoshin dil në fushatë. Në zgjedhje vendore, punonjësit e 5D merreshin me listë dhe nxirreshin në fushatë. Jo vetëm që e dinin kush ishin pronarët por heshtnin. Një nga punonjëset thotë plasi sherri këtu dhe thotë kam vajtur në shtëpi dhe po fle me Xanax. Gjykata e Posaçme në pikën 88 të vendimit, i lë detyrë SPAK-ut të hetojë kreun e autoritetit kontraktor, por nuk e përcakton a është Bashkia apo shtetasi Veliaj. Po ta lexosh me kujdes, kupton që gjykata ka lënë detyrë të hetohet direkt Erion Veliaj. Të gjithë procedurat e fundit tenderuese, autoriteti kontraktor ishte Bashkia e Tiranës", tha Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?