E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret ish-vehrrin dhe rrëmben ish-bashkëshorten e tij, autori: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve
58-vjeçari u vra nga ish-dhëndri, nipi i viktimës: Policia s’e hapte telefonin 24 Korrik, 08:32 Vrasja ...
58-vjeçari u vra nga ish-dhëndri, nipi i viktimës: Policia s’e hapte telefonin 24 Korrik, 08:32 Vrasja ...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
• Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij me armë gjahu, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas është larguar së bashku me ish-bashkëshorten. • Sipas informacionit paraprak të Policisë, autori i dyshuar është Refit Buzi, 35 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, 58 vjeç. • Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe ish-vjehrra, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. • Pas krimit, 35-vjeçari është larguar nga vendngjarja së bashku me ish-bashkëshorten, Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut. • Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
6 artikuj për këtë temë.
ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë më Roskovec, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se vrau ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes së bashku me ish-të fejuarën.
Vëllai i viktimës ka deklaruar se krimi dyshohet të ketë qenë i paralajmëruar dhe i paramenduar. Sipas tij, Buzi kishte kërcënuar më herët familjen, duke u shprehur se nëse marrëdhënia me ish-të fejuarën nuk do të rikthehej, ai do të hakmerrej ndaj tyre.
“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar," tha vëllai i viktimës./Dosja.al
ROSKOVEC- Pamjet e mëposhtme janë nga banesa ku ndodhi ngjarja tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari Refit Buzi qëlloi me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.
Si pasojë e të shtënave u plagos edhe Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Pas krimit, autori u largua nga banesa duke marrë me vete armën e gjahut. Forca të shumta policie janë angazhuar në operacionin për gjetjen dhe arrestimin e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes./Dosja.al
ROSKOVEC- Emrat e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë sot në fshatin Vidhisht janë zbuluar. Mësohet se autori i vrasjes, plagosjes dhe rrëmbimit të ish-bashkëshortes së tij është 35-vjeçari Refit Buzi.
Buzi me armë gjahu ka vrarë ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe. Autori më pas është larguar nga vendi i ngjares bashkë më ish-bashkëshorten Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut./Dosja.al

ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dal nga vrasja në fshatin Vidhisht mëngjesin e sotëm. Nipi i viktimës ka rrëfyer momentet e para të ngjarjes, duke thënë se u zgjua nga zhurma e të shtënave dhe se familja kishte qenë në dijeni të konflikteve të vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe ish-bashkëshortes së tij.
“Dëgjova krisma rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ishim të gjithë në gjumë. U zgjova dhe dola në ballkon, dëgjova zhurmë nga shtëpia e xhaxhait. Pastaj dëgjova krismën e dytë. I rashë policisë, por nuk e hapte telefonin. Kjo ngjarje ishte e paralajmëruar. Personi në fjalë është kapur disa herë, policia e kapte, prokuroria e nxirrte dhe ja sot ndodhi kjo ngjarje e rëndë”, u shpreh ai.
Sipas tij, bashkëshortja e viktimës ndodhet në spital, ndërsa autori i dyshuar është larguar duke marrë me vete dhe ish-bashkëshorten e tij 24-vjeçare.
“Nusja e xhaxhait është në spital, nuk e dimë si është gjendja. Ka rrëmbyer edhe çupën, është 24 vjeçe. Kanë ndodhur konflikte, kemi qenë në dijeni për shkak të vajzës. Kanë qenë të lidhur, janë ndarë dhe sot erdhi kjo situatë. Ai ka shkuar edhe në Tiranë dhe e ka kërcënuar vajzën. Policia e ka marrë disa herë, por e kanë nxjerrë”, deklaroi nipi i viktimës./Dosja.al
ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotshëm në fshatin Vidhisht. Mësohet se autori 35-vjeçar me armë gjahu ka vrarë fillimisht ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka plagosur dhe ish-vjehrrën.
Gjatë tentativës për tu larguar nga vendngjarja, 35-vjeçari nën kërcënimin e armës ka rrëmbyer ish-bashkëshorten e tij dhe është larguar me makinë.
Njoftimi i Policisë:
Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./Dosja.al
FIER- Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në fshatin Vidhisht në Fier. Mësohet se një burrë ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin në këtë fshat.
Ndërkohë që ka marrë peng dhe ish-gruan e tij. Autoritetët policore janë lajmëruar nga familjarët e tjerë, ndërkohë që pritet ndërhyrja për të shpëtuar gruan e marrë peng./Dosja.al