2 Shtator 2024, 13:13
Nga S.B
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme bilancin Janar-Gusht të turizmit. Sipas shifrave, 7 milionë e 233.711 pasagjerë kanë hyrë vetëm në Rinas nga Janari e deri në Gusht.
Më tej Rama thotë se gushti tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa gushti i shkuar. Sipas Ramës risia e këtij viti janë 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja.
Rama gjithashtu iu kundërpërgjigj kritikëve, duke thënë se të gjithë këta miliona njerëz shpenzojnë në Shqipëri para për të fjetur, për të ngrënë, për të udhëtuar, për të blerë dhurata dhe të gjitha këto para nuk u shkojnë disa “oligarkëve”, po derdhen në arkën e buxheteve familjare dhe një pjesë e tyre shkojnë edhe në formë taksash në arkën e buxhetit të shtetit për investime të mëtejshme.
Postimi i plotë:
SHQIPËRIA NUK NDALET në rritjen e numrit të turistëve dhe Rinasi në gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa gushti i shkuar
Bilanci Janar-Gusht 2024 arrin në 7 milionë e 233.711 pasagjerë që kanë hyrë vetëm në Rinas, ku në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri i tyre ishte 4 milionë e 606.805. Ky bilanc flet për 56% rritje në vitin aktual
Risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja
Ata që komentojnë ç’na duhen turistët, duhet të llogarisin se të gjithë këta miliona njerëz shpenzojnë në Shqipëri para për të fjetur, për të ngrënë, për të udhëtuar, për të blerë dhurata dhe të gjitha këto para nuk u shkojnë disa “oligarkëve”, siç i bien shkurt disa kalorës të vrerosur të luftës me qeverinë, po derdhen në arkën e buxheteve familjare të dhjetëra mijëra dhomave të dhëna me qera, të mijëra strukturave të mikpritjes në të katër anët e Shqipërisë, të mijëra e mijëra njësive të shërbimit e bizneseve të vogla. Patjetër që një pjesë e tyre shkojnë edhe në formë taksash në arkën e buxhetit të shtetit për investime të mëtejshme e për pagat e rritura ndjeshëm, e jo padashje qeveria nuk po ndërhyn ende për të taksuar si kudo në Europë volumin e madh në rritje të dhomave të dhëna me qera, sepse ne duam që fillimisht të gjithë shqiptarët të prekin jo vetëm të mirat e këtij ndryshimi epokal në sektorin e turizmit, po edhe të kuptojnë me fakte se sa shumë mundësi akoma ka në Shqipërinë Turistike si për ata që banojnë këtu, si për ata që ngurrojnë akoma të kthehen, e si për ata që e kanë ndarë mendjen të mos kthehen por kanë një kohë të artë për të investuar në Shqipëri kursimet e tyre
turiste edi rama
Politike
2 Shtator 2024, 12:59
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Fredi Beleri, ka reaguar për herë të parë qasi u lirua me kusht nga burgu me vendim të gjykatës s&e...
Politike
2 Shtator 2024, 12:24
I.A
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, është përplasur me socialistin Eduard Shalsi. Në K...
Politike
2 Shtator 2024, 12:12
M.B
Pavlos Marinakis
GREQIA- Për lirimin me kusht që caktoi soti gjykata e Fierit për Fredi Belerin, ka ardhur dhe reagimi i parë nga ...
Politike
2 Shtator 2024, 12:13
I.A
Konferenca e Kryetarëve
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar mesditen e sotome, pasi janë vendosur...
Politike
2 Shtator 2024, 11:37
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Menjëherë pas lirimit me kusht që vendosi ditën e sotme gjykata e Fierit, kanë vërshuar me artikujt...
Politike
2 Shtator 2024, 11:47
I.A
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka kërkuar që të fillohet pa humbur kohë me vendimin e Gjykatës Kus...
Politike
2 Shtator 2024, 11:15
I.A
Fredi Beleri
FIER- Eurodeputeti Fredi Beleri është liruar me kusht nga burgu ditën e sotme. Gjykata e Fierit ka vendosur sot që Be...
Politike
2 Shtator 2024, 09:57
M.B
Fredi Beleri
FIERI- Në Gjykatën e Shkallës të Fierit është paraqitur sërish sot eurodeputeti Fredi Beleri. Ky i fundit &...
Politike
2 Shtator 2024, 07:58
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ditën e sotme në orën 17:00 nis sesioni i ri parlamentar. Fjalimi i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali do t&eu...
Politike
1 Shtator 2024, 22:10
M.B
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Elisa Spiropali dhe Edi Rama
TIRANA- Ditën e enjte në Horën e Arbëreshëve, qytezë e ko...