LIVE UPDATES
Aktualitet

PAMJET E TRISHTA/ Ishin në protestë, nënë Filja dhe djali i saj në mëshirë të fatit, Rama: Shteti ka rritur mbështetjen për fëmijët me spektër autik

Pamjet e rënda u shpërndanë kudo se si nëna e moshuar kishte dalë në protestë bashkë me djalin e saj, për të kërkuar të drejtën e tyre dhe mbështetje në mënyrë që mund të jetonte me dinjitet.

24 Korrik 2026, 14:29 Nga Izmir Akulli

PAMJET E TRISHTA/ Ishin në protestë, nënë Filja dhe djali i

TIRANË- Dhunimi i nënë Files dhe djalit të saj të mitur me spektër autik kanë bërë xhiron e mediave ditën e djeshme, ku janë dhunuar pa mëshirë nga policia dhe i kanë gjuajtur me ujë me piper. Pamjet e rënda u shpërndanë kudo se si nëna e moshuar kishte dalë në protestë bashkë me djalin e saj, për të kërkuar të drejtën e tyre dhe mbështetje në mënyrë që mund të jetonte me dinjitet. 

Në videon e mëposhte shihet sesi nëna përqafon fort djalin e saj, ndërsa të dy shfaqen të përlotur dhe të tronditur, pasi u prekën nga uji me piper i përdorur gjatë ndërhyrjes së policisë. E vetmja gjë që shihet në atë video, janë lotet e nënë e bir, ndërkohë që e moshuara e vetmja gjë që kërkonte ishte që të lejohej që të shkonte në shtëpi në Shkozë, pasi policiët me skafandra dhe të armatosur deri në fyt me ujë me piper dhe helm neutralizimi, nuk e lejonin. 

"Dua të shkoj në shtëpi. Jetoj në Shkozë", dëgjohet të thotë ajo.

Por historia e nënë Files nuk mbaron këtu

Pak ditë më parë ajo ishte vizituar nga organizata Brandon Forever 22 Legacy, ku pamjet që u panë nga banesa e saj ishin tmerrësisht të trishta. Mure gjysëm të ngritura dhe të rrënuara, çatia, që gjysma ishte e rrëzuar dhe gjysma tjetër ishte gati në të rënë, dhe mungesa e ushqimeve bazë, nxorën në pah një të vërtetë të trishtë, kjo nënë bashkë me fëmijën e saj me spektër autik ishte lënë në mëshirë të fatit. 

Organizata ka hapur një fushatë në GoFundMe për ta ndihmuar familjen të sigurojë një banesë të përshtatshme dhe kushtet e nevojshme për trajtimin dhe kujdesin e Endit. Sipas përshkrimit të fushatës, shtëpia ku jetojnë aktualisht nuk ofron kushte të sigurta, ndërsa familja ka nevojë edhe për mbështetje që djali të ketë akses në një qendër ditore dhe trajtimin që i nevojitet. Objektivi i nismës është mbledhja e 85 mijë dollarëve për t'i dhënë fund kushteve të mjerueshme në të cilat jetojnë, pasi vetë shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë masë që kjo nënë të jetonte me kushte dinjitoze. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brandon Forever 22 Legacy (@brandonforever22legacy)

"Dua një qendër për djalin", kërkonte nënë Filja mes lotëve dhe dënesës. 

Rama, një realitet në orbitë 

Pamjet e rënda që bën xhiron e mediave ditën e djeshme dhe rritën më shumë zemërimin e qytetarëve që dalin të protestojnë, nuk la pa i komentuar dhe kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama e quajti nënë e dhunuar nga policia, në të përdhunuar nga organizatorët e protestës. 

Ndërkohë që për të minimizuar dhunën që nënë Filja dhe djali i saj kishin pësuar, Rama me mburrje u shpreh se qeveria ka dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre.

"Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për t kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët ng atë verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër. Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese. Në fund të endekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. E futën në rrjet, dhe më pas e lanë në fatin e saj dhe u nisën për te mikrofoni në Bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish përtop të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor,” tha Rama. 

Por realiteti që Rama foli ditën e sotme ndryshon si dita me natën me realitetin që nënë Filja po vazhdon dhe po jeton sot e kësaj dite. Nënë Filja vazhdon të jetojë në një banesë të rrënuar që i rrezikon jetën çdo ditë dhe me ndihmat që i japin njerëzit për tu ushqyer. Ndërkohë që dyfishimi i ndihmave të shtetit, që Rama përmendi sot nuk kanë asnjë impakt në përmirësimin e jetës së nënë Files dhe djalit të saj Endit, për të cilin kërkon vetëm një qendër që mund të kujdeset për të.

Që nga dita e djeshme, kur historia e nënë Files është bërë publike, qytetarët shqiptarë kanë ardhur në ndihmë përmes një GoFundMe që është hapur në emër të saj. Kjo pasi shteti nuk e ka vënë ujin në zjarr për të ndihmuar personat në gjendje të mjerueshme për të jetuar./Dosja.al 

brandon forever 22 legacy

Sondazh

Poll

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela