Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Anëtari i Kryesisë së PD-së Enno Bozdo nxori emrat e disa kompanive që sipas selisë blu janë oligarkët e preferuar të kryeministrit Rama.
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme abuzimet me ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, duke publikuar edhe shifrat e fondeve të akorduara për këtë aks. Anëtari i Kryesisë së PD-së Enno Bozdo nxori emrat e disa kompanive që sipas selisë blu janë oligarkët e preferuar të kryeministrit Rama.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI KRYESISË SË PD, ENO BOZDO
Jam këtu sot, në emër të Partisë Demokratike, për t’i transmetuar publikut disa data dhe shifra.
Viti 2012
Në 7 muaj ndërtohet loti i parë i rrugës Kardhiq-Delvinë: 5.6 milion euro për 7 kilometra.
Punë e “qeverisë Berisha” të Partisë Demokratike.
Shtator 2018
Loti 4 i tenderohet firmës “Gjoka Konstruksion”: 20 milion euro për 6.1 kilometra.
Loti 5 i tenderohet firmës “Alb Star”: 14 milion euro për 3.3 kilometra.
Prill 2021
Autoriteti Rrugor Shqiptar për të njëjtin segment i akordon Gjoka Konstruksion një fond shtesë: 3.8 milion euro.
ARRSH e zgjidh qesen me fond shtesë edhe për Alb Star-in: 2.6 milion euro.
Tetor 2018
ARRSH ia tenderon lotin 6, firmave Agbes dhe Arbëria: 20 milion euro për 4.5 kilometra.
Prill 2021
Autoriteti akordon, edhe për lotin 6, një fond shtesë: 3.9 milion euro.
Korrik 2020
Lotin 7 qeveria ia jep Gjoka Konstruksion: 15 milion euro.
Shkurt 2022
Firma Jubica merr tenderin për sinjalistikën rrugore: 1.8 milion euro.
Maj 2022
Firma Gener merr tenderin e sistemimit të skarpateve të rrugës: 11 milion euro.
Partia Demokratike kërkon, së pari, të theksojë standardin e saj në kohën kur qeveriste vendin: 1 km rrugë ndërtohej me 950 mijë euro. Qeveria Rama i ka ‘rilindur’ rrugët duke i katërfishuar në kosto.
Së dyti, tenderimet e trefishta për të njëjtin segment rruge, duke akorduar fonde shtesë, krejtësisht abuzive dhe të pambështetura. Së treti, shfaqjen e të njëjtëve emra përfituesish, ku ‘nxijnë’ Gjoka dhe AlbStar, oligarkët e preferuar të Rama 1, 2 dhe 3 në Bashki dhe Rama 1, 2 dhe 3 në Qeveri. Në serialin “Nuk keni parë gjë akoma”, ky nuk është episodi i fundit. Por, një gjë duket qartë: Shqipëria në rrezik.
Edi Rama TIRANË- Kryeministrit Edi Rama nuk i ndahet mendja nga satelitëtr. Në fjalën e tij, një takim mes ekspertësh shqipt...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shifrat e INSTAT lidhur me rënien e numrit të blektorisë. Në fjalën e tij, një...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me raportin e Kombeve të Bashkuara për Drog...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në një takim me një grup ekspertësh ku në fokus ë...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të bërë publike nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Droga...
Sali Berisha dhe Niko Peleshi TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë kundër, duke u shprehur ashpër ndaj ministrit të Mbrojtj...
Lulzim Basha dhe Pjerin Xhuvani TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që Ish-drejtori i policisë dhe P...
TIRANË- Eskorta e Gardës së Republikës kërkon blerje të reja. Mjetet që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama dhe zyr...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se arrestimet në kupolën e Policisë së...
Majlinda Bregu dhe Sokol Balla TIRANË- Majlinda Bregu mendon se e mira e PD-së është që të mos ketë në përmbaj...