4 Maj 2026, 11:53
Nga I.A
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka pasur veto nga shtetet anëtare për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, Hoxha theksoi se brenda vitit 2030 vendi ynë do jetë pjesë e familjes Europiane.
“Në debatin publik është pretenduar mëse një herë se procesi është bllokuar, se vende të caktuara kanë vënë veto (pretendohej për 9 të tilla) apo se Shqipëria nuk po avancon më. Duke mirëkuptuar interesin e veçantë për këtë proces dhe respektuar debatin publik pavarësisht qasjes, dëshiroj ta them qartë dhe me përgjegjësi: këto pretendime nuk qëndrojnë.
Nuk ka pasur dhe nuk ka bllokim, nuk ka pasur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtar. Procesi ka vijuar dhe vijon normalisht. Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë e ka konfirmuar publikisht këtë fakt. Progresi i dukshëm i vendit në negociata është theksuar në mënyrë të përsëritur, disa herë, nga Komisionerja Kos dhe Përfaqësuesja e Lartë Kallas”, tha Hoxha.
Hoxha theksoi se raporti që i është dorëzuar Këshillit të BE-së nga Komisioni, për Vlerësimin e pikave të ndërmjetme (IBAR), ka qenë pozitiv për Shqipërinë.
“Ajo që dimë me siguri është se rekomandimet e Komisionit për Këshillin kanë qenë pozitive, duke njohur progresin e arritur dhe përmbushjen e piketave, si dhe duke rekomanduar vijimin e procesit drejt miratimit të tyre”, theksoi Hoxha./Dosja.al
ferit hoxha
Politike
4 Maj 2026, 11:25
E.d
Saimir Korreshi
LUSHNJË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka vazhduar që të denoncojë situatën e rëndë në ba...
Politike
4 Maj 2026, 11:24
I.A
Foto Familjare
ARMENI- Liderët botërorë realizuan foton familjare për samitin e Komunitetit Politik Europian. Kamera ka kapur një ...
Politike
4 Maj 2026, 11:06
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Sokol Sadushi, është vegël e...
Politike
4 Maj 2026, 11:03
E.d
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ndaj Altin Dumanit do ngrihet padi. Gjatë nj&eum...
Politike
4 Maj 2026, 10:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorit Altin Dumani, duke pretenduar shke...
Politike
4 Maj 2026, 10:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar p&e...
Politike
4 Maj 2026, 10:14
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e mas&eum...
Politike
4 Maj 2026, 09:44
I.A
Gjykata e Larte
TIRANË- Një vendim me ndikim të gjerë në praktikën gjyqësore pritet të merret këtë të...
Politike
4 Maj 2026, 09:21
I.A
Pamjet
TIRANË- Ngjarja e djeshme në Durrës, ku u vranë dy fëmijë të mitur 10 dhe 12 vjeç ka rikthyer në pah ...
Politike
4 Maj 2026, 08:54
I.A
Edi Rama
ARMENI- Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet Samitit të 8-të t&eu...