Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Kryemadhi akuzon SPAK se po e zvarrit çështjen prej 2 vitesh, duke mos vënë përballë drejtësisë asnjë person.
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me hetimet për çështjen e inceneratorëve. Në një postim të bërë në 'Facebook', Kryemadhi akuzon SPAK se po e zvarrit çështjen prej 2 vitesh, duke mos vënë përballë drejtësisë asnjë person. Po ashtu, ajo shton se SPAK po i rezvervon Veliajt një trajtim preferencial, duke mos e kërkuar për ta marrë në pyetje si person që është përgjegjës për këtë çështje.
POSTIMI:
Pse SPAK ngjan me një drejtori të Bashkisë Tiranë? U bënë plot 2 vjet e 2 javë që kur unë kam kallëzuar Inceneratorin e Tiranës në SPAK. Me dokumente, me fakte, me prova të pakundërshtueshme. Çdo shkelje e ligjit është kaq flagrante sa edhe një student i vitit 1 juridik do ta hetonte me shumë lehtësi.
Por ndërsa qytetarët e Tiranës vidhen përditë, drejtësia e kapur nga pushteti ka mbyllur sytë, veshët,gojën e nuk reagon ndaj paligjshmërisë dhe korrupsionit ulëritës të inceneratorëve. Çfarë e frikëson dhe e pengon SPAK-un, që nuk guxon të thërrasë Erion Veliaj përgjegjësin kryesor të aferës korruptive të Inceneratorit të Tiranës?
Po bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përse nuk thirren nga drejtësia?
Përse nuk thirret Erion Veliaj për firmën e paligjshme që ka hedhur, e cila ndryshoi fatin e koncesionit, që i dha jetë vjedhjes së shekullit dhe futi në borxh për 30 vjet qytetarët e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston?
Përse ky trajtim preferencial nga SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, që paguan nga taksat tona një shërbim që NUK kryhet! E ka parë i madh e i vogël, përmes videove të bëra në 180 ditë, sesi Sharra është një skenë krimi dhe vjedhje, jo një vend për menaxhim mbetjesh.
Drejtësia nuk duhet të hezitojë, as të vonojë dhe as të presë 14 Majin për të vepruar. Të vërtetat janë aty dhe do vazhdojnë të dalin edhe më shumë.....!
Kryemadhi nuk e ka përgënjeshtruar shkrimin e botuar nga "europorter.co", i cili ka zbuluar se ish-kryetarja e LSI, ka marrë disa transferta parash nga oligarkë rusë.
Mbledhja TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ankimoi mbr&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat ka dhënë detaje lidhur me ...
Mbledhja SARANDË- Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në Sarandë mbrëmjen e kaluar u shoqërua me shumë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se vizita e presidentit Bajram Begaj në selin&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje ditën e sotme kryeministrit Edi Rama që të f...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se...
Shorti në KQZ TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish për të hedhur shortin për të caktua...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama shihet si personazh negati...
Gazment Bardhi TIRANË- Socialistja Klotilda Bushka është caktuar si relatore për çështje mbi vendimin e Gjykatës Kush...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se në orët në vijim, opozita do t&eu...