Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e vendosur para kryeministrisë, Berisha tha se Edi Rama kërkoi mbrojtje në Dibër, në një kohë kur Dibra është boshatisur si kurrë në historinë e saj.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministrin Rama nuk e mbrojnë as socialistët, por e mbron vetëm mafia. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e vendosur para kryeministrisë, Berisha tha se Edi Rama kërkoi mbrojtje në Dibër, në një kohë kur Dibra është boshatisur si kurrë në historinë e saj.
Berisha theksoi se mijëra qytetarë nga Dibra, nga Korça, nga Tropoja, Kukësi, Shkodra, vrapojnë të blejnë naftën në vendet përreth, sepse Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta.
Sali Berisha: Edi Rama kërkoi mbrojtje në Dibër, në një kohë kur Dibra është boshatisur si kurrë në historinë e saj. Jo vetëm Dibra, por pothuajse e gjithë Shqipëria rurale është bërë si pothuajse e paqenë. Është vendosur në hapësirën e ekzistencës apo mosekzistencës së saj. Sot, mijëra qytetarë nga Dibra, nga Korça, nga Tropoja, Kukësi, Shkodra, vrapojnë të blejnë naftën në vendet përreth. Vrapojnë të bëjnë pazaret në vendet përreth sepse Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta. Është vendi i shndërruar në koston më të lartë të jetesës dhe të papërballueshme.
Atëherë kush mund ta mbrojë Edi Ramën sot? Askush. Por Edi Ramën nuk e mbrojnë dot as socialistët. E mbron vetëm mafia që ndan me ta krimin. Dhe mos harroni se ajo parti është themeluar mbi krimin, ka vazhduar mbi krimin dhe sot është e pushtuar nga krimi. Socialist të ndershëm që e mbron atë, nuk ka. Qytetar të ndershëm që e mbron atë, nuk ka. Shqiptar të ndershëm që i thotë vetës shqiptar dhe mbron atë, nuk ka. Nuk ka pasur antishqiptar më të hapur pas Enver Hoxhës se Edi Rama. Imagjinoni pak, cila ishte pozita e Beogradit në vitin 2013 dhe si e ndihmoi ky që dele të zezë të bëjë Prishtinën dhe të nxjerrë Beogradin si konstruktiv, shërbëtori i Vuçiçit.
Nuk e harrojnë shqiptarët këtë. Nuk e harrojnë shqiptarët kurrë shpalljen e veriut të Kosovës si tokë e askujt. Nuk harrojnë shqiptarët kurrë projektin e shtrirjes së shtetit serb në Kosovë, të asociacionit që thotë ky. Nuk harrojnë shqiptarët kurrë kërcënimin që i bëri me Vuçiçin dhe Putinin Kosovës se do përfundojnë në kohën e bronzit. Nuk harrojnë shqiptarët kurrë zhdukjen e Kosovës nga harta e Ballkanit të Hapur dhe paraqitjen e saj si territori i Serbisë. Nuk harrojnë shqiptarët kurrë sanksionet që vendosi ndaj qeverisë së Kosovës dhe Kosovës ky bastard vetëm për të zbatuar urdhrat e Beogradit. Nuk harrojnë shqiptarët kurrë Ballkanin e Hapur që shkatërroi bujqësinë shqiptare dhe tregun shqiptar./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se programi i opozitës është t'u rikthejë di...
Arbërie Nagavci KOSOVA- Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se partia e saj do të bëjë deri n&eum...
Fatmire Kollçaku, Glauk Konjufca KOSOVË- Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër aktual dhe i propozuar për president ës...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama është një 'bishë' e plagosur....
Glauk Konjufca KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, akuzoi partitë opozitare se përmes pamundësimit ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e s...
Emilija Rexhepi KOSOVA- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, tha se Kosova ndodhet përballë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se alternativa e opozitës është vetëm sulmi ndaj k...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zvillon një takimin me drejtuesit e rinj të degëve...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij para deputetëve të Vetëvendosjes akuzoi opozitën se nuk k...