2 Shkurt 2026, 18:54
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ftoi qytetarët në protestën e 10 shkurtit, të bashkohen për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Edi Rama është diktatori i drogës i shqiptarëve.
Sipas tij, Edi Rama nuk ka alternativë tjetër përveçse të japë dorëheqjen. Në fund, Berisha tha se në protestën e 10 shkurtit, vendi do ti përcjellë në mbarë botën mesazhin e fitores dhe triumgit.
Sali Berisha: Miq, zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi ne. Ftoj çdo shqiptar që beson tek Shqipëria, që beson se vendi është vend me pasuri mahnitëse. Që beson se Shqipëria në kilometrat e saj, ka më shumë paraardhës tanë të rënë se ç’ka çdo vend tjetër mbi tokë. Që beson se Shqipëria mund të bëhet më e begatë, më e bukur, më e lirë se çdo vend tjetër. Ndaj dhe 10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore.
10 shkurt shqiptarët në të katër anët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë të ftuar të zbresin në shesh për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar. Miqtë e mi, sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar i Enver Hoxhës, ky është diktatori i drogës i shqiptarëve. Ndaj dhe shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fatin që i rezervuan diktatorit gjakësor. Edi Rama nuk ka alternativë tjetër përveçse të japë dorëheqjen.
Ja ku i themi këtu, ti që fshihesh pas Lubisë, je i pashpresë sepse edhe Lubia, edhe ti do të shkoni atje ku e keni vendin. Sovrani për zverku do t’u kapë ju. Thirrja ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, kombi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ju. Ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe trimërinë tuaj.
Dhe mos harroni se në të gjitha kohërat, në momentet më kritike, kanë qenë të rinjtë dhe të rejat shpëtimtarët e tij. Dhe kjo është arsyeja pse ai sot pret nga ju shpëtimin, pret nga ju fitoren, pret dritën e fitores nga ju dhe zemrat tuaja. Ndaj le të bashkohemi me 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës. Për të përcjellë në Shqipëri dhe në mbarë botën mesazhin e fitores, mesazhin e triumfit tonë./Dosja.al
sali berisha edi rama proteste
Politike
2 Shkurt 2026, 18:46
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se opozita do të bëj gjithçka p...
Politike
2 Shkurt 2026, 18:34
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar foltores së radhës, e cila po zhvillohet par...
Politike
2 Shkurt 2026, 18:01
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe bashkëkryetar i komisionit parlamentar...
Politike
2 Shkurt 2026, 17:47
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO. ...
Politike
2 Shkurt 2026, 17:49
E. D
Foto Ilustruese
KOSOVË- Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputet&...
Politike
2 Shkurt 2026, 17:40
E. D
KOSOVË- Përpjekjet për ta margjinalizuar Listën Serbe janë më shumë sinjale politike për opinionin e brendshëm, v...
Politike
2 Shkurt 2026, 16:59
E.d
Bledjon Nallbati
TIRANË- Deputeti Bledjon Nallbati është shprehur kundër vendimit për të bojkotuar komisionet e posaçm...
Politike
2 Shkurt 2026, 16:58
E.d
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar ditën e sotme se askush nuk do bojkot, në kushtet k...
Politike
2 Shkurt 2026, 16:44
E.d
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se PD do të ma...
Politike
2 Shkurt 2026, 16:38
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ...