22 Maj 2022, 22:57
Nga DOSJA
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim” Monika Kryemadhi, e cila ndër të tjera tregoi edhe për marrëdhënien e saj me Ilir Metën. Ajo zbuloi se te bashkëshorti i saj vlerëson burrërinë, në kuptimin e mentalitetit, forcës së mendimit dhe tolerancës, virtyte që siç tha nuk e gjen shpesh tek njerëzit.
Monika tregoi se përplasjet mes tyre kanë të bëjnë me politikën dhe jo familjen dhe me sinqeritet tha se në debate gjithmonë ka fituar Iliri. Kryetarja e LSI tregoi se përplasja më e madhe mes tyre ka qenë për djegien e mandateve, teksa zbuloi se i ka kërkuar falje Ilir Metës, një falje që sipas saj, nuk ka më vlerë. “Kam kërkuar falje, por falja ime nuk ka më asnjë vlerë. Është gabimi im politik. Emocionet dhe euforia nga të gjitha anët bënë që të tregohesha pak mendjelehtë”, tha Kryemadhi. “Pas djegies së mandateve besueshmëria e tij politike tek unë është zero”, shtoi ajo.
Monika e cilësoi Ilir Metën si një politikan që i duhet politikës shqiptare, ndërsa si bashkëshort e cilësoi si të jashtëzakonshëm. Ajo shtoi se nëse nuk do të merreshin me politikë, e vetmja gjë që do t’i kërkonte atij, do të ishin pushimet e vërteta familjare.
Deputetja tha se pas korrikut Ilir Meta do të ketë axhendë aktive, duke theksuar se ai është një politikan që iu jep besim dhe mundësi të gjithëve.
Marrë nga Balkanweb
Politike
22 Maj 2022, 22:48
Selia e PD
TIRANË- Partia Demokratike është në festë. Zyrtarisht Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e selisë blu dhe demo...
Politike
22 Maj 2022, 22:38
Albana Vokshi
TIRANË- Albana Vokshi ka zyrtarizuar fitoren e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rikthimin e tij në PD, si kryetar. Në nj&eum...
Politike
22 Maj 2022, 22:12
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Pa asnjë surpri...
Politike
22 Maj 2022, 21:53
Festë në selinë blu
TIRANË- Dega numër dy e Partisë Demokratike në Tiranë ka nisur festën. Aty po ndizen fishe...
Politike
22 Maj 2022, 21:57
Monika Kryemadhi dhe vajza
TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e LSI-së, Mon...
Politike
22 Maj 2022, 21:36
Pogradec 516 votues Sali Berisha 484 vota Ibsen Elezi 32 vota Asnjë të pavlefshme
Devoll Sali Berisha 1082 vota Ibsen Elezi 135 vota 8 vota të...
Politike
22 Maj 2022, 21:18
Numërimi i votave në PD
TIRANË- Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike është drejt fun...
Politike
22 Maj 2022, 21:14
Numërimi i votave në PD
Zgjedhjet në PD
Berat
Sali Berisha - 378 vota
Ibsen Elezi - 57 vota
Të pavlefshme - 3 vota
Morën pjes...
Politike
22 Maj 2022, 20:59
Numërimi i votave në selinë blu
TIRANË- Numërimi i votave në selinë blu po transmetohet në mënyrë të...
Politike
22 Maj 2022, 20:35
Sali Berisha, Ibsen Elezi
TIRANË- Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike ka përfunduar në disa q...