LIVE UPDATES
Politike

Ministri i Bujqësisë i Kosovës: Po rishikojmë barrierat administrative për tregtinë me Shqipërinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, theksoi se Shqipëria dhe Kosova po punojnë për përmirësimin e procedurave tregtare dhe reduktimin e pengesave që ndikojnë në qarkullimin e mallrave bujqësore mes dy vendeve.

26 Qershor 2026, 13:32 Nga E. D
Ministri i Bujqësisë i Kosovës: Po rishikojmë barrierat
Armend Muja

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mirëpriti në Tiranë homologun e tij nga Kosova, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, në kuadër të një vizite dyditore zyrtare, gjatë së cilës u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive respektive.

Marrëveshjet synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, duke u fokusuar në dy drejtime kryesore, zhvillimin e shërbimeve këshillimore bujqësore, transferimin e teknologjive dhe nxitjen e inovacionit, si dhe marketingun, promovimin dhe lehtësimin e tregtimit të produkteve agro-ushqimore.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri Salla theksoi se nënshkrimi i marrëveshjeve përfaqëson një tjetër dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe të vullnetit të përbashkët për ta kthyer bashkëpunimin në rezultate konkrete për fermerët dhe qytetarët.

“Këto marrëveshje vijnë në vijim të takimit të zhvilluar në muajin prill në Prishtinë dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm në konkretizimin e angazhimeve të marra nga të dyja palët. Marrëveshjet materializojnë bashkëpunimin tonë në dy drejtime strategjike: zhvillimin e shërbimeve këshillimore bujqësore, transferimin e teknologjive dhe nxitjen e inovacionit në bujqësi, si dhe hartimin e një qasjeje të përbashkët për marketingun, promovimin dhe lehtësimin e tregtimit të produkteve agro-ushqimore,” u shpreh Salla.

Ministri nënvizoi se bujqësia mbetet një sektor me rëndësi strategjike për të dy vendet, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, mirëqenien e komuniteteve rurale, krijimin e vendeve të punës dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Sipas tij, marrëveshja për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore synon rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare dhe kosovare, forcimin e pranisë së tyre në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, koordinimin e aktiviteteve promovuese dhe pjesëmarrjen në panaire, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve ekonomikë në të dy vendet.

Ndërkohë, marrëveshja për shërbimet këshillimore, transferimin e teknologjive dhe inovacionin synon modernizimin e sektorit bujqësor përmes forcimit të kapaciteteve profesionale, shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira, përmirësimit dhe digjitalizimit të shërbimeve për fermerët, si dhe mbështetjes së tyre me teknologji dhe zgjidhje inovative.

“Këto instrumente bashkëpunimi krijojnë një bazë të qëndrueshme për koordinim institucional dhe zhvillim të përbashkët, duke hapur njëkohësisht mundësi të reja për pjesëmarrje në programe, projekte dhe fonde të Bashkimit Evropian, si dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të zhvillimit,” theksoi Ministri Salla.

Në përfundim, ai shprehu bindjen se marrëveshjet e nënshkruara do të sjellin rezultate konkrete dhe afatgjata për sektorin agro-ushqimor në Shqipëri dhe Kosovë, duke shërbyer si një bazë e fortë për bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, theksoi se Shqipëria dhe Kosova po punojnë për përmirësimin e procedurave tregtare dhe reduktimin e pengesave që ndikojnë në qarkullimin e mallrave bujqësore mes dy vendeve.

“Jemi duke rishikuar barrierat administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave. Synimi ynë është të dixhitalizojmë procesin e kontrollit dhe të heqim të gjitha pengesat që ndikojnë në qarkullimin e produkteve mes dy vendeve,” u shpreh Muja./Dosja.al

armend muja

Sondazh

Poll

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë