Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PSD përmes një deklarate thotë se e gjitha është një dizinformim dashakeq dhe sipas PSD-së, asnjë nga anëtarët e saj nuk është përfshirë në krime zgjedhore.
TIRANË- Partisë Socialdemokrate (PSD) ka hedhur poshtë lajmet se SPAK dhe BKH kanë kryer kontrolle në zyrtar e tyre në qarkun e Shkodrës. PSD përmes një deklarate thotë se e gjitha është një dizinformim dashakeq dhe sipas PSD-së, asnjë nga anëtarët e saj nuk është përfshirë në krime zgjedhore.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se nuk ka patur prezencë të policisë dhe as BKH-së në asnjë shtab dhe në asnjë zyrë elektorale. Më tej PSD thekson se këto janë shpifje monstruoze dhe të papranueshme. Po ashtu PSD thotë se Të vetmit person që i është kryer kontroll në banesën e tij është Kryetari i PSD-së për Malësinë e Madhe, Trdian Hysa dhe sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës.
“Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme, për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së në veri të vendit, Partia Socialdemokrate përgënjeshtron çdo lajm të tillë. Është një dizinformim i qëllimtë dhe dashakeqës.
Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative; janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore. Nuk ka patur prezencë të policisë dhe as BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale. Këto janë shpifje monstruoze dhe të papranueshme.
Ne mbështesim SPAK-un në mënyrë të padiskutueshme, madje kemi bërë deklarata të shpeshta si dhe thirrje për SPAK-un dhe GJKKO-në që të hetojnë çdo krim zgjedhor. Për më tepër, PSD-ja ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve përkatëse që të marrin seriozisht ankesat e qytetarëve në Qarkun e Shkodrës dhe të hetojnë fuqimisht çdo shkelje të ligjit në drejtim të krimeve zgjedhore.
PSD-ja nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me askënd tjetër të cilëve u janë kryer kontrolle në zyrat apo banesat e tyre. Në vijim, kushdo që përfshihet në të tilla krime zgjedhore duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe PSD-ja do të distancohet menjëherë.
Të vetmit person që i është kryer kontroll në banesën e tij është Kryetari i PSD-së për Malësinë e Madhe, z. Ardian Hysa. Sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës. Z. Hysa është treguar bashkëpunues dhe ka shprehur gadishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të organeve ligjzbatuese”, thuhet në deklaratën e PSD.

Edi Rama TIRANË- Kryemiistri Edi Rama ka komentuar rreth kritikave të marra për sondazhet e zgjedhjeve parlamentare. I ftuar në em...
TIRANË- Kryeministrin Edi Rama e kanë lënë nervat në një moment, gjatë debatit me gazetarët. I ftuar në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka diskutuar rreth anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. I ftuar n&eu...
Sali Berisha LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdit...
Sali Berisha LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Lezhë ka paralajmëruar banda...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me lajmin se SHBA mund të heqë s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi rama ka folur kët mbrëmje për fushatën elektorale të Partisë Socialiste. I f...
Foto ilustruese DIBËR- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka publikuar një video ditën e sotme ...
Sali Berisha LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Lezhë, ka paralajmëruar kry...
Sali Berisha TIRANA- Kryeministri Sali Berisha u pyet sot se kush do të ishte kryeministër nëse koalicioni i tij fiton zgjedhjet. I ftu...