4 Maj 2026, 15:17
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Shqipëria ka humbur garën e rritjes së pagave në rajon, ndërsa korrupsioni dhe dështimi i qeverisë e kanë zhytur ekonominë në vështirësi. Me anë të një postimi në Facebook, BArdhi thekson se qytetarët përballen me ushqimet më të shtrenjta në rajon, ndërsa vijojnë të kenë ndër të ardhurat më të ulëta.
Sipas tij, ekonomia është kryearsyeja pse shqiptarët duhet të kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar. Demokratike shprehet, se në 8 Maj duhet të mblidhemi të gjithë bashkë në protestë kombëtare, për një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve dhe të pa korruptuar.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave. Edhe në 2025-n, paga mesatare mujore bruto, që marrin punonjësit në Serbi (1290 euro), Bosnjë-Hercegovinë (1245 euro), Mal të Zi (1206 euro), Maqedoninë e Veriut (1100 euro), e ishte 30-50% më e lartë sesa në Shqipëri (860 euro).
Qytetarët përballen me ushqimet më të shtrenjta në rajon, ndërsa vijojnë të kenë ndër të ardhurat më të ulëta. Kjo po nxit jo pak shqiptarë të bëjnë turizëm rajonal për blerje, si për naftën, ashtu dhe për ushqime e produkte të tjera jetike. Ekonomia është kryearsyeja pse shqiptarët duhet të kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar.
Në 8 Maj, të gjithë bashkë, në protestë kombëtare, për një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve dhe të pa korruptuar, që garanton më shumë mirëqenie, një ekonomi më të mirë, paga më të larta dhe çmime më të ulëta./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
4 Maj 2026, 15:21
E.d
Flamujt e BE-së dhe të Serbisë në ndërtesën e Qeverisë serbe në Beograd
BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) ka konfirm...
Politike
2 Maj 2026, 14:49
E. D
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur ditën e djes...
Politike
4 Maj 2026, 14:50
E.d
Ferit Hoxha dhe Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi dhe Ministri për Evropën dhe Punë...
Politike
4 Maj 2026, 14:06
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë marrë vendimin sot në lidhje me masë...
Politike
4 Maj 2026, 14:08
E.d
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik i cili ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Durr&e...
Politike
4 Maj 2026, 14:01
E.d
Benet Beci
TIRANË- GJKKO ka shtyrë ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Shkodrës B...
Politike
4 Maj 2026, 13:29
E.d
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evrop&eu...
Politike
4 Maj 2026, 12:53
E.d
Mereme Sela
TIRANË- Mereme Sela e cila u përjashtua nga gara për kreun e PD, ka paditur në Gjykatën e Tiranës, Part...
Politike
4 Maj 2026, 12:24
I.A
Pamjet
DURRËS- Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, ka bër&eu...
Politike
4 Maj 2026, 11:53
I.A
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka pasur veto nga shtetet anëtar...