Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...
Rama tha se Reinier de Graaf është një autor, i cili ka një stil ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, duke shtuar se shkruan në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik dhe Bashkimin Europian.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur sërish tek libri “The Albanian Files”, për të cilin tha se nuk është tërësisht i lirë dhe i pakontrolluar. Gjatë fjalës së tij në podcast-in "Flasim", Rama u shpreh se letra është pjesë e dosjes personale të autoritm, ndërsa shtoi se po të ishte propagandistik teksi nuk do të mbetej aty.
Kryeministri deklaroi se nuk e ka lexuar librin, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë lidhje me thirrjet për t’u bërë mbret. Rama tha se Reinier de Graaf është një autor, i cili ka një stil ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, duke shtuar se shkruan në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik dhe Bashkimin Europian.
Rama: E para, që ky tekst i vënë aty, i cili në mënyrë autoironike është një letër drejtuar meje, e cila natyrisht është një letër që mua s’më ka ardhur, se s’kishte as pse të më vinte, është shënim në dosjen e arkitektit, ku më thotë: "Pse duhet të bëhen dhe zgjedhje? Ti mund të bëhesh mbret dhe të bësh atë që bënin mbretëritë për arkitekturën..." e të tjerë, e të tjerë. Çështje dilemash dhe problematikash që s’kanë lidhje fare me ndonjë thirrje reale për t’u bërë mbret, është kthyer kokëposhtë, por tregon që, në fakt, libri është tërësisht i lirë, i pakontrolluar.
Të gjithë autorët, pra të gjithë pjesëmarrësit, kanë pasur pavarësi të plotë në dosjen e tyre. Kanë zgjedhur vetë projektet, kanë vënë vetë tekstet, kanë caktuar reflektimet dhe materialet që kanë dashur të publikojnë. Dhe është një parim që shprehet qartë që në hyrje të librit, ku editorja e thotë se autonomia e autorëve është ruajtur qëllimisht gjatë gjithë procesit editorial dhe përfshirja e letrës së hapur të Reinier de Graaf është një dëshmi e kësaj autonomie.
Letra është pjesë e dosjes personale të autorit; edhe vetë "files", dosjet, është një referencë ironike e një Shqipërie që vjen nga një kohë dosjesh, ndërkohë që këtu dosjet janë të tëra të hapura për publikun. Ai e ka vendosur aty, s’ka as redaktim, s’ka as censurë dhe, po të ishte një botim propagandistik apo i kontrolluar politikisht, ky tekst nuk do të mbetej aty, mbase.
Unë as nuk e kam parë dhe as nuk më ka ardhur, as më ka shkuar mendja ta kërkoj, ta shoh përpara librin, sesa të botohej. Dhe çfarë na thotë në të vërtetë letra e Reinier de Graaf është se, së pari, duhet njohur autori. Ai nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Është autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës.
Ka një stil botërisht të njohur ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, mjete që ai i përdor në punën e tij, por nuk janë deklarata politike lineare dhe ai shkruan po kështu, në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik, Bashkimin Europian, Kinën; njeri i lirë. Dhe, edhe njëherë, e gjithë kjo kthehet në një nga shumë tekstet e akuzës, e akuzës inkuizicionale që po më bëhet mua nga gjithfarëlloj personazhesh./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se libri "The Albanian Files" është vendosur në shënjestër nga...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për vizitën në Paris dhe Gdansk, për të cilën tha se u diskutua p&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme letrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e cila ës...
pamjet PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën në Banjat Termale të Bënjës në P&eu...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar këtë të shtunë protest&e...
“Diella" TIRANË- Protestuesit kanë publikuar një video ironizuese gjatë tubimit përpara kryeministrisë, ku shfaqet...
Ilaria Salis TIRANË- Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 28 për largimin e Edi Ram&e...
TIRANË- Gazetarja polake, Margo Rejmer, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka komentuar situatën me t&...
TIRANË- Libri “Albanian Files” (“Dosjet Shqiptare”), ka sjellë në qendër të vëmendjes projektin e Zv&eum...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar se mund të ketë persona të tjerë...