LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kryefjala jonë vetëm organizimi! Rama është bishë e plagosur, nuk i ndahemi

Gjatë mbledhjes me drejtuesit e partisë në vend, Berisha u shpreh se kryefjala e opozitës është vetëm organizimi.

27 Prill 2026, 19:10 Nga E.d
Berisha: Kryefjala jonë vetëm organizimi! Rama është
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama është një 'bishë' e plagosur. Gjatë mbledhjes me drejtuesit e partisë në vend, Berisha u shpreh se kryefjala e opozitës është vetëm organizimi.

Sipas tij nuk ka pasur armik më të egër se Edi Rama për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Në fund, lideri opozitar kërkoi angazhim të shtuar në terren dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Sali Berisha: Ua them këto për t’u angazhuar në një diskutim të hapur me çdo shqiptar se duhet të ngrihemi, duhet të vazhdojmë betejën tonë gjer në realizimin e projektit. Edi Rama, ua them përsëri, është bishë e plagosur përfundimisht. Të bëjë ç’të dojë, ne nuk i ndahemi. Të bëjë ç’të dojë, ai nuk ka të ardhme, është i pashpresë, është i humbur. Përpiqet në të gjitha mënyrat si sharlatan. Është i gatshëm të shesë gjithçka, të thotë çdo gjë, vetëm e vetëm që të kapet në një fije bari apo në një tjetër.

Por kur vjedh shqiprarët në këtë mënyrë, nuk ke më shpresë. Ai vërtet e mbylli, vërtet Ballukun e ka në krah se ajo ia ka të gjitha dosjet. Ai ka 25 vite që vjedh me të që nga bashkia dhe gjer ditën kur iku. Tani është Oltion Bistri që është bërë asistenti kryesor i Ergys Agasit, sepse Ergys Agasi është i qetë, vazhdon ndërtimet.

Nga ju drejtuesit e degëve të PD kërkohet një përqendrim total në përgatitjen e protestës së ardhshme të datës 8 maj, një takim dhe biseda intensive me qytetarët për t’u shpjeguar atyre se nuk ka dhe nuk ka pasur armik më të egër se Edi Rama për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Së dyti, ju e keni të qartë se për të gjithë ju, për të gjithë ne, kryefjala e të gjithë kryefjalëve është organizim, organizim, organizim. Ne jemi parti e madhe, ata që e vënë në dyshim këtë, gabojnë. Por ne kemi pasur një problem, dhe duhet t’i njohim problemet tona, ne nuk jemi marrë në shkallën e duhur me organizimin. Për një seri, por ne nuk jemi ata që kemi përkushtuar në shkallën e duhur energjitë, përqendrimin tonë.

Ndaj dhe sot dhe çdo ditë, kryetarët, anëtarët e kryesive, drejtuesit e qarqeve, koordinatorët, kryetarët e grup seksioneve, kanë detyrën më të rëndësishme, organizimin, riorganizimin e kësaj partie, nga seksionet, gjer në drejtimet kryesore.

Edhe kjo është e domosdoshme për t’u përballur me situatën e krijuar. Edi Rama është në pozitë të vështirë, nuk del më nga ky qerthull. Edi Rama del nga ky qerthull vetëm po e lamë ne. Vetëm po pranuam ne që ai të dalë. Se ai nuk mund të dalë. Dha një intervistë në një gazetë evropiane, me siguri të lobuar. Shtypi evropian iu përvesh, gazetat më të mëdha iu përveshën si hipokrit, si mashtrues, etj me radhë.

Të gjitha cituan opozitën, zërin e tyre, përpjekjen e opozitës. Duhet të bëjmë gjithçka që këto përpjekje të vijnë në rritje. Edi Rama çdo ditë bëhet më armik, çdo ditë bëhet më i rrezikshëm, çdo ditë bëhet më antishqiptar, çdo ditë bëhet më hajdut bashkë me organizatën e tij kriminale. Ne nuk do ta pranojmë kurrë një gjë të tillë./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë