LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama me orë të numëruara

• E hëna e parë e shtatorit nis me sesionin e ri parlamentar. Në orën 18:00, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët u rikthyen në parlament me një axhendë të ngjeshur. Në seancën e parë plenare ligjvënësit u njohën me çështjet e depozituara në Kuvend nga socialistët. Partia e Lirisë depozitoi projekligjin për indeksimin e pagave. Lindita Nikolla hapi fjalën dhe lexoi nismat, por pati edhe një debat me Tritan Shehun, i cili e konsideroi një Kuvend të ri me gabime të vjetra. Shehu kërkoi llogari për gjenocidin serb, por Nikolla i ndërpreu fjalën. • Fjalën në sallë e mori dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit ritheksoi dy objektivat e PS-së, ligjin për ‘spiunët’ dhe aministinë fiskale. Balla tha se spiunët e ish Sigurimit të Shtetit arritën në nivelet më të larta të shtetit dhe i bërri thirrje Opozitës që tu bashkohet në çmontimin e tyre. • Nga ana tjetër, Alibeaj uroi që ky Kuvend të ishte sa më jetëshkurtër. Më herët, Alibeaj ka mbledhur për rreth një orë deputetët që e mbështesin në Kryesinë e Kuvendit. Në një deklaratë nga Kuvendi, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar 3 prioritetet e aksionin opozitar në sesionin e ri parlamentar, pika këto të pa dakordësuara me grupin e Sali Berishës. • Në përfundim të mbledhjes me deputetët që e rikonfirmuan si kryetar grupi, Alibeaj ka bërë me dije se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese bordet për rregullimin e çmimeve, teksa nuk ka nguruar që të përçojë edhe mesazhe për pjesën tjetër të PD-së, që vijon të jetë e ndarë. Ai tha se prioritet e tyre do të jetë forcimi i marrëdhënieve me SHBA-në. Në fjalën e tij, Alibeaj duke thënë se ka përshtypjen se nuk ka ndasi mes deputetëve kur flitet për prioritetet e opozitës. • Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal para gazetarëve në hyrje të Kuvendit nga ku paralajmëroi një ngritje grupi pune me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zhvillimin e protestave mbarëpopullore. Berisha paralajmëroi Ramën kur tha se i ka ditët e numëruara dhe shtoi se vëmendjen kryeministri e ka përqëndruar në legalizmin e parave të drogës e kanabisit. I pyetur për ndryshimin e kreu të grupit të PD-së, heqjen e Alibeajt e vendosjen e Boçit, Berisha nuk bëri asnjë koment, port ha se shumë shpejt do të shihet cila është Opozita e vërtetë.

21 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Alibeaj ende në krye të grupit, Berisha: Do ta shikoni cila është PD e vërtetë

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi dhe situatën në kampin blu ku Enkelejd Alibeaj vijon të jetë kryetar i Grupit Parlamentar të PD, të cilin e njeh dhe Kuvendi. Berisha tha se ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama.

Pyetjes se a mund të luftohet Rama me një PD të përçarë Berisha u shpreh se PD është më fortë dhe më e fuqishme se kurrë më parë.

Pyetje: Si do ta zgjidhni çështjen që Kuvendi njeh ende Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi të PD?

Sali Berisha: Largimi i kësaj maxhorance është shpëtimi i Shqipërisë. Ka një armik të egër sot për çdo shqiptar, dhe ky armik është Edi Rama, në të gjitha rrafshet.

Pyetje: A luftohet Rama me një PD të përçarë?

Sali Berisha: Se cila ishte dhe është PD-ja ju patët rastin ta shifni dhe do të keni rastin ta shifni. Sot vendi ka një opozitë do të thoja më të fuqishme se ndonjëherë dhe Edi Rama në një farë mënyrë i ka kohërat e numëruar. Ishte në Beograd, dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht. Atje do të shkojë, nëse lejohet. E vërteta është se ai do të japë llogari për të gjitha vjedhjet monstruoze që ka bërë para ligjit shqiptar dhe ato vepra penale, nuk bëjnë vite por shumë dekada dënim për Edi Ramën.

Opozita është në betejë me Edi Ramën

3 VITE ME PARE

Berisha e Meta ngrenë grup për protestat, kreu i PD: Do ketë koordinim, synimi është largimi i Ramës

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratën e bërë nga kreu i PL-së, Ilir Meta se brenda 24 orëve do të ketë një datë për protestën e radhës. 

Berisha tha se opozita është në koordinim dhe se ka një front opozitar që do të mblidhet dhe do të miratojë një axhendë që ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë me qëllim largimin e Edi Ramës.

Pyetje: Do të koordinoheni me zotin Meta sepse është shprehur që brenda 24 orëve do të ketë një datë proteste?

Sali Berisha: Padiskutim që koordinimet do të bëhen. Ka një front opozitar që do të mblidhet. Do të mblidhet ‘Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë’ dhe do të miratojë një axhendë që ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë.

3 VITE ME PARE

Balla: Amnistia fiskale, objektivi ynë kryesor! I duhet vendit, në Shqipëri ka plot para të padeklaruara

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Taulant Balla

TIRANË- Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në nisje të sesionit të ri parlamentar, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u ndal dhe njëherë tek çështja e ligjit për amnistinë fiskale. Balla tha se në Shqipëri ka shumë para të padeklaruara dhe të parregjistruara. Ligji ndan se kush subjekte përfitojnë dhe kush përjashtohen.

Balla u shpreh se ky ligj i duhet vendit dhe ka në fokus vetëm ligjësinë. Ai hodhi poshtë akuzat e bëra nga opozita por dhe kritikat nga faktori ndërkombëtar se me këtë ligj mazhoranca socialiste kërkon të legealizojë paratë e pista.

Taulant BallaNe do ta sjellim ligjin për Amnistinë Fiskale, jemi të bindur që është një domosdoshmëri në këtë kontekst të ri ekonomik të vendit dhe për të gjithë ata që kanë spekuluar për nismën, që sipas jush i hapka rrugën legalizimit të parave të krimit. Ne themi se është ligji që propozojmë garanti për ligjësimin e parave të padeklaruara dhe paregjistruara. Ne dimë të gjithë që në Shqipëri ka plot para të padeklaruara. Ligji e ndan qartësisht se cila do jenë subjekte përfituese dhe cila subjekte përjashtohen nga skema e amnistisë. Nuk ka amnisti të plotë, por vetëm për një pjesë. Unë e ftoj opozitën që të bëhet pjesë e diskutimit kur qeveria ta sjellë, në të mirë të ekonomisë së vendit dhe të një lufte edhe më të ashpër, kundër trafikimit, terrorizmit dhe pastrimit të parave.

3 VITE ME PARE

Balla: Ish-spiunët arritën në majën e piramidës së shtetit! Janë kriminelë

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Taulant Balla

TIRANË- Gjatë fjalës së tij në hapje të sesionit të ri parlamentar kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ndal tek çështja despiunizimit të Kuvendit. Balla tha se nuk mund të lejojmë që ish-spiunët e sigurimit të ngjitën në majat më të larta të shtetit.

Balla u shpreh se ligji për dekriminalizimin duhet ndryshuar dhe të përfshihen brenda tij dhe ish-spiunët e sigurimit të shtetit duke iu referuar me fjalën, kriminelë.

Taulant Balla: Çështja e despiunizimit, ngjitja e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore në Shqipërinë demokratike kërkon një reflektim serioz. Grupi Parlamentar i PS-së ka dorëzuar projektligjet në kuvend. Kjo duhet bërë me urgjencë, që transparenca të jetë për të gjithë. I mirëpresim të trija propozimet e ardhura nga opozita. Por shpresojmë të ketë pjekurinë e duhur për të negociuar. Ka ardhur koha që të shtojmë dhe pjesën që lidhet me përfshirjen e atyre personave që kanë qenë pjesë e strukturave të Sigurimit të Shtetit. Kriminelë janë dhe ata. Ligji për dekriminalizimin, duhet të shtojmë dhe përfshirjen e personave që kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Ngritja e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore kërkon një reflektim nga ana e këtij kuvendit. Ne kemi depozituat 2 nisma ligjore dhe kërkojmë edhe mbështetjen e opozitës. E para ka të bëjë me një barrierë artificiale për verifikimin e atyre që janë verifikuar më parë në komisionet e mëparshme. Ne i mirëpresim propozimet e ardhura nga opozita por duhet të negociojmë. 

3 VITE ME PARE

Berisha: Kuvend i denjë për kriminelët! Instalacione 4 mln € për të qetësuar sytë e Ramës, po legalizohen paratë e drogës

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur të flasë jashtë sallës së Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar. Berisha u shpreh se kjo seancë seancë as pagane nuk ishte. Berisha tha se në ligjet e paraqitura në Kuvend askund nuk flitet për shqiptarët. Berisha u ndal dhe tek ligji për amnistinë fiskale për të cilin tha se po përdoret nga qeveria për të pastruar paratë e drogës.

Berisha hoqi një paralele me Kosovën ku tha se qeveria atje akordoi për qytetarët 100 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, 50 euro për administratën dhe dyfishoi ndihmën ekonomike, për të përballuar çmimet ndërsa në Shqipëri nuk bëhet asgjë.

Sali Berisha: Kjo seancë as pagane nuk ishte, asnjë nen apo ligj për të ndihmuar qytetarët shqiptarë Edi Rama thirri parlamentin në ditën e nderimit të Shën Terezës, ditë e cila inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshirë, dhembshuri dhe ndjeshmëri ndaj atyre që janë në vuajtje dhe nevojë. Unë mund të ju them se sot kjo seancë, të thuash që ishte pagane, i turpëron paganët. Në një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte absolutisht asnjë rresh të vetëm, nen apo vendim të vetëm për qytetarin shqiptar.
Rikujtoj se vetëm dy ditë më parë, jo qeveria gjermane e cila dha 45 miliardë euro për qytetarët e saj, nuk e marr këtë shembull, por qeveria e Kosovës akordoi për qytetarët e saj 100 euro për çdo pensionist. Akordoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike. 50 euro për çdo punonjës të administratës publike dhe dyfishoi fiks ndihmën ekonomike. E tëra kjo për të përballuar çmimet që sot në Kosovë, duke filluar nga nafta dhe të gjitha produktet bazë janë 30% më të ulëta se në Shqipëri. Kurse ky parlament nuk ka asnjë vendim asnjë nen, ligj, për të mbështetur qytetarët shqiptarë në nevojë, në këtë periudhë që po vidhen në mënyrë të tmerrshme, duke shfrytëzuar edhe rritjen e çmimeve me bordet komuniste të Edi Ramës. Ky parlamnnt është i denjë për krimin, nuk ekziston asnjë interes më minimal për të mbështetur qytetarët, por janë këtu për t'i vjedhur. Ato para që fitohen nga rritja e çmimeve i kalohen klientelës së qeverisë dhe blihen instilacione 4 milion euro, për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës.Parlamenti është kujdesur në maksimum që krimi të triumfojë në ekonominë shqiptare. Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama, ligji për dhunimin e mediave ishte në rend dite, ligji për drogën, për kanabisin gjithashtu. ka një kujdes të veçantë që gjithçka të sanksionohet me ligj, krimi ka kapur shqiptarët e ekonominë e këtij vendi. Shqiptarët do t'i japin përgjigjen e merituar këtij vendi me protesta të fuqishme. Dënoj me përçmim të madh këtë akt, seancë parlamenti, këtë kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. 

3 VITE ME PARE

Ngrihet komisioni për ndryshimin e ligjit, Balla: Kuvendi, rol udhëheqës në rrugën drejt BE

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama

Taulant Balla: U përmend vendimi për negociatat, ky është një vendim historik. Kemi dakprtësuar ngritjen e një komisioni të posaçëm për ndryshimin e ligjit për rolin e Kuvendit në këtë rrugë. Do të ketë përbërje të maxhorancës e Kuvendit. Do të jetë një komision me afa të shkurtër, pasi ligji duhet ndryshuar me urgjencë. Roli i Kuvendit duhet të përqaset me qëllimet që kemi. Kuvendi do të jetë udhëheqës në këtë rrugë.

Vijon.,…

3 VITE ME PARE

FOTO/ Nis seanca plenare, Berisha i buzëqeshur krah Nokës dhe Vokshit! Rama bisedë serioze me Ballukun

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Albana Vokshi, Sli Berisha dhe Flamur Noka

TIRANË- Ka nisur ditën e sotme sesioni i ri parlamentar në Kuvend. Deputetët janë treguar të kujdesshëm që të vijnë në orar.

Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet se kryedemokrati, Sali Berisha ka zgjedhur të shoqërohet këtë seancë nga dy deputetët e PD, Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Berisha shihet i qeshur teksa deputetët e kanë futur në mes dhe ecin krah tij.

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama

Kryeministri Edi Rama duket se po zhvillon një diskutim serioz me zëvendësen e tij njëherazi dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kryeministri dhe Balluku shihen duke biseduar me njëri tjetrin dhe janë të fokusuar në bisedë.

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama

Seanca e sotme pritet të jetë e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen zyrtarisht me çështjet e depozituara në kuvend. Bëhet fjalë për 4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit.

3 VITE ME PARE

Alibeaj në Kuvend: Punë e mbarë e jetë të shkurtër këtij parlamenti!

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Kuvendi

Enkelejd Alibeaj: Po t’i pyesësh sot shqiptarët, askush nuk e sheh këtë Kuvend si vendin që flitet për hallet e tyre, dhe kjo fjalë e imja nuk e ndryshon, por unë do ta them diçka, punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti.

Vijon…

3 VITE ME PARE

Kuvendi/ Doda: Krimi është bërë njësh me politikën, Opozita të stopojë përçarjen

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Mesila Doda

Mesila Doda: Portalet mbushen me krime, me krime dhe banda, aq san a duken sikur jemi ojesë e një filmi. Nuk ka asnjë shërbim për publikun, fjala në këtë vend është e fundit dhe njehsimi i politikës me krimin i ka zënë vendin asaj që duhet të ishte gjuha politike. Shqipëria çeli negociatat por në këtë parlament nuk pati asnjë seancë, asgjë tjetër. Duhet të punojmë bashkërisht që të shkurtojmë atë kohë që kemi humbur. Maxhoranca të zhdukë çdo formë arrogance, ndërsa Opozita të mos vijojë me përçarjen. Kjo ka marrë përmasa të paimagjinueshme. Asnjë popull nuk ka ecur përpara kur pushteti politik dhe ekonomik ka kaluar në duart e disa personave. Kriza ekonomika është bërë e pashmangshme, ndërsa qeveria e ka dërguar buxhetin tek klientët e saj.

3 VITE ME PARE

Deputetët duartrokasin në nder të ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë duartrokitur në nder të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës, Kërkesa është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka. Më pas, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kërkoi që deputetët të duatrokisnin. Pas duartrokitjes, fjala u kaloi kryetarëve të grupit parlamentar.

Pjesë nga biseda:

Flutura Açka: Nuk kisha asnjë kritikë, do të doja se duke qenë se është dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duhet të ishte ekspozuar një portet i saj këtu dhe ne të kishin bërë një duartrokitje. Një duartroktike në ndër e respekt të Nënë Terezës. 

Lindita Nikolla: Një duartrokitje atëherë...

(Salla duartroket).

3 VITE ME PARE

Nis me debate sesioni i ri parlamentar, Shehu debaton me Nikollën: Po shkelet rregullorja! I pritet fjala

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Tritan Shehu

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare. Në debat janë përfshirë deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Gjatë fjalës për procedurë Shehu u shpreh se po po shkelet rregullorja dhe nuk po korrigjohen gabimet e sesionit tjetër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i ndërpreu fjalën Shehut me arsyetimin se kjo nuk është një çështje për procedurë.

DEBATI

Tritan Shehu: Erdha me mendimin që do korrigjohen gabimet, por po shkelet rregullorja. Nuk ka asnjë element përmirësimi. Po shkelet rregullorja, po vazhdon të shkelet procedura dhe s’ka asnjë element të përmirësimit të saj. Jo vetëm që nuk kaluam në këtë seancë rezolutën për genocidin serb në Kosovë.

Nikolla i pret fjalën.

Lindita Nikolla: Jo, ju lutem kjo nuk është procedurë! Ju njoftova.

Seanca e sotme pritet të jetë e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen zyrtarisht me çështjet e depozituara në kuvend. Bëhet fjalë për 4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit.

3 VITE ME PARE

Nis me himnin kombëtar sesioni parlamentar, ç’pritet të diskutohet në seancën e parë

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Kuvendi, 5 shtator 2022

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me himnin kombëtar. Në orën 18:00 të gjithë ligjvënësit e pranishëm u ngritën në këmbë për të respektuar himnin. E para foli kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila pas përshëndetjes lexoi dhe letrën e Presidentit Bajram Begaj.

Seanca e sotme pritet të jetë e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen zyrtarisht me çështjet e depozituara në kuvend. Bëhet fjalë për 4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit.

3 VITE ME PARE

PL depoziton në Kuvend projekligjin për indeksimin e pagave, Kryemadhi: Të shohim vullnetin e parlamentarëve

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Monika Kryemadhi

TIRANË- Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për indeksimin e pagës së punojësve dhe nëpunësve në republikën e Shqipërisë”. Në një postim në Facebook, Monika Kryemadhi, bën me dije se kjo nismë synon që pagat e shqiptarëve të rriten çdo vit. Ajo shton se niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.

Postimi i plotë

Gjatë 10 vjeçarit të qeverisë Rama çmimet janë rritur, ndërsa pagat kanë mbetur në vend.
Sot të gjithë shqiptarët e ndjejnë barrën e madhe të përballjes me koston e jetesës që rritet çdo ditë.
Ndaj, si deputetë të Partisë së Lirisë kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PUNOJËSVE DHE NËPUNËSVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.
Niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.
Refuzimi i indeksimit të pagave nga ana tjetër, thellon varfërinë në vend dhe shton problemet e rënda sociale dhe ekonomike që po përballet vendi. Është koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet! Partia e Lirisë e demonstroi sot vullnetin e saj për ta garantuar me ligj, duke realizuar çdo vit indeksimin e pagave të shqiptarëve, e së shpejti do të shohim vullnetin e parlamentarëve të tjerë.

Seanca e sotme pritet të jetë e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen zyrtarisht me çështjet e depozituara në kuvend. Bëhet fjalë për 4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit.

3 VITE ME PARE

Mbledhje grupi! Socialistët takohen 30 minuta para nisjes së sesionit parlamentar

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Partia Socialiste

TIRANË- Socialistët janë mbledhur për një takim në grup vetëm pak minuta para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Në orën 17:30, deputetet e PS-së jan takuar në selinë rozë, një takim rutinë ky para çdo seance parlamentare. Ende nuk dihet se çfarë poorsish kanë marrë socialistët duke qenë se sot bëhet rikthimi në Kuvend për sesionin e ri.

Seanca e sotme pritet të jetë e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen zyrtarisht me çështjet e depozituara në kuvend. Bëhet fjalë për 4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit.

3 VITE ME PARE

Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Kujdes me korrupsionin! Duhet reformë zgjedhore

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u ka dhënë sot një mesazh të gjithë deputetëve me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar. Begaj u ka kërkuar deputetëve që të bëjnë kujdes me korrupsion dhe të punojnë për një reformë zgjedhore.

Në letrën drejtuar Kuvendit dhe deputetëve Begaj shprehet se dialogu mes partive politike dhe konsesusi duhet të jenë lajtmotivi i punës parlamentare, sepse vendi nuk mund të paguajë koston e mungesës së tyre. 

"Dialogu politik, gjithëpërfshirja dhe konsensusi duhet të jenë lajtmotivi i punës parlamentare, sepse vendi nuk mund të paguajë koston e mungesës së tyre. Të gjithë ne kemi detyrimin dhe përgjegjësinë të ofrojmë bashkëpunim konstruktiv dhe dialog të qëndrueshëm. Historia na ka treguar se kur reformat janë konsensuale, ndikimi pozitiv është i drejtpërdrejtë në integrimin e vendit, në ekonomi, në demokratizimin e institucioneve dhe në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të jetesës së qytetarëve. Fryma e bashkëpunimit, vendosmëria dhe kohezioni, janë thelbësore për të qenë gjithmonë prezent në punën tonë, si mbrojtës të interesave të vendit dhe të qytetarëve", thehet në letrën e presidentit.

MESAZHI I PLOTË I KREUT TË SHTETIT:

Të nderuar Zonja dhe zotërinj deputetë! Nisja e sesionit të ri të punimeve të Kuvendit, më krijon mundësinë, t’ju drejtohem të gjithë ju deputetëve, për t’ju uruar punë të mbarë, angazhim të frytshëm dhe maksimal në përmbushje të të gjitha detyrave dhe përgjegjësive tuaja të larta, si përfaqësues të vullnetit politik të popullit shqiptar.

Për mua si President i Republikës, bashkëpunimi me Kuvendin është jo vetëm përgjegjësi e përmbushjes së detyrës kushtetuese, por më shumë se kaq është shprehje e bindjes dhe e besimit se bashkërisht mund të shpalosim një dimension tjetër qasjeje dhe sjelljeje politike, në përputhje me atë që pret shoqëria shqiptare nga klasa politike dhe nga përfaqësuesit e zgjedhur prej saj.

Marrja e vendimit të çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, domosdoshmërisht imponon për të gjithë ne, reflektim dhe më shumë përgjegjshmëri, seriozitet dhe më shumë përkushtim. Na duhet të jemi po aq evropianë për nga vizioni dhe standardet e sjelljes politike, e cila të reflektojë pikërisht këtë realitet të ri të marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Dialogu politik, gjithëpërfshirja dhe konsensusi duhet të jenë lajtmotivi i punës parlamentare, sepse vendi nuk mund të paguajë koston e mungesës së tyre. Të gjithë ne kemi detyrimin dhe përgjegjësinë të ofrojmë bashkëpunim konstruktiv dhe dialog të qëndrueshëm. Historia na ka treguar se kur reformat janë konsensuale, ndikimi pozitiv është i drejtpërdrejtë në integrimin e vendit, në ekonomi, në demokratizimin e institucioneve dhe në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të jetesës së qytetarëve. Fryma e bashkëpunimit, vendosmëria dhe kohezioni, janë thelbësore për të qenë gjithmonë prezent në punën tonë, si mbrojtës të interesave të vendit dhe të qytetarëve.

Reformat e mëdha dhe jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë, të inicuara me vullnetin e të gjitha forcave politike të përfaqësuara në Kuvend, kanë nevojë që të mbështeten edhe më shumë nga të gjithë ne, ndaj sfida e radhës do të jetë përafrimi i legjislacionit tonë sipas standardeve evropiane, që të mund të jemi  pararendës të përmbushjes së aspiratës kombëtare për Shqipërinë Evropiane.

Të nderuar deputetë! Korrupsioni frenon zhvillimin ekonomik dhe vret shpresën për një të ardhme më të mirë. Modeli i zyrtarit duhet të jetë ai i llogaridhënies, i respektimit të ndarjes së pushteteve, i respektimit të ligjit dhe përmbushjes së përgjegjësisë publike. Ne kemi detyrimin të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi, punën dhe rolin e çdo aktori institucional në ushtrimin e detyrave të tyre në luftën kundër korrupsionit për forcimin e besimit qytetar tek institucionet e drejtësisë.

Sesioni i ri i Kuvendit, që ju të nderuar deputetë nisni sot, i paraprin periudhës kur do të mbahen edhe zgjedhjet e radhës për organet e qeverisjes vendore, të cilat janë kësisoj edhe një mundësi e mirë për të dëshmuar pjekurinë dhe përgjegjshmërinë politike, seriozitetin dhe përkushtimin e të gjithë aktorëve politikë për të realizuar zgjedhje sipas standardeve europiane edhe në Shqipëri.

Reforma zgjedhore kërkon bashkëpunim, transparencë, gjithëpërfshirje, seriozitet dhe përputhshmëri të plotë me parimet e sugjeruara nga Komisioni i Venecias si dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Qeverisja ka nevojë për këndvështrim kritik dhe oponencë, sepse mendimi kritik sjell debat konstruktiv dhe debati konstruktiv sjell përmirësim. Në këtë frymë, është e rëndësishme gjithëpërfshirja në ligjbërje sidomos për çështjet e mëdha si mbrojtja  e të drejtave dhe lirive themelore te njeriut, çështjet e sigurisë kombëtare e të integrimit evropian, si edhe për çështje të luftës kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar etj.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë! Situatat globale, koniunkturat politike dhe kërcënimet gjithnjë në rritje, siç u dëshmuan edhe nga agresioni rus në Ukrainë, e kanë vënë botën përballë sfidave shumë delikate.

Vendi dhe rajoni ynë vazhdojnë të jenë nën kërcënimin e vazhdueshëm të faktorëve të ndryshëm të riskut, ndikimeve të reja e të vjetra, që përkeqësohen edhe më tej nga kriza ekonomike, rritja e çmimeve, pasiguria ushqimore dhe energjetike, kërcënimet kibernetike, pandemitë dhe epidemitë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ndjekim me vëmendje zhvillimet në të gjitha vendet e rajonit e sidomos në Kosovë. T’iu ofrojmë institucioneve të Kosovës mbështetje në të gjitha nivelet, dhe veçanërisht për rritjen e numrit të njohjeve, për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtarë.

Në këto kushte, ju takon juve të nderuar deputetë, i takon Kuvendit të Shqipërisë të jetë modeli i sjelljes dhe veprimit si patriotë, ku interesat e grupit apo të partisë, nuk mund të qëndrojnë më lart se interesat e popullit dhe ato kombëtare. Në prag të festimeve të 110 vjetorit të themelimit të Shtetit Shqiptar ju uroj punë të mbarë në të mirë të qytetarëve dhe të Shqipërisë sonë të dashur!

3 VITE ME PARE

VD-Mbledhja në lokal me deputetët, Alibeaj: Ne takohemi gjithmonë, nuk ishte në diskutim çështja që mendoni

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët për takimin e fundit që ai zhvilloi me deputetët e PD-së. Alibeaj tha se ai nuk ishte takim ku u morën vendime por një kafe miqësore. Sipas tij, vendi ku u mblodhën nuk ishte vendi për të marrë vendime që fliten. 

'Kafe miqësore, ne mblidhemi gjithmonë. Ishte një kafe miqësore, marrim vendime, nuk ishte as vendi, as sipas rregullave, nuk ishte në diskutim ajo çështje që ju mendoni, kafe miqësore. E rëndësishme është ajo që ju thashë, qëndrimi dhe prania e të gjithë deputetëve, detyrimi ynë është shërbimi i shqiptarëve. '- tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

VD-Drejtimi i Partisë Demokratike, Alibeaj: Ne heshtim derisa Gjykata të shprehet

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u pyet ditën e sotme për vendimin e Gjykatës për drejtimin e Partisë. Ai u shpreh se nuk ka marrë informacion kohët e fundit e se do të hesht deri në momentin që Gjykata të japë vendimin përfundimtar.

'Nuk kam informacion, vetëm atë të disa muajve, heshtim derisa gjykata të shprehet.'- është shprehur Alibeaj. 

 

3 VITE ME PARE

Keni komunikuar me deputetët që mbështesin Berishën? Alibeaj nuk përgjigjet: Për prioritetet s'kemi ndasi

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk ka dhënë asnjë përgjigje nëse ka tentuar të komunikojë me deputetët që mbështesin Sali Berishën. Në një konferencë për shtyp, Alibeaj u përgjigj duke thënë se nuk ka ndasi mes deputetëve kur flitet për prioritetet e opozitës. Këto të fundit sipas tij janë në shërbim të qytetarëve.

"Jemi fokusuar në këto katër pika. Edhe njëherë t'ua sqaroj, për ne që kemi rënë dakord, na bëjnë bashkë këto pika. Deputetët kanë visionin e tyre, por kam përshtypjen se këto çështje nuk ka dallim nga asnjë. Ajo çfarë u deklarua këtu ishin prioritetet parlamentare për veprimtarinë e grupit parlamentar të PD. Nuk dua të mbetem pas me të shkuarën. Çoroditja e opozitës ia ka bërë të lehtë Edi Ramës të bëjë përshesh. Sot duhet të kalojmë në akte e veprime konkrete. Tani janë këto prioritete. Për ne që kemi rënë dakord për këtë çështje, ajo çfarë na bën bashkë janë këto çështje. Kam përshtypjen që për këto, nuk ka asnjë lloj ndasie mes nesh,"-tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

VD-Berisha koalicion me Metën, Alibeaj s'komenton: Do e diskutojmë herë tjetër

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj nuk komentoi koalicionin mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Alibeaj tha se nuk do e diskutojë ditën e sotme pasi kanë çështje të tjera më të rëndësishme.

'Do ketë një moment tjetër, sot do diskutojmë për prioritetet e PD, e meriton që sot të jenë këto çështje për të cilat po flasim.'- u shpreh Alibeaj. 

 

3 VITE ME PARE

Alibeaj prezanton 4 prioritetet e PD, deputeti: Nesër çojmë në GJK bordet për rregullimin e çmimeve

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku ka prezantuar prioritetet për sesionin e ri parlamentar. Në takimin i cili u zhvillua në zyrën e Grupit në Kryesinë e Kuvendit, Alibeaj u ndal te disa çështje, siç ishte dhe reformë për dekomunistizimin e Shqipërisë.

Alibeaj ka njoftuar se ditën e nesërme do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës. Ai u shpreh se ky bord përbëhet nga një klub oligarkësh që paracaktojnë çmimet e larta të karburanteve sipas interesave të tyre.

DEKLARATA E ALIBEAJT:

Të dashur bashkëqytetarë, Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, sëbashku me kolegët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, jam sot përpara jush për të prezantuar prioritetet e grupit tonë gjatë këtij viti të ri parlamentar. Një vit pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit, ku Edi Rama, vodhi zgjedhjet për të vijuar vjedhjen e shqiptarëve, jeta e secilit prej jush nuk është bërë më e mirë. Shqipëria gjendet në një situatë dramatike për shkak të gjendjes ekonomike, nivelit të lartë të korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe lidhjes së politikës me krimin. Shqiptarët cdo ditë e më shumë po humbasin besimin se endërra e tyre e para 32 vjetësh “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” mund të bëhet realitet. E për fat të keq, në vitin parlamentar që lamë pas, asnjë ndryshim nuk ndodhi në sjelljen në Kuvend. Shumica pa legjitimitet e kryesuar nga Edi Rama, vijojë të ishte noter i Qeverisë, certifikues i aferave korruptive të Qeverisë, avokate e interesave personale të një grushti njerëzish, duke dalë jashtë misionit që shqiptarët i kanë ngarkuar deputetëve, që është mbrojtja e interesit publik, intertesit të qytetarëve, mbrojtja e të drejtave të tyre, ndërtimi i një shteti social që është krah dhe jo përballë qytetarëve. Gjuha e propagandës së qeverisë është bërë bajate, ajo nuk siguron mirëqenie për shqiptarët, por vetëm mjerim, nuk ofron më shumë siguri për qytetarët, por dëshpërim dhe humbje besimi. Nga ana tjetër, ne opozita, gjatë vitit që lamë pas, më shumë ishim të fokusuar në një konflikt mes vetes, që konsumoi energji të panevojshme dhe shfokusoi aksionin opozitarë. Tanimë është momenti që opozita të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve për të ofruar zgjidhjen. Ne besojmë që zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që oferta jonë është e duhura përballë propagandës dhe arrogancës së qeverisë. Për t’i thënë çdo shqiptari se në parlament nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi të bindur që arroganca e qeverisë mposhtet me ofertë jo me retorikë boshe politike. Me alternativë dhe jo me batuta bajate. Me denoncime konkrete dhe jo me akuza të hedhura në ajër. Me distancim real ndaj korrupsionit dhe oligarkëve, jo me selektivitet dhe lojë interesash. Prandaj propozojmë prioritetet tona si grup parlamentar për sesionin e ri parlamentar, bazuar në tre shtylla kryesore:

I. Reforma legjislative;
II. Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
III. Kontrolli parlamentar.
janë si më poshtë:

I. REFORMA LEGJISLATIVE

1. Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale

Për disa muaj Shqipëria do jetë përpara një tjetër përballje elektorale, në zgjedhjet vendore të 2023, që e bejnë prioritet mbi prioritetet përmbylljen sa më parë të dy reformave tashmë të propozuara nga Grupi Parlamentar i PD, Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale. Të dyja këto reforma janë thelbësore për mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe një ndarje administrative që i përputhet nevojës për shërbime ndaj qytetarëve, janë parakushte që pushteti i ri lokal të jetë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe në 4 vitet e ardhshme ti përgjigjet vetëm interesit të qytetarëve.

Edhe pse Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale janë prioritete të mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar, ato do të vijojnë të mbeten prioritet absolut i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Të dy grupet e punës që janë ngritur brenda grupit parlamentar për këto dy reforma, do të konkludojnë brenda muajit Shtator me propozime konkrete, për të hapur më pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to.

