Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Politike
Hetimi i AKSHI-t/ Nesër Apeli i Posaçëm shqyrton masat për Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashin
Karçanaj, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO, e cila i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve për skandalin me tenderat publikë. Masat e sigurisë janë ankimuar edhe nga zv.drejtoresha Hava Delibashi, si dhe nga ish zv.drejtori i policisë Tiranë Erion Ismaili.
2 Shkurt 2026, 20:54Nga E. D
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Apeli i GJKKO ka caktuar datën tre shkurt për të zhvilluar seancën në ngarkim të ish-drejtoreshës së AKSH-it, Mirlinda Karçanaj lidhur me ankimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Mësohet se seanca do të mbahet në orën 11:00.
Karçanaj, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO, e cila i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve për skandalin me tenderat publikë. Masat e sigurisë janë ankimuar edhe nga zv.drejtoresha Hava Delibashi, si dhe nga ish zv.drejtori i policisë Tiranë Erion Ismaili.
Gjithashtu, Gjykata e Apelit do shqyrtojë edhe ankimin e tre biznesmenëve Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta të cilët ndodhen në masën “detyrim paraqitje”./Dosja.al