LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot 10 komisione parlamentare/ PS zhvendos mbledhjet online, Berisha: Asgjë nuk e ndal protestën e deputetëve

•Një ditë pas kaosit që u krijua në Kuvendin e Shqipërisë, sot janë parashikuar një sërë komisionesh parlamentare të cilat do të zhvillohen online. •Nga 10 mbledhje që janë parashikuar, 5 prej tyre janë vendosur të mbahen online. 5 të tjera do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, por mund të ndodhë që edhe sot deputetë mund të përdorë sërish kaosin për të sabotuar punën. •Kryetari i PD-së, Sali Berisha, theksoi sot se "asgjë nuk do mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje gjer në sakrificat më të mëdha në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë që i kanë votuar."

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO- I bllokuan derën për të hyrë në Komision, Gjylameti përplaset fizikisht me deputetët e PD-së

Sot 10 komisione parlamentare/ PS zhvendos mbledhjet online, Berisha: Asgjë
foto nga perplasja

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është përplasur fizikisht me deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kishin bllokuar derën për të hyrë në Komisionin e Shëndetësisë. 

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Gjylameti ka shtyrë deputetët e PD-së dhe ka hyrë me forcë brenda në sallë. 

Te lutem mos me prek me dorë”, i drejtohet ajo deputetin të PD Isuf Çela.

“Si kamikaze! Je dhe grua, nuk bën gruaja kështu”, dëgjohet duke iu drejtuar një deputete e opozitës, Blerina Gjylametit.

2 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend/ Deputetët e opozitës bllokojnë me karrige hyrjen e Komisionit të Sigurisë dhe të Medias

Sot 10 komisione parlamentare/ PS zhvendos mbledhjet online, Berisha: Asgjë
Deputetet e opozites

TIRANË-Kanë nisur me tensione nga ana e opozitës dhe e mazhorancës mbledhjet në Komisionet Parlamentare ditëne  sotme. Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar të zhvillohet mbledhja në sallat e kuvendit dhe në shenjë proteste ata kanë vendosur karrige përpara hyrjes.

Nga ana tjetër dhe në Komisioni e Medias është parë një situatë e tensionuar, ku deputetët e opozitës kanë debatuar me përfaqësuesit e mazhorancës me tone të larta. Edhe në komisionin e medias raportohet se puna është ndërprerë.  

2 VITE ME PARE

VIDEO/“O plehra ne jemi këtu”/ Korreshi hyn në Komisionin e Ligjeve dhe shpërthen ndaj Ferhatit: Pse i bëni online?

Sot 10 komisione parlamentare/ PS zhvendos mbledhjet online, Berisha: Asgjë
Komisioni i Ligjeve

TIRANË-Saimir Korreshi deputeti i Partisë Demokratike bashkë me kolegë të tjerë të opozitës paraditen e sotme ka debatuar me tone të ashpra në ambientet e Komisionit të Ligjeve. Në një video të kapur nga mediat, Korreshi ka hyrë në sallën e komisionit dhe ka gjetur disa nga kolegët e PS gjatë mbledhjes online. Deputeti ka pyetur përfaqësuesit e PS, se përse janë online kur deputetët janë prezentë.

O plehra, jeni plehra”, dëgjohet të thotë Korreshi i shoqëruar nga kolegët Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi.

Protesta e deputetëve ka arritur në nivel përplasjesh edhe më shumë pas ditës së djeshme, ku deputetë të opozitës u përleshën me Gardën e Republikës.

2 VITE ME PARE

“Pse i zhvilloni online mbledhjet kur jemi prezent?”/ Deputetët e opozitës protestojnë në Komisionet Parlamentare

Sot 10 komisione parlamentare/ PS zhvendos mbledhjet online, Berisha: Asgjë
Komisionet Parlamentare Online

TIRANË-Deputetët e opozitës edhe pse online kanë vijuar protestën e tyre paraditen e sotme gjatë zhvillimit të Komisioneve Parlamentare. Në disa nga Komisionet duke filluar nga Komisioni i Ligjeve, Veprimtarisë Prodhuese dhe i të Jashtmit deputetët e opozitës kanë ndërhyrë online dhe në sallat ku zhvilloheshin. Ka patur debate mes disa deputetëve të cilët kanë kërkur shpjegime se përse duhet të behen online kur ata janë prezentë dhe nuk është marrë asnjë shpjegim.  

Mbledhjet online të Komisioneve Parlamentare erdhën pas përjashtimit të deputetëve nga Kuvendi i Shqipërisë disa ditë më parë dhe u përforcuan më tepër edhe pas përplasjes ditën e djeshme me Gardën e Republikës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Garda e Republikës nuk ka lejuar hyrjen e disa deputetëve në Kryesinë e Kuvendit, çka ka ka bërë që deputetët e opozitës të reagojnë me forcë në disa raste, duke hipur mbi kangjella dhe duke u futur nga dritaret e Kuvendit.  

Protesta e deputetëve vijon për kërkesat e ngritjes së Komisioneve Hetimore, të cilat sipas mazhorancës nuk miratohen duke qenë se çështjet janë në hetim.

2 VITE ME PARE

Nuk lejuan hyrjen e deputetëve të PD, Berisha 'qorton' Gardën: Keni bërë gabim!

Sot 10 komisione parlamentare/ PS zhvendos mbledhjet online, Berisha: Asgjë
Sali Berisha

TIRANË-'Keni bërë gabim'- kështu iu drejtua kryedemokrati Sali Berisha, Gardës, e cila ka rrethuar sërish hyrjen në Kuvend. Ky 'qortim', vjen një ditë pasi garda nuk lejoi hyrjen e deputetëve demokratë brenda Kuvendit. Deputetët u përplasën me gardën, duke përdorur tone të larta. Disa prej tyre kaluan kangjellat e të tjerë u futën brenda nga dritarja.

Tensionet vijuan në komisionin e Ligjeve mes deputetit Dashnor Sula dhe Petro Koçit. Mbledhja u shty për tu zhvilluar online. Ndërsa rreth orës 14:14 minuta deputetët e Rithemelimit vijuan me kaosin në Kryesi duke mos lejuar deputetët socialistë që të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese duke detyruar që mbledhja të niste online në orën 16:00. Edhe komisionet e tjera u shtynë, e madje disa u zhvilluan online./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Garda rrethon sërish hyrjen! Berisha shkon në Kuvend: Rama bllokon komisionet sepse do i dalin përvetësimet që ka bërë

Sot 10 komisione parlamentare/ PS zhvendos mbledhjet online, Berisha: Asgjë
Sali Berisha

TIRANË- Edhe ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në ambientet e Kuvendit. Për gazetarët, ai tha se veprimet e Edi Ramës për të bllokuar komisionet hetimore, tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi.

DEKLARATA E BERISHËS:

Asgjë nuk do mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje gjer në sakrificat më të mëdha në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë që i kanë votuar. Akti më i turpshëm në historinë e një parlamenti, kur Edi Rama urdhëroi Lindën e parlamentit të mbyllë me gardistë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe Kushtetutën, të mbyllë me dry, dyert e parlamentit në të cilin ata janë anëtarë dhe nga i cili ata kanë imunitetin e tyre.

Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi, që ka për ligj, ligjet e drogës, kodet e drogës, krimit, vjedhjes dhe korrupsionit. Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo betejë është betejë me të keqen më të madhe të historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës. Edi Rama bllokon komisionet hetimore parlamentare, sepse e di se ata do nxjerrin para shqiptarëve të gjithë vjedhjet, të gjithë plaçkitjet, të gjithë përvetësimet që ai ka bërë me sojin e tij, pasurive publike, fondeve publike.

Do nxjerrin se si për interesat e tij dhe të klaneve të tij kriminale, porti mijëravjeçar i Durrësit poërfundon në hiç, vetëm që ky me klanet e tij në Dubai dhe kudo që i ka, të ndërtojë mbi 12 mijë apartamente, të përvetësojë 1.2 milionë metër katror truall publik. Edi Rama nuk mund të përfundojë komision hetimor parlamentar sepse del firmëtar kryesor në aferën, vjedhjen e shekullit, qëjanë djegësat, dhe veçanërisht djegësi i Tiranës. Ai nuk mund të pranojë hetimin e tij sepse del i implikuar, aksioner me Pëllumb Gjokat, Gjergj Lucat dhe shumë të tjerë që janë prejardhje krimi dhe droge.

Nuk mund të pranojë komisionin hetimor parlamentar, sepse del se duke shkelur ligje, kushtetutë dhe konventë evropiane, kërkon të emërojë në Himarë, përfaqësuesin e mafies së rrezikshme të trojeve himarjote, dhe kjo vetëm për interesa të tij, të vëllait të tij, të ministrave të tij. Unë pyes çdo qytetar, sa vlen hetimi i një bashkiaku diku, apo i një zyrtari tjetër, në krahasim me kryepeshkaqenin e krimit dhe vjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama.
Jo, nuk ka vlerë. Ndaj dhe ne me guxim të palëkundur, nuk lëshojmë gjersa Edi Rama t’i nënshtrohet hetimit parlamentar. Jo vetëm ai, por të gjithë ish-kryeministrat, të gjithë ish-zyrtarët e lartë dhe ata që janë sot. Por natyrisht, e keqja e të keqes është Edi Rama.

opozita ne kuvend

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!