27 Prill 2026, 19:46
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se programi i opozitës është t'u rikthejë dinjitetin shqiptarëve dhe të votojnë si qytetarë të lirë. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e vendosur para kryeministrisë, Berisha u shpreh se Edi Rama është i mbaruar, pasi gjatë takimit në Dibër, ai u kërkoi qytetarëve që ta mbrojnë.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë të gjithë ju që çdo të hënë mblidheni këtu si zëri i vërtetë i shqiptarëve. Mblidheni këtu si dëshmia e papajtueshmërisë me regjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve, të qytetarëve, të mbarë vendit. Të dashur miq, pasi refuzoi dhe përdori si mburojë 83 mandatet e krimit, Edi Rama në mbrojtje të dosjes së tij dhe Lubi Ballukut, është bërë për çdo shqiptar më armik, më i rrezikshëm se kurrë ndonjëherë më parë. Me këtë vendim ai u faktoi shqiptarëve se nuk do të lërë vendim pa marrë, veprim pa kryer për të shpëtuar lëkurën e tij.
Sepse e vërteta është, prapa fustanit të Lubisë qëndron lëkura e Edi Ramës, të lidhur përjetësisht në krim dhe vjedhje si ata, nuk mund të gjesh të tjerë. Edi Rama e ndjen këtë, ka një panik të madh, ka një tmerr nga qytetarët. Dy ditë më parë në Dibër u bëri thirrje socialistëve të Dibrës të na mbroni nga këta dhe ata, me atë gjuhën e tij prej ordineri, pra e ndjen veten të përfunduar. E ndjen të përfunduar se e ka shumë të qartë se nuk ka qytetarë dibranë, nuk ka qytetarë shqiptar që mund të mashtrohet dhe mund të pranojë moralin e hajdutit të Edi Ramës.
Nuk ka dibran, nuk ka shqiptar që nuk konstaton se jeta e tij bëhet gjithnjë e më e vështirë. Se xhepat e tij zbrazen gjithnjë e më shumë. Se çmimet e dyqaneve rriten vazhdimisht. Se e ardhmja për fëmijët e tij në Shqipëri bëhet e pamundur. Ndaj dhe kërkon mbrojtje. Ne ftojmë shqiptarët, ne ftojmë çdo qytetar shqiptar të bashkohemi në këtë betejë vendimtare. Kjo betejë është vendimtare. Ne nuk do pranojmë kurrë që ky person që mund t’i vësh 100 epitete, të mbajë peng shqiptarët dhe Shqipërinë.
Ne kemi një program, së pari t’u kthejmë dinjitetin shqiptarëve, të votojnë si qytetarë të lirë. Askush më mirë se ne, që kemi vuajtur diktaturën më të egër nuk e di se gjithçka fillon me votën e lirë. Dhe ne, të gjithë sa jemi këtu, mijëra e mijëra të tjerë, të bashkohemi si luftëtarë të votës së lirë, si misionarë të votës së lirë./Dosja.al
sali berisha pd takim
Politike
27 Prill 2026, 19:31
E.d
Arbërie Nagavci
KOSOVA- Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se partia e saj do të bëjë deri n&eum...
Politike
27 Prill 2026, 19:16
E. D
Fatmire Kollçaku, Glauk Konjufca
KOSOVË- Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër aktual dhe i propozuar për president ës...
Politike
27 Prill 2026, 19:10
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama është një 'bishë' e plagosur....
Politike
27 Prill 2026, 19:02
E. D
Glauk Konjufca
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, akuzoi partitë opozitare se përmes pamundësimit ...
Politike
27 Prill 2026, 18:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e s...
Politike
27 Prill 2026, 18:39
E.d
Emilija Rexhepi
KOSOVA- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, tha se Kosova ndodhet përballë...
Politike
27 Prill 2026, 18:39
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se alternativa e opozitës është vetëm sulmi ndaj k...
Politike
27 Prill 2026, 18:28
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zvillon një takimin me drejtuesit e rinj të degëve...
Politike
27 Prill 2026, 18:10
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij para deputetëve të Vetëvendosjes akuzoi opozitën se nuk k...
Politike
27 Prill 2026, 18:09
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se LVV nuk e ka përgjegjësinë e plotë për zgjedhjen e pres...