Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha e konsideron këtë vendim një akt antikombëtar dhe antiligjor të kryeministrit Edi Rama.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj projektvendimit që po përgatit qeveria për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë dhe bashkimin e saj në Akademinë e Shkencave. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky është një akt antikombëtar dhe antiligjor i kryeministrit Rama.
REAGIMI I BERISHËS:
Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës. Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm. Këtu më poshtë keni raportimin e mediave për këtë akt antiligjor! #sb
Qeveria po përgatit vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Sipas projektit të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha asetet, si pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtij institucioni, i kalojnë në varësi, Akademisë e Shkencave. Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, sipas propozimit, duhet të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit deri 31 Dhjetor të vitit 2023.
Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në mars të vitit 2008 në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar. Akademia u formua nga bashkimi i katër Instituteve: i Arkeologjisë, Gjuhësi dhe Letërsi, Historisë dhe Kulturës. Gjithashtu janë dhe 2 njësi kërkimore, studimi i Artit dhe Enciklopedia Shqiptare./Dosja.al
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim me banorët e Gjirokastrës...
Edi Rama GJIROKASTËR- 'Mos u vetëkënaqni'- ishte ajo që u tha ditën e sotmekryeministri Edi Rama drejtuesve socialist në Gjir...
Edi Rama dhe turistet GJIROKASTËR- Turi i falenderimeve i kryeministrit Edi Rama u ndal sot në Gjirokastër. Teksa ishte duke inspektuar puni...
Bajram Begaj ITALI- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë qëndrimit të tij në Itali, ka zhvilluar një vizitë...
Rama me banoret GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Lazarat për të vijuar turin e falë...
Silvi Bardhi TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme skemën e bërë publike nga emisioni 'Piranjat' për manipuli...
TROPOJË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi sërish Tropojën. Ditën e djeshme, ajo u takua me banorët e zonës e madje ko...
Edi Rama TIRANË- Këngëtarja Elhaida Dani ishte e ftuar në podcasting e rradhës “Flasim”, të kryeministrit Edi Ram...
Lulzim Basha SHKODËR- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta masive në Shqipë...
Lulzim Basha SHKODËR- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sot një takim me të rinjtë në Sh...