"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Këtu çdo gjë duket normale, deri në momentin që Rama nis e tregon historinë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i njohur për fjalimet e tij kilometrike nëpër mbledhjet e grupit Parlamnetra të Partisë Socialiste. Ashtu ishte dhe fjalimi që mbajti ditën e sotme, ku shprehu reflektimet e tij ndaj protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë që ai drejton.
Por që në nisje të fjalimit të tij, Rama e mori fjalën duke treguar një histori të treguar dhe më parë. Historinë se si nëna e moshuar e një shoku të tij kishte dalë në protestë, jo për të mbrojtur Zvërnecin apo për natyrën, por për mungesën e shërbimeve.
Këtu çdo gjë duket normale, deri në momentin që Rama nis e tregon historinë. Këtë histori të treguar fillimisht më datë 3 korrik të këtij viti, praktikisht 2 javë më parë, Rama theksoi se nëna e shokut të tij, kishte dal në protestë për shkak se ishte pishtëruar nga administrata dhe se nuk kishte marrë shërbimin e duhur.
"Nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë dhe i biri ishte alarmuar kur i thanë, sepse ajo është në një moshë të caktuar. Ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte pyetur të ëmën në protestë dhe ajo i tregon thelbin e zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Kjo grua në moshë del në protestë sepse është e fyer. Ky është një poshtërim dhe ndjenja e poshtërimit nga shteti yt dhe nga njerëzit që paguhen për të të shërbyer ty, është një ndjenjë që të bën të kuptosh që është kulmi. Njerëzit nuk ndjehen të fyer e të poshtëruar jo vetëm sepse nuk zgjidhin dot një hall," u shpreh Rama aso kohe.
Të njëjtën histori Rama e tregoi dhe ditën e sotme, por me një diferencë të madhë në ngjarje. Nëna e moshuar e shokut të tij, nuk kishte dal në protestë se ndihej e poshtëruar nga administrata, por sepse detyrohej që të priste 3 orë mjekun që të bënte një vizitë në poliklinikë.
“Dua të tregoj rastin e nënës së një shoku tim që ka dal në protestë. Nuk e di a dëgjuat rastin e një gjysheje 80-vjeçare. Edhe ajo doli në protestë, jo për Zvërnecin, por sepse sa herë i duhej të vizitohej në poliklinikë, ngrihej pa zbardhur dita për të zënë radhën, pasi mjeku shkonte vonë dhe ajo priste 2-3 orë”, tha Rama ditën e sotme./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mandati i katërt i qeverisë socialiste do të fokusohet te rikthimi i besimit t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para grupit parlamentar të Partisë Socialiste dokumentin e quajtur “Besa”, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e një gruaje të moshuar me djalin në spektrin e autizmit, e cila u sulmua me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sjelljen e administratës publike, duke thënë se mungesa e komunikimit dhe e empatis&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj organizatorëve dhe mbështetësve të protestës së zhvilluar n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndikimin ndërkombëtar që pati protesta kundër projektit në Zvërnec, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet e tij ndaj protestuesve, duke deklaruar se në to ka pasur ndërhyrje nga jashtë,...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani askush nuk e mendonte se në bulevardin që vriteshin njerëzit n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër ndryshimeve ligjore, duke akuzuar disa prej pjesëmarrësve dhe euro...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur te problematikat e qytetarëve me shërbimet publike gjatë fjalës s&eu...