Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Veliaj mes tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka deklaruar se në SPAK është kallëzuar me letër anonime nga një person që nuk ekziston.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë shpjegime për dëshminë që ka dhënë në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme për 5 orë. Në fjalën e tij, Veliaj thirrjen nga prokurorët për tu marrë në pyetje e ka quajtur si viztë dhe bashkëpunim me SPAK.
Veliaj mes tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka deklaruar se në SPAK është kallëzuar me letër anonime nga një person që nuk ekziston. Veliaj shumë shkurt tha se është i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.
"Ju detyrohem një shpjegim për bashkëpunimin me SPAK. Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, një person që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime. Të gjithë e dimë se cfarë përfaqëson ky emër. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin e gjendjes civile dhe mund të verifikojë se është një kurth i sajuar. Unë hyj te ajo racë politikanësh ku nuk i thotë SPAK Skap kur nuk i intereson. As kam bërë letra anonime, këtu do jemi në maj do ju mundim”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ditën e sotme u vu re se Veliaj ishte i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i cili nuk është as avokati i tij.
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.
mbledhja e këshillit bashkiak te tiranes TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ...
Artan Ajruli dhe Përparim Bajrami MAQEDONI E VERIUT- Pronari i kompanisë nga Kumanova Ritron Kopi, Artan Ajruli, është arrestuar si pje...
Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur dit&...
Ilir Meta TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ka përcjellë një mesazh për qytetarët. N&eum...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë pas pesë orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ja...
spak TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai nuk pranoi të n...
foto ilustruese SHBA- Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrë...
Belind Këlliçi TIRANA- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur di...
Bora Muzhaqi TIRANA- Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, pas përfudnimit të mbledhjes së qeveris&e...
Albin Kurti KOSOVË- Sot është dita e fundit për regjistrimin e votuesve që jetojnë jashtë vendit për të m...