LIVE UPDATES
Politike

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”/ Këlliçi - Hoxhës: Duhet t'u kërkoni falje shqiptarëve në RMV, nuk pranuat fajin por e mohuat

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, Këlliçi u shpreh se Ministri Hoxha jo vetëm nuk pranoi fajin dhe nuk kërkoi falje, por përgenjështroi mesazhi dhe e mohoi.

4 Maj 2026, 13:29 Nga E.d
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, t'u kërkoj falje shqipatrëve në RMV. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, Këlliçi u shpreh se Ministri Hoxha jo vetëm nuk pranoi fajin dhe nuk kërkoi falje, por përgenjështroi mesazhi dhe e mohoi.

Deputeti opozitar tha se fillimisht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ka reaguar zyrtarisht duke mohuar këto mesazhe, dhe duke thënë që nuk janë mesazhe autentike dhe duke akuzuar opozitën. Këlliçi theksoi se për herë të parë në 36 vite kemi të bëjmë me një rast kur një ministër i jashtëm, në një grup komunikimi me zyrtarë të shtetit shqiptar, fyen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. 

Belind Këlliçi: 10 ditë më parë, unë personalisht kam bërë publik një mesazh i cili kur më ka ardhur në momentin e parë, më është dashur ta verifikoj. Nuk është ashtu si u trajtua pak më parë këtu, si këto mbledhjet e bashkimeve profesionale e tjerë e tjerë. Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim privat, një komunikim privat, por kemi të bëjmë me një komunikim i cili zhvillohet në grupin e komunikimit zyrtar me ambasadorët e vendit tonë në shtete të ndryshme. ku po e bëj publike dhe njëherë, kam publikuar edhe për mediat, edhe grupin e ëhatsApp-it, sepse jam detyruar pas përgënjeshtrimit nga Ministria juaj ta bëj publik, ku në grupin e ëhatsApp-it, ku janë anëtarë ambasadorët tanë në vende të ndryshme, ju keni shkruar një koment në një artikull të postuar nga ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, ku keni thënë, po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë? Tani, nëse ju do të kishit mbajtur një qëndrim etik, është krejt normale, lapsuset mund të ndodhin, ë gabimet mund të ndodhin, jemi njerëz.

Sigurisht nëse do të kishit dalë në një deklaratë për shtyp do të kishit bërë një ‘mea culpa’, do të kishit pranuar këtë gabim. Mundet të kishe kaluar edhe shumë më lehtë kjo çështje. Por për shkak të reagimit tuaj të menjëhershëm, mos gaboj rreth dy orë pasi janë bërë publike këto mesazhe, fillimisht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ka  reaguar zyrtarisht duke mohuar këto mesazhe, duke thënë që nuk janë mesazhe autentike dhe duke akuzuar ë opozitën, në këtë rast edhe mua personalisht, për fabrikim të këtyre mesazheve. Më pas unë jam detyruar të nxjerr foto të plota të postimit tuaj, orarin kur e keni fshirë mesazhin në 17:02. Është këtu edhe momentin kur ju keni vendosur të dilni zyrtarisht një ditë më pas nga grupi i ambasadorëve në orën 4:00 të pasdites, kur keni dalë nga grupi.

Zoti ministër, cili është komenti juaj në raport me këto mesazhe të bëra publike, të cilat sigurisht cenojnë jo vetëm politikën e jashtme të vendit tonë, për sa i përket raporteve me vendet fqinje, por dhe për herë të parë në 36 vite ne kemi të bëjmë me një rast kur një ministër i jashtëm, në një grup komunikimi me zyrtarë të shtetit shqiptar, nuk është një grup komunikimi privat i juaji që është bërë publik dhe nuk ka këtu shkelje të dhënave personale, fyen në këtë mënyrë shqiptarët në shtetin tonë fqinj, në Maqedoninë e Veriut. Unë dua të di, ju i qëndroni deklaratës së Ministrisë së Jashtme dhe zëdhënësit tuaj se këto mesazhe janë të fabrikuara apo këto mesazhe janë të vërteta, ky mesazh është i vërtetë, zoti ministër, dhe ju mjaftoni të mbanit një qëndrim korrektues mbase për atë shprehi që mund ta keni bërë në nxitim e sipër, për të sqaruar opinionin publik, apo për të kërkuar falje publike siç ju është kërkuar disa herë në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues politikë, zyrtarë shtetërorë, anëtarë të kabinetit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të dilni dhe të kërkoni falje publike për atë mesazh fyes ndaj ë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut./Dosja.al

belind këlliçi ferit hoxha mesazh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet