55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Gjatë fjalës së tij në tubimin para kryeministrisë, ai tha se Policia e Shtetit duhet të fokusohet te zbardhja e ngjarjeve kriminale dhe jo te dhuna ndaj protestuesve.
TIRANË- Një protestues i ka drejtuar një mesazh Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij në tubimin para kryeministrisë, ai tha se Policia e Shtetit duhet të fokusohet te zbardhja e ngjarjeve kriminale dhe jo te dhuna ndaj protestuesve. Duke iu referuar ministrit me shprehjen “Besforti i pabesë”, qytetari kërkoi që strukturat e rendit të angazhohen për identifikimin e autorëve të disa ngjarjeve të rënda kriminale dhe arrestimin e Ergys Agasit.
"Kam dy fjalë për ministrin e Brendshëm, Besfortin e pabesë. Zoti ministër, shtrëngojeni kollaren njëherë të lutem, dhe mobilizoje policinë për identifikimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes së Eglant Koçit para një muaji, për arrestimin e Ergys Agasit, për identifikimin e trupit të pajetë të Jan Prengës dhe për shumë të tjerë të vrarë që nuk dihet se ku janë. Ne nuk kemi dalë këtu të lypim liri dhe mëshirë, sepse ata që lypin liri dhe mëshirë gjunjëzohen para pushtetit. Ne jemi në këmbë dhe liria fitohet vetëm në këmbë. Për shumë vite na kanë dashur të heshtur, të ulim kokën dhe të përtypim padrejtësinë. Ne nuk jemi mbledhur këtu kundër Shqipërisë, sikur thonë bijtë dhe bijat e komunistëve. Ne jemi mbledhur këtu për Shqipërinë, për një Shqipëri ku nderi nuk blihet me bileta koncertesh dhe ligji nuk shitet me shishe vere. Për një Shqipëri ku djersa e popullit nuk shkelet nga këmbët e pista të Edi Ramës.
E keni harruar se kujt duhet t’i shërbeni, por po ju tregojmë se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Karriget ndërrohen, emrat harrohen dhe populli mbetet. Kur populli çohet me dinjitet dhe pa frikë, nuk ka pushtet që mund ta ndalë. Mos harroni se sa herë një prej nesh largohet nga vendi, Shqipëria varfërohet. Dhe nuk varfërohet vetëm për bukë, por edhe për dije, liri dhe jetë. Populli ynë do të mbetet mbi çdo pushtet dhe çdo hije tuajën. Ne nuk kemi ardhur të mbjellim përçarje, por të zgjojmë ndërgjegjen. Kemi ardhur të ndezim shpresën prej 55 ditësh, që nuk mund ta fikë dhuna e Besfortit të pabesë, që vetëm besë e burrëri nuk ka. Prandaj, ta dëgjojnë mirë 140 krimat në Parlament që kujtojnë se Shqipëria u përket atyre. Shqipëria nuk është plaçkë që ndahet dhe fron që trashëgohet. Është amanet. Amaneti nuk shitet, nuk tjetërsohet dhe nuk poshtërohet. Më në fund kombit tonë i ka ardhur ndërgjegjja dhe Taulant Balla, Zegjinia, nuk mundën të na ndalin drejt fitores dhe demokracisë," tha qytetari./Dosja.al
Pamje TIRANA- Pedagogu i Universitetit të Arteve, Ilir Kaso, mbajti fjalën e tij gjatë protestës së zhvilluar përpara godin&e...
TIRANË- Incidenti i një dite më parë pranë Kuvendit gjatë protestës, i shoqëruar me deklaratat e kryeministrit Ed...
Pamje TIRANE- Aktivistja Sidorela Vatnikaj, gjatë fjalës së saj përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 5...
TIRANË- Një qytetar kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke ngritur akuza edhe për korrupsion. Gjatë f...
Pamje TIRANE- Protesta para Kryeministrisë vijoi edhe sot, në ditën e 55-të radhazi, ku qytetarë dhe aktivistë përsë...
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 55-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestues...
Protestuesi TIRANE- Një protestues gjatë tubimit në Tiranë ka kundërshtuar ashpër 'Paketën e Maleve', duke e cil&eu...
Protesta ne Tiranë TIRANE- Protestuesit kanë nisur marshimin për tu zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar t...
Protestuesi TIRANE- Një protestues gjatë ditës së 55-të të protestës në Tiranë ka akuzuar kryeministrin Edi Ra...
TIRANË- Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë në ditën e 55-të, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur së...