LIVE UPDATES
Politike

Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi nxjerr prova të tjera: Pse “Elvis 03 Group” u lejua të kishte aktivitet financiar?

Monika Kryemadhi flet për kompaninë fiktive "Elvis 03 Group" që është zbuluar me mashtrim në vitin 2018, megjithatë është lënë që të vijonin punën.

8 Korrik 2022, 19:01 Nga k.m.
Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi nxjerr prova të tjera: Pse
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar detaje të reja lidhur me skandalin e evazionit fiskal. Kësaj herë, me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Kryemadhi flet për kompaninë fiktive "Elvis 03 Group" që është zbuluar me mashtrim në vitin 2018, megjithatë është lënë që të vijonin punën. 

"Le të përgjigjet qeveria: 1. Si ka mundësi që pasi është zbuluar në vitin 2018, kompania “Elvis 03 Group” është lejuar të ketë aktivitet financiar? 2. A e keni hetuar ITS e Klodian Zoto për këtë aktivitet financiar 3.5 milionë dollarë me një kompani që ju vetë e konsideroni evazioniste, si “Elvis 03 Group”? 3. Nëse po, a është referuar ITS në prokurori? 4. Nëse nuk e keni hetuar, urdhri i kujt e ka bërë administratën tatimore të mbylli sytë? Qeveria shqiptare është e mirëpritur të përgjigjet, ndërsa drejtësisë së re dhe SPAK në veçanti, nuk i falet të mos veprojë sa më parë kundër kësaj vjedhje të faktuar tashmë me 3 koncesionet e inceneratorëve. Faktet do vijojnë të bëhen mal, deri sa faktet të fitojnë mbi peshën e çdo karrige drejtuesi qeverie, bashkie, apo drejtësie,"-shkruan Kryemadhi.

POSTIMI I PLOTË:

Opinioni publik është qartësuar këto ditë edhe më tepër përmes fakteve konkrete, pse Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda e tyre në qeveri, kanë realizuar dhe mbrojnë me çdo kusht aferën e inceneratorëve, krye-aferën korruptive të këtyre 30 viteve. Të moshuar 95 vjeçarë, emigrantë shqiptar, si rasti i çobanit në Greqi që u intervistua sot nga media, e njerëz të varfër pa asnjë lidhje me sipërmarrjen/biznesin në jetën e tyre, janë përdorur pa mëshirë nga grupi i strukturual kriminal, qeveri-individë, për të realizuar vjedhjen e parave të shqiptarëve. Qeveria thotë se i kanë hetuar kompanitë fiktive në vitin 2018, por shikoni tabelën e mëposhtme që tregon se në vitin 2019, pra 1 vit pas hetimit të tyre, kompania fiktive "Elvis 03 Group", i ka bërë fatura fiktive kompanisë ITS të Klodian Zoto, në vlerën e 3.5 milionë dollarëve. Kompania ITS është nënkontraktore për realizimin e investimit të inceneratorit të Tiranës dhe dy inceneratorëve të tjerë.

Le të përgjigjet qeveria: 1. Si ka mundësi që pasi është zbuluar në vitin 2018, kompania “Elvis 03 Group” është lejuar të ketë aktivitet financiar? 2. A e keni hetuar ITS e Klodian Zoto për këtë aktivitet financiar 3.5 milionë dollarë me një kompani që ju vetë e konsideroni evazioniste, si “Elvis 03 Group”? 3. Nëse po, a është referuar ITS në prokurori? 4. Nëse nuk e keni hetuar, urdhri i kujt e ka bërë administratën tatimore të mbylli sytë? Unë e di të vërtetën dhe ajo flet qartazi se kjo është skema si Klodian Zoto ka kthyer paratë mbrapsht te qeveritarët që dhanë firmat e paligjshme për inceneratorët.

Qeveria shqiptare është e mirëpritur të përgjigjet, ndërsa drejtësisë së re dhe SPAK në veçanti, nuk i falet të mos veprojë sa më parë kundër kësaj vjedhje të faktuar tashmë me 3 koncesionet e inceneratorëve. Në çdo vend normal të botës kryeministri duhet të jepte dorëheqjen e menjëhershme pas këtij skandali tashmë të ekspozuar, por arroganca qeveritare e mbështetur tek një aleancë e errët ndër institucionale, mban gjallë iluzionin e shpëtimit nga gjykimi. Faktet do vijojnë të bëhen mal, deri sa faktet të fitojnë mbi peshën e çdo karrige drejtuesi qeverie, bashkie, apo drejtësie.

Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.

skandali me evazionin fiskal monika kryemadhi kompania \\

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj