Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ai thotë se qeveria ka shkurtuar fondet për tre sektorët kryesore të vendit, bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë. Kjo gjë sipas tij ndodh pasi qeveria ka për qëllim shpopullimin e vendit.
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ka përcjellë një mesazh për qytetarët. Në profilin e tij në Facebook, Meta ka ndarë mendimin e tij kritik për mënyrën se si qeveria aktuale po menaxhon buxhetin e 2025. Ai thotë se qeveria ka shkurtuar fondet për tre sektorët kryesore të vendit, bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë. Kjo gjë sipas tij ndodh pasi qeveria ka për qëllim shpopullimin e vendit.
Meta shton se pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë janë e vetmja rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, për mbështetjen e familjeve, si dhe për rritjen e mirëqenies të qytetarëve, në veçanti për pensionistët dhe shtresat në nevojë.
Postimi:
Vendimi më i fundit i Qeverisë për të shkurtuar fondet buxhetore për Arsimin me 700 milion lekë, për Shëndetësinë me 2.6 miliard lekë dhe për Bujqësinë me 800 milion lekë është tregues i vijimit të moskujdesit dhe braktisjes së tre sektorëve jetikë socialë, me pasoja të drejtpërdrejta negative për qindra mijëra mësues, mjekë, infermierë e stafe mbështetëse, si dhe fermerë.
Të lesh Arsimin pa fonde shtesë, kur nevoja për rritjen e pagave, për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja, si edhe domosdoshmëria për rritjen e sigurisë së institucioneve arsimore është urgjente provon papërgjegjshmërinë totale politike të Narkoqeverisë së Edi Ramës. Mungesa e fondeve do të thellojë akoma më shumë rezultatet negative të Shqipërisë, që renditet e fundit në botë për cilësinë e Arsimit.
Të shkurtosh fondet e Shëndetësisë pasi ke premtuar “shëndetësinë falas” do të thotë të braktisësh stafin mjekësor, të thellosh mungesën e ilaçeve dhe investimeve në spitale, në një kohë kur skandalet e mostrajtimit dinjitoz të pacientëve thellohen dhe shpërthejnë çdo ditë, si skandali i Onkologjikut, i sëmundjeve kronike e plot të tjera.
Të ulësh fondet për Bujqësinë, këtij sektori jetik për ekonominë kombëtare dhe punësimin, në kushtet kur fermerët po falimentojnë, po hedhin në kanal prodhimet e tyre dhe po detyrohen të largohen nga Shqipëria, do të thotë ta çosh këtë sektor përfundimisht drejt kapitullimit. Braktisja e këtyre tre sektorë është një nxitje tjetër e shpopullimit, kësaj axhende antikombëtare të projektuar prej kohësh.
NarkoQeveria e Edi Ramës është e qartë në qëllimin e saj, duke ulur fondet për sektorët vitalë të ekonomisë dhe social, ka rritur fondet e ministrive të Energjitikës, së Brendshme dhe Turizmit, pra praktikisht ka rritur fondet për sektorët e tenderave për të vjedhur taksat e shqiptarëve. Pesë Prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus që ndalin shpopullimin dhe kthejnë Shqipërinë në fuqi eksportuese janë e vetmja rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, për mbështetjen e familjeve, si dhe për rritjen e mirëqenies të qytetarëve, në veçanti për pensionistët dhe shtresat në nevojë.
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë pas pesë orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ja...
spak TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai nuk pranoi të n...
foto ilustruese SHBA- Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrë...
Belind Këlliçi TIRANA- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur di...
Bora Muzhaqi TIRANA- Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, pas përfudnimit të mbledhjes së qeveris&e...
Albin Kurti KOSOVË- Sot është dita e fundit për regjistrimin e votuesve që jetojnë jashtë vendit për të m...
albana koçiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, ku ka...
Erisa Xhixho TIRANË- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se qeveria nuk ka bërë asgjë pë...
blerina gjyriqi TIRANË- Zëvendësdrejtuesja e Departamentit të sipërmarrjes në Partinë Demokratike, Blerina Gjyriqi ka f...
klevis balliu TIRANË- Një protestë po zhvillohet para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa kryebas...