3 Shkurt 2026, 08:32
Nga D.S
kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës në orën 10:00. Pas tërheqjes së opozitës nga bojkoti për Komisionin e Reformës Territoriale, mazhoranca pritet të heqë nga rendi i ditës votimin për prishjen e formulës së barazisë.
Në rendin e ditës përfshihet një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, të kërkuar nga deputeti Blushi i cili kërkon sqarime për trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.
Rendi i ditës:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 3.2.2026, ora 10:00.
II. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.1.2026.
3. Interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
4. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027".
5. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar ShqipëriKosovë, 2021-2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024".
6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024".
7. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut - Shqipëri, 2021 - 2027, ratifikuar me ligjin nr. 71/2024"
8. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, "Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope.
9. Projektligji "Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", të ndryshuar.
10. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, "Për mbrojtjen nga diskriminimi".
11. Projektligji "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike".
12. Projektvendimi "Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm".
13. Projektvendimi "Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 "Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al
kuvend seance plenare 3 shkurt
Politike
3 Shkurt 2026, 07:26
D.S
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës ...
Politike
2 Shkurt 2026, 21:26
E. D
TIRANË- Gazeta e greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit Edi Rama. Artikulli nis me fjalimin e Ra...
Politike
2 Shkurt 2026, 20:54
E. D
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Apeli i GJKKO ka caktuar datën tre shkurt për të zhvilluar seancën në ngarkim të ish-dr...
Politike
2 Shkurt 2026, 19:03
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha ftoj të gjithë qytetarët gjatë fjalës së tij në foltoren e vendo...
Politike
2 Shkurt 2026, 18:54
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ftoi qytetarët në protestën e 10 shkurtit, të bashkohen për t&...
Politike
2 Shkurt 2026, 18:46
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se opozita do të bëj gjithçka p...
Politike
2 Shkurt 2026, 18:34
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar foltores së radhës, e cila po zhvillohet par...
Politike
2 Shkurt 2026, 18:01
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe bashkëkryetar i komisionit parlamentar...
Politike
2 Shkurt 2026, 17:47
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO. ...
Politike
2 Shkurt 2026, 17:49
E. D
Foto Ilustruese
KOSOVË- Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputet&...