2. Reforma për Dekomunistizimin e shoqërisë

Në periudhen 1945 - 1990, Shqipëria vuajti regjimin më të egër diktatorial komunist. Gjatë këtyre viteve, 26.768 burra dhe 7.367 gra ishin të burgosur politikë, ndërsa 5.577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë. Nga viti 1946 deri në 1990 u ndërtuan rreth 110 kampe të punës së detyruar, ku mijëra qytetarë shqiptarë u trajtuan si skllevër, duke përjetur terrorin e regjimit diktatorial. Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë. Prandaj ndarja me të kaluaren jo të largët të vendit të tyre, është borxh dhe nderim për kujtimin e atyre qindra mijera qytetareve që kaluan fëmijërinë, rininë apo gjithë jetën e tyre në internim, që u burgosën dhe vranë, që u presekutuan dhe vuajtën, thjesht sepse ata vetë apo prindërit e tyre mendonin dhe besonin ndryshe nga regjimi komunist.

Ende sot pas 3 dekadave, ndoshta edhe për neglizhencë të Partisë Demokratike, kemi dështuar të gjithë si shoqëri që të ndërmarrim hapa seriozë dhe të rëndësishëm për tu përballur me të shkuarën komuniste dhe për ti dhënë fund një diskutimi 32 vjecar, për të cilin kujtohemi sa herë interesi i ngushtë partiak e kërkon. Për këtë qëllim, katër iniciativat ligjore të Grupit Parlamentar të PD, si (1) hapja e plotë e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit; (2) ndalimi i simboleve të komunizimit; (3) lustracioni i plotë i jetës politike dhe publike; si dhe (4) krijimi i muzeve të kujtesës kolektive, janë nisma që do të jenë prioritet i yni.

3. Reformat Antikorrupsion dhe luftën ndaj Krimit të Organizuar

Rreziku permanent në 32 vite poskomunizëm në Shqipëri është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Është korrupsioni që ka bllokuar zhvillimin ekonomik të vendit. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që rrezikon sigurinë kombëtare të vendit. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që mban ende në këmbë sistemin e kalbur të tranzicionit shqiptar. Prej kohësh raportet ndërkombëtare flasin në një zë se vendi jonë është më i korruptuari në Rajon dhe Europë dhe reklama e vetme për Shqipërinë mbetet fuqizimi i krimit të organizuar.

1 vit më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një paketë të plotë për kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetit të zyrtarëve të lart. Duke përfituar edhe nga coroditja e opozitës, Edi Rama e ka mbyllur atë në syrtar, duke mos lejuar avancimin e kësaj reforme të shumëpritur nga qytetarët.

Etja për pushtet e pasuri e 250 shqiptarëve, që përbëjnë edhe rrethin e zyrtarëve të lart të shtetit, nuk mund të mbajë peng të ardhmen e 3 milion shqiptarëve të tjerë. Interesi dhe rehatija e 250 shqiptarëve, nuk mund të lë pa shprese e besim 3 milion shqiptarë të tjerë. Korrupsioni nuk është retorikë boshe e politikës që e sjell në vëmeëndje të publikut sa herë lufta politike e ditës ia kërkon. Korrupsioni nënkupton pasurim të paligjshëm të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni përkthehet në jetë luksi të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni shfaqet në pasuritë e pajustifikuara dhe të fshehura të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni vërehet tek lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Për pasojë luftohet, jo përmes retorikës boshe dhe sulmit ndaj institucioneve të drejtësisë, por duke i ngarkuar me ligj organet e drejtësisë, duke i vënë në dispozicion mekanizimin e duhur ligjor, që ti japin fund etjes për pushtet dhe pasurim të paligjshëm të 250 zyrtarëve të lart.

Shqipëria ka nevojë emergjentë për drejtësi, shqiptarët janë të etur për llogaridhënie. Pandëshkueshmëria, paprekshmëria e qeveritarëve, zyrtarëve të lart, bizneseve pranë tyre dhe krimit të organizuar janë arsyeja e vetme pse shqiptarët sot kanë humbur shpresën dhe besimin. Tanimë është koha që SPAK të veprojë dhe të mos ketë më asnjë alibi. Ne do të mbështesim cdo propozim që e forcon SPAK, që con përpara zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe shmang kapjen politike të drejtësisë.

II. MBROJTJA E INTERESIT TË QYTETARËVE

Përvec Reformave legjislative, të cilat shërbejnë për të ndërtuar një Shqipëri të së ardhmes, në fokus të Grupit Parlamentare të Partisë Demokratike, ka qene dhe do të mbeten edhe nevojat emergjente të qytetarëve shqiptarë. Aktualisht 3 janë cështjet prioritare në këtë drejtim:

1. Paketa Ekonomike + Energjitike

Kriza ekonomike ka prekur Shqipërinë dhe cdo ditë po thellon varfërinë në familjet shqiptare. Biznesi është në vështirësi dhe pa asnjë mbështetje. Nga ana tjetër, kriza energjitike është tashmë në vend, por qeveria po merret me propagandë dhe si gjithmonë zgjidhjen e shikon jo tek ndihma ndaj biznesit dhe familjeve shqiptare, por tek shtimi i barrës, rritja e cmimeve për to.

Hartimi i një pakete ekonomike dhe energjitike që i vjen në ndihmë qytetarëve shqiptar është prioritet i Grupit tonë Parlamentar. Shembujt në Rajon, duke përfshirë edhe Kosovën, janë domethënës për të bërë dallimin mes një qeverie që punon për qytetarët dhe një qeverie që punon për veten e saj dhe një grusht njerëzish. Gjatë javës dhe pas përmbylljes së konsultimeve në Grupin Parlamentar, ne do të dalim me propozime konkrete për të përballuar krizën që ka muaj që ka filluar dhe që vetëm pritet të rëndohet nëse nuk merren masat e duhura në kohën e duhur. Jemi të vonuar në këtë drejtim dhe shqiptarët nuk përballojnë dot neglizhencën e qeverisë ndaj shqetësimeve të tyre.

Shqipëria mbetet në krye të listës së vendeve me cmimin më të lartë të hidrokarbureve. Kjo jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të taksave, mungesës së reagimit nga Qeveria, por edhe për faktin se Shqipëria është nga të vetmet vende ku cmimi i naftës, benzinës apo gazit, paracaktohet nga Klubi i Oligarkëve, që qeveria e ka emërtuar si Bordin e kontrollit të cmimeve. Gjatë gjithë këtyre muajve, Klubi i Oligarkëve jo vetëm nuk ka mbajtur nën kontroll cmimet e naftës, benzinës apo gazit, por ka shërbyer si një mekanizëm korruptiv për të deformuar tregun në dëm të interesit të qytetarëve. Për këtë arsye, dua të informoj opinionin publik se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka përgatitur dhe ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

2. Paketa e Interesit tonë kombëtar

Proçesi integrimit ka kaluar në një tjetër fazë dhe do të duhet një kontroll më serioz dhe i saktë nga ana e Kuvendit. Ndaj do të ngremë një grup pune dhe propozime konkrete nga ekspertët për të ecur me ritmet e duhura në procesin e integrimit europian. Integrimi europian është prioritet kombëtar, dhe për të cilin duhet të punojmë cdo ditë, për ta cuar përpara dhe për të qenë sa më parë pjesë e familjes europiane.

Njëkohësisht do të angazhohemi në ndihmën për Kosovën dhe futjen e saj në institucionet ndërkombëtare, si dhe stabilitetin në Rajon, një proces që duhet të koordinohet jo vetëm në mënyrë bipartiake, gjithëpërfshirëse, por vecanërisht në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për Grupin Parlamentar të PD është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Vendosja në një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe, nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi, por edhe një rrugë e sigurt për të cimentuar regjimin antidemokratik dhe antiperëndimor të Edi Ramës.

III. KONTROLLI PARLAMENTAR

Grupi Parlamentar i PD në përmbushje të përgjegjësisë së tij për të ushtruar kontroll parlamentar mbi aferat e Qeverisë, do të nisë sesionin e ri parlamentar duke pasur parasysh suksesin e merituar të Komisionit të Inceneratorëve që u vërtetoi shqiptarëve megaskandalin e 430 mln eurove, dhe faktoi sesi Edi Rama, sëbashku me një organizatë të mirëfilltë kriminale, kishin shkelur cdo ligj, cdo procedurë, për të cuar përpara një projekt mafioz të vjedhjes së parave të qytetarëve.

Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar, përfshirë Komisionet Hetimor apo interpelancat, për ti faktuar qytetarëve aferat korruptive të qeverisë dhe abuzimet me pasuritë publike.

1. Megaafera e “Portit të Durrësit”, ku Edi Rama, pa asnjë transparencë dhe pa garë, do të përdor në një projekt privat, miliarda euro pasuri publike;
2. Afera e “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza”, ku Edi Rama, pa asnjë transparencë dhe pa garë, vendosi të zgjasë nga 20 vjet në 35 vjet afatin e kontratës koncesionare, duke dhënë kështu praktikisht një koncesion të ri që i siguron klientëve të tij edhe mbi 500 milion euro të tjera fitime;
3. Aferat me pronat publike në bregdet me të ashtuquajturat “Investime Strategjike”, ku Edi Rama, pa asnjë transparencë dhe pa garë, po i fal miqëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, pasuri publike me vlerë miliona euro;
4. Aferat në tendrat publik, PPP apo koncesionet në të gjitha fushat, që janë shndërruar në skema të pastra të vjedhjes së qytetarëve dhe janë kthyer në një gropë për Buxhetin e Shtetit;

Janë vetëm disa nga cështjet që do ti nënshtrohen kontrollit parlamentar dhe për të cilat do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për anullimin e tyre. Të gjitha këto afera korruptive janë në shkelje të ligjit, të Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, jashtë rregullave të konkurencës së lirë dhe lirisë ekonomike, që janë edhe detyrime që burojnë edhe nga MSA-ja dhe që kanë impakt në procesin e integrimit europian të vendit.

Këto ishin në mënyrë të përmbledhur 3 shtyllat kryesore ku Kryesia e grupit do të orientojë të gjithë punën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke e shoqëruar edhe me kontaktin e drejtpërdrejt e të përditshëm me qytetarët dhe ndjekjen e problemeve dhe shqetësimeve të tyre të përditshme.

3 VITE ME PARE

Alibeaj takim me deputetët e PD-së para nisjes së sesionit të ri parlamentar

Kuvendi/ PS: Objektiv amnistia fiskale e 'spiunët'. Berisha: Rama
Foto ilustruese

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pritet të zhvillojë një takim me kolegët e tij në Kryesinë e Kuvendit. Deputetë janë mbledhur në orën 10:30, fill para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Thirrjes së Alibeajt, deputetët i janë përgjigjur pozitivisht vetëm 13 prej tyre. Deputetët janë: 1. Zheni Gjergji, 2.Dhurata Çupi, 3.Arbi Agalliu, 4.Saimir Korreshi, 5.Gazment Bardhi, 6.Dashnor Sula, 7.Selaudin Jakupllari, 8. Flutura Açka, 9.Enkelejd Alibeaj, 10.Kreshnik Çollaku, 11.Andia Ulliri, 12.Flamur Hoxha dhe 13.Eralda Tase Bano.

Ndërkohë që në orën 12.00, grupi i PD do të zhvillojë një konferencë për media për prioritetet e sesionit të ri parlamentar. Deputetët u mblodhën fillimisht në 1 shtator, ku 28 deputetë kërkuan rikonfirmimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi, ndërsa mbështetësit e Sali Berishës kanë zgjedhur si kryetar grupi Luçiano Boçin. 

seance plenare 5 shtator 2022 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion