Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Jashtë SPAK ishin të mbledhur edhe një grup qytetarësh që protestuan kundër tij, teksa ai po dëshmonte para prokurorëve. Në momentin e daljes, efektivët e "Shqiponjave" u bënë gardh para protestuesve.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai nuk pranoi të ndalej për një deklaratë për mediat, ndërsa tha shkurtimisht "Do t'ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak live". Veliaj mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe doli rreth orës 14:00. Jashtë SPAK ishin të mbledhur edhe një grup qytetarësh që protestuan kundër tij, teksa ai po dëshmonte para prokurorëve. Në momentin e daljes, efektivët e "Shqiponjave" u bënë gardh para protestuesve.
Veliaj, sikurse raportoi Dosja.al më 24 dhjetor, ishte thirrur ditën e martë për tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, Veliaj kishte kërkuar shtyrjen e seancës së marrjes së tij në pyetje për ditën e enjte, kërkesë kjo që u pranua nga SPAK.
Pasditen e së hënës Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është filmuar duke dalë nga institucioni që drejton pasi u përhapën lajmet se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ishte thirrur nga SPAK. Në videon e publikuar në media shihej Veliaj i veshur tërësisht me të zeza