LIVE UPDATES
Politike

Shorteu i pallatit "Voda" në Durrës, si u ngrinë goglat për të "preferuarit". Dritëhijet e manipulimit të Bashkisë

Dy momente e bëjnë të pavlefshëm këtë shorte, si procedurialisht edhe nga mënyra e organizimit të tij.

17 Korrik 2022, 11:31 Nga k.m.
Shorteu i pallatit "Voda" në Durrës, si u ngrinë goglat
Emirjana Sako

Bashkia Durrës shënoi skandalin e radhës duke hedhur në "bixhoz", e duke luajtur teatër në aktin e fundit të dramës për 34 apartamentet e banorëve të pallatit 10 62 ose i njohur pallati “Voda”. Shorteu u hodh në datë 17 Qershor në orën 09 të mëngjesit në sallën e këshillit bashkiak, ndërsa komisioni i posaçëm i bashkisë pretendoi se do të mund tju hedhë hi syve familjarëve që dikur ishin rezidentë në pallat, duke aktruar një mbledhje farsë. Rezultati final është ai që banorëve ju rrëmbyen banesat e tyre nëpërmjet shorteut të pavlefshëm.

Dy momente e bëjnë të pavlefshëm këtë shorte, si procedurialisht edhe nga mënyra e organizimit të tij.

Shorteu publik është mbajtur në kundërshtim me parimet e nenit 2 të vendimit nr 138 të Këshillit Bashkiak.
Parimet; neni 2 i rregullores; Kjo rregullore bazohet nè parimin e transparencës, mosdiskriminit, mundësisë së aksesimit dhe kuptimit për përfituesit, njoftimit, barazisë ndërmjet përfituesve të të njëjtit grup. Rezultatet e shorteut si më poshtë tregojnë se si shtëpitë e qytetarëve u grabitën nga tarafi i bashkisë.

Në mungesë transparence të plotë Bashkia Durrës, me qëllim dhe me dashje ,shkeli ligjin që vetë e ka miratuar e konkretisht nè regulloren e miratuar me Vendimin e Kèshillit Bashkiak Nr.138 date 28.10.2021 për mbajtjen e shorteut publik.

Neni 3 i rregullores për organizimin e shorteut thotë midis të tjerash; Procedurat e shorteut realizohen në prani të gjithë subjekteve përfitues. Procedurat janë kryer para se qytetarët të hynin në sallën e mbledhjeve të Këshillit. Goglat janë mbushur dhe janë vendosur në vazo nuk dihet nga kush e si e qysh e kush ka kryer atë veprim.

Më tej citon neni 3): Shorteu drejtohet nga Kryetari i Bashkisë në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë
rregullore, me ndihmën e Komisionit të Posaçëm. Kryetari i Bashkisë Emirjana Sako kishte lënë zëvendësin Gentian Kallmi të drejtonte shorteun. Subjektet përfituese informohen / njoftohen / thirren për njoftimin e përgjithshëm të shorteut por
edhe nga thirrja nëpërmjet njoftimit të çdo përfaqësuesit, pjesë e shorteut publik 15 ditë përpara hedhjes së shorteut nëpërmjet lajmërimeve publike.

Këto të fundit publikohen apo afishohen në ambientet publike të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale, si edhe botohen në gazetat lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar. Ky njoftim duhet të përmbajë listën e përfituesve dhe vendndodhjen/zonën e objektit.

1. Si fillim Bashkia Durrës nuk e ka realizuar publikimin e listes së banorëve përfitues bashkangjitur thirrjes për shorteun publik 15 ditë para shpalljes publike. Kjo listë nuk është publikuar as një muaj më pas. Bashkia e ka detyrim ligjor shpalljen në vende publike të listës fituese.

2. Bashkia Durrës në mungesë transparence të plotë, me qëllim e në mënyrë abuzive e skandaloze nuk ka respektuar proceduren e mbajtjes së shorteut.

3. Bashkia iu kërkoi banorëve të vendosnin me mirëkuptim për zgjedhjen e apartamenteve ku i kishin patur! Banorët ju përgjigjën dhe vendosën. Por çuditërisht u tha që nuk u arrit dakordësia nga disa persona.

4. Jo vetëm që lista e subjekteve përfitues nuk u bë publike 15 dite para shorteut, por në mungesë transparence të plotë, në shkelje flagrante të rregullores së shorteut publik, mëngjesin e 17 qershorit komisioni i posaçëm i bashkisë futi 3 familje, të cilat vetëm mbrëmjen e 16 Qershorit u miratuan si përfituese te tre apartamenteve nga Këshilli Bashkiak. Komisioni i shorteut me kryetare Emirjana Sako, në rastin konkret ka abuzuar me detyrën që mbajnë me dashje!

2) Në rregulloren e shorteut neni 4 midis të tjerash thuhet:

Pasi bëhët përzierja e goglave në kutinë apo globin transparent subjekti përfitues tërheq në mënyrë rastësore një gogël, e hap dhe lexon emrin me zë të lartë e tregon shiritin, i cili përmban të dhënat e përfituesit dhe e dorëzon Kryetari i komisionit, i cili e vendos në projekt skicë/si edhe shënohet në procesverbalin dhe regjistrin e shorteut publik nga Komisioni i Posaçëm.

Trazimi i goglave nuk u bë asnjëherë deri në një moment kur ishin tërheëur mbi 70% e goglave në vazon 2+1.

Neni 6 i rregullores së shorteut thotë:

Goglat përpara se të hidhen në kutitë transparente, preken me dorë dhe nga anëtarët e tjerë për formën ose temperaturën. Kjo procedurë nuk u zbatua në shorte! Janë në dispozicion pamjet filmike të shorteut!

Çfarë tregoi ky shorte!

Mungesë transparence dhe diskriminim për një pjesë të familjeve.

Sepse vetëm transparencë nuk u pa në këtë shorte. Kur qytetarët hynë të emocionuar e me shumë dilema pasi donin ti ndanin apartamentet me parimin “në katet ku i kanë blerë" dhe me detyrim i sollën në shorte. Nëse qytetarët nuk mernin pjesë në shorte bashkia në thirrjen publike thoshte se humbasin të drejtën e ankimit.

https://ëëë.durres.gov.al/bashkia/njoftime-shpallje/1663-njoftim-per-shorteun-publik-te-dates-17-06-2022-me-objekt-shperndarjen-caktimin-midis-perfituesve-nga-procesi-i-rindertimit-te-baneses-kolektive-me-nr-1062-rruga-26-nentori.

Qytetarët prezentë panë se duke nisur nga procedurat e mbushjes së goglave me numrat e apartamenteve në to e më pas në vazo dhe cdo gjë tjetër ishte bërë më herët. Madje edhe pse detyrim ligjor është përzierja e goglave as kjo nuk ndodhi. Vetëm kur banorët e thjeshtë e kuptuan në sallë pati debate të forta. Komisioni i posaçëm i shorteut e kish' realizuar detyrën e manipulimit të shorteut! Popullit ua grabitën banesat sy më sy e ditë për diell!

Po si u manipulua shorteu?

Goglat nuk u përzien. 6 goglat e para të shorteut u ngrinë në frigorifer duke shënuar një standart të ri në skandalet në të cilat është përfshirë bashkia Durrës.

Për këte janë në dispozicion pamjet filmike të gazetarëve që kanë qënë prezent në shorte. Madje vetëm nga fundi kur u verejt se fituesit ishin paracaktuar, një prej banorë kërkoi përzierjen e goglave pasi banorët prezent vërejtën që: që 6 personat e parë që hynë pa listën e rendit alfabetik dhe të favorizuar me vendim të këshillit Bashkiak të Durrësit, u ra gogla e shortit pikërisht në dy apartamente me numrin katër, dy me numrin 10 e dy me numrat 11 në pallatin 10 62?

është koicidencë kjo, apo goglat ishin të ftohura në frigorifer më herët të vendosura sipër të tjerave të dhe të gjashtë personat e dinin çfarë apartamenti do mernin?

Pamjet filmike të mbledhjes tregojnë qartë që vetëm pasi banorët kanë parë këtë situatë kërkuan trazimin e goglave në vazon 2+1. A është koiçidencë që Ali Bakaj, i cili banesën e ka patur në kat zero, kushëriri i Afrim Bakajt kryetar i Komisionit të Strehimit gogla e shortit ta ngjisë në kat të dytë?

Po Agim Mustafaraj, vëllai i Jolanda Mustafaraj drejtoreshë e Entit Kombëtar të strehimit në Durres, anëtare e Këshillit Bashkiak dhe komisionit të strehimit, me kaq shumë fat ishte të merrte në short goglën me numrin 10, pikërisht apartamentin qe zgjodhi kur banorët ranë dakord të mernin apartamentet e tyre pa kaluar në shorte apo në pazar të hajdutëve banesat e tyre.

Zydi Shqiopa hyri me statusin e pensionistit në shorte jashtë garës së rendit alfabetik, i njohur si biznesmeni me hotel në (Kartele pasurie nr.2 zona 8518 vol 17 faqja 56 nr. Pasurie 59/101, plazh Durrës, lloji pasurisë Truall  për pjesën e përbashkët pallat me sipërfaqe 450 m2.) ka patur shtëpi banimi kati i zero, ngjitet në kat të parë në apartamentin me numër katër.

Edhe ky me shumë fat gogla i ra pikërisht ku ëndërronte apartamenti numër 4!

Po të gjashtë të parët që hynë jashtë rendit alfabetik, të priveligjuar nëpërnjet kategorive pensionist dhe invalid, i ka lind nëna me këmishë që të rrëmbejnë në këtë mënyrë si plaçkë pazari shtëpitë e banorëve? Dhe përgjgja e anëtarëve të komisionit drejtuar banorëve të dëshpëruar është: Ja kjo gogël është fati yt!

Goglat e fundit që kanë mbetur janë në katin zero, tani nis thirrja e njerëzve sipas rendit alfabetik. 

Guxim Muça është një prej banorëve që mëngjesin e 17 qershorit fluturoi nga Italia dhe erdhi të tërhiqte goglën pa dëshirë.

Ai si të gjithë banorët e pallatit donin apartamentet aty ku i kanë patur. Banorët e pallatit në Dhjetor të 2021 arritën dakordësinë për të marrë hyrjet aty ku i kishin, në të njëjtat kate dhe pozicione. Goglat e fundit nuk kanë surpriza i përkasin katit zero. Banorët shtangin bërtasin shikojnë që shtëpitë jua kanë vjedhur.

Guximi përplas duart dhe kokë ulur largohet i dëshpëruar nga shorteu! Edhe babai i tij pensionist është mbi 80 vjeç por Bashkia nuk e thirri në kategorinë e të privilegjuarve. Në sy ka lot ka dëshpërim ka revoltë ka mllef sepse gogla e apartamentit në kat zero pas pallatit me drejtim perëndim i ka mbetur në dorë. Që atë ditë iku në Itali vendin që ja ka hapur dyert e mikpritjes ku rrit fëmijët, punon jeton pa frikë!

Nga procesi i Rindërtimit jo përfitues dolën disa familje midis tyre edhe Zydi Shqiopa. Kush ka prona të tjera nuk përfitonte falas banesën sipas ligjit te Rindërtimit. Por Zydi Shqiopa mik i vjetër me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, nga jo përfitues, brenda 12 orësh mori miratimin e Këshillit Bashkiak, hyri në shorte e mori apartamentin numër katër.

Edhe Guximi ishte dakord që të merte apartamentin e tij por kush do tja jepte Guximit? Guximi iku pas dy orësh mori fluturimin në Rinas nga padrejtësia e dëshpërimi. Njësoj si Guximit jua zhvatën edhe të tjerëve banesat.

Ka kaluar një muaj nga shorteu dhe bashkia Durrës ende nuk e ka bërë publike listën e fituesve te pallatit 10 62 si detyrim ligjor. Nga çfarë ka frikë krebashkiakja e Durrësit? Çfarë e pengon të bëjë transparencë?

Faktet tregojnë qartë se si shorteu është manipuluar në mënyrë perfekte nga ata që e organizojnë. Bashkia ka vetëm dy rrugë: të bëjë një hap pas duke anulluar shorteun, ose duke nisur nga kryebashkiakja Emirjana Sako dhe të gjithë anëtarët e komisionit të dalin para drejtësisë! Prokuroria duhet të vërë përpara bankës së të akuzuarve këta zhvatës të pronave të popullit ditën për diell.

Shorteu ishte vetëm hallka e fundit e një procesi të gjatë e korruptiv që është ndjekur me pallatin 1062 lagja 7 rruga "26 Nëntori". Duke nisur nga prishja e rindertimi, shorteu i stisur e jo transparent.

Por ky shorte i manipuluar dhe tërësisht i stisur për të plotësuar orekset e tarafit të ngushtë të zyrtarëve të bashkisë ka nxjerrë në pah edhe një dukuri e cila është shumë e rëndë për instuticionin e bashkisë. Banorëve që u doli shtëpia në pazar me goglat e bixhozit dhe kanë dalë të humbur nga kjo lojë, nuk tërhiqen nga e drejta e pronës së tyre. Njëra palë pretendon se shtëpitë i fiton në gogla bixhozi por pala tjetër nuk e fal aq kollaj pronën!

Para shpërthimit të ndonjë konflikti pronësie i cili në thelb ka zhvatjen e shtëpise me gogla, këta zyrtarë të korruptuar duhet ti bëjnë mirë hesapet, se sot askush nuk të fal asgjë! Jo më pronën, shtëpinë për të cilën një jetë punojnë ta blejnë, dhe pas kësaj del dikush e jua rrëmben se vëllezërit e kushurinjtë në bashki kanë edhe gurin edhe arrën edhe ligjin edhe goglat !

emirjana sako bashkia durres pallati voda


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet