22 Maj 2022, 20:59
Nga DOSJA
Numërimi i votave në selinë blu
TIRANË- Numërimi i votave në selinë blu po transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në kanalin e Partisë Demokratike në Youtube. Një person po numëron votat dhe po i lexon ato një e nga një teksa në dorë ka një mikrofon, në mënyrë që të dëgjohet nga të gjithë. Deri më tani numërimi i votave ka përfunduar në disa degë dhe ai që kryeson është ish-kryeministri Sali Berisha.
Konkretisht në Dibër kanë votuar 754 anëtarë, nga 1150 në total. 664 vota ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa 84 kanë shkuar për Ibsen Elezin, kandidatin tjetër. 6 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Në degën e Klosit, kanë votuar në total 445 anëtarë. Votat janë ndarë kështu: 429 Sali Berisha dhe 9 Ibsen Elezi. 7 janë shpallur të pavlefshme. Në Skrapar, ku nga 214 anëtarë kanë votuar 104. 91 vota ka marrë Sali Berisha, 8 vota Ibsen Elezi dhe 3 kanë qenë të pavlefshme.
Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike edhe në Pogradec ku 484 vota ka marrë Berisha, ndërsa 32 Elezi. Në Roskovec Berisha mësohet se ka marrë 433 vota, ndërsa kandidati tjetër, Ibsen Elezi, 39. Katër vota kanë dalë të pavlefshme.
(F.m/dosja.al)
Politike
22 Maj 2022, 20:35
Sali Berisha, Ibsen Elezi
TIRANË- Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike ka përfunduar në disa q...
Politike
22 Maj 2022, 20:29
POGRADEC- Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike edhe në Pogradec. Mësohet se në...
Politike
22 Maj 2022, 20:18
Roskovec
FIER- Në Roskovec ka përfunduar procesi i numërimit dhe shumicën e votave e ka marrë lideri historik i Partisë Demok...
Politike
22 Maj 2022, 19:52
Sali Berisha, selia blu dhe Ibsen Elezi
TIRANË- Ora shënon 20:00 dhe afati ka përfunduar. Koha e demokratëve për t’i dhë...
Politike
22 Maj 2022, 19:17
Glauk Olldashi dhe Sali Berisha
TIRANË- Deri në orën 17:00 kanë votuar 38 mijë e 184 demokratë. Komisioni i Organizimit ...
Politike
22 Maj 2022, 18:39
Luçiano Boçi
ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimin e procesit të votimit n&eum...
Politike
22 Maj 2022, 17:57
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe K...
Politike
22 Maj 2022, 17:06
Selia e Partisë Demokratike
TIRANË- Deri në orën 15:00 kanë votuar 31 mijë e 956 demokratë. Komisioni i Organizimi...
Politike
22 Maj 2022, 17:03
Fleta e votimit
TIRANË- Një demokrat ka bojkotuar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Bnë foton e siguruar nga Dosja.al shi...
Politike
22 Maj 2022, 16:42
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha ka votuar për kreun e ri të Partisë Demok...