11 Maj 2025, 23:38
Nga E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, ka reguar pas sulmeve nga Partia Socialiste lidhur me vendimin për të shpallur ditën e hënë rezultatet nga votimi dhe numërimi elektronik i votave në njësinë 10 dhe Bashkinë Vorë. Duke folur për emisionin "Opinion", Celibashi tha se votimi dhe numërimi elektronik është një projekt pilot dhe si i tillë, i dakortësuar në mbledhjet me partitë politikë më herët, do të testohet se si funksionon pajisja, sa integritet siguron ajo për fshehtësinë e votës, e të tjera. Celibashi theksoi gjithashtu se rezultati do ta bëhet publik ditën e nesërme, rreth orës 8-9 të mëngjesit.
Celibashi: Votimi dhe numërim elektronik në njësinë 10 dhe Bashkinë Vorë, është një projekt pilot, i cili u realizua me konsensusin e të gjithë forcave politike, përfshirë këtu dhe PD si pale kryesore e opozitës. Në të gjitha diskutimet që kemi patur në lidhje me mundësin e shtirjes më shumë të votimit elektronik në këtë zgjedhje, nuk e patëm dakortësinë nga PD për ta shtirë më shumë këtë, dhe dha dakortësinë për realizmin e këtë projekti pilot.
Sipas vlerësimit që u bë në momenti kur e morëm këtë vendim, PD kishte konsiderata që sistemi që ne aplikojmë për votim dhe numërim elektronik, nuk ofron besimin dhe garancitë për atë si subjekt. Gjithsesi ata thanë, që përtej kësaj, është rasti ta ri aplikojmë dhe njëherë në formë pilot. Kur kemi bërë diskutimin mbi kohën e shpalljes së rezultatit të këtij votimi, është e qartë dhe ata e thonë, se në nuk jemi duke testuar nëse pajisja e transmeton menjëherë rezultatin, ne kemi dyshime dhe konsiderata jo pozitive nga pikëpamja teknike për procesin e numërimit. Ne duam të testojmë se si funksionon pajisja, sa integritet siguron ajo për fshehtësinë e votës, e të tjera.
Ne e dimë shumë mirë, që transmetimi bëhet menjëherë, nuk e kemi nevojë të testojmë këtë. Në këtë formë është dakortësuar për t’u realizuar. Rezultatin do ta bëjmë publik ditën e nesërme, rreth orës 8-9 të mëngjesit. Ato janë dokumente të prodhuara nga pajiset e votimit dhe numërimit elektronik. Disa prej operatorëve që kanë menaxhuar pajisjet, kur kanë realizuar mbylljen kanë aplikuar dhe komandën e printimit të tyre. Në një mënyrë është zyrtar. Ai është rezultati i prodhuar nga pajisja, dhe ky do konfrontohet me ato që mban pajisja si të dhëna.
ilirjan celibashi
Politike
11 Maj 2025, 23:33
E. D
foto ilustruese
DEVOLL- Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e Devollit, ku janë publikuar rezultatet e katër k...
Politike
11 Maj 2025, 23:21
r.ll
pamje nga parku olimpik
TIRANË- Te Parku Olimpik ka nisur procesi i numërimit të votave. Që në nisje janë raportuar tensione ...
Politike
11 Maj 2025, 23:21
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Kukës dhe Kuçovë. Në qarkun e Kukësit jan&e...
Politike
11 Maj 2025, 23:16
Dosja.al
lideret e partive
TIRANË- Ditën e sotme shqiptarët brenda dhe jashtë venditë kanë hedhur votën e tyre për për...
Politike
11 Maj 2025, 23:06
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Në Qarkun Shkodër ende nuk ka nisur numërimi. Në vetëm një KZAZ( numër 2) priten ende kuti...
Politike
11 Maj 2025, 22:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet parlamentare. Sipas rezultateve të...
Politike
11 Maj 2025, 22:47
M.L
Foto ilustruese
VORË- Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare në vendin tonë. Në disa qytete të vendit ka ni...
Politike
11 Maj 2025, 22:44
E. D
foto ilustruese
TEPELENË- Ka nisur numërimi i votave në Tepelenë. Siç raportohet fillimisht kanë nisur që të num&...
Politike
11 Maj 2025, 22:03
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi për qarkun e Tiranës i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, duke folur nga ...
Politike
11 Maj 2025, 22:39
M.L
Foto ilustruese
KORÇË- Ditën e sotme është zhvilluar procesi zgjedhor për parlamentin e ri të SHqipërisë. M&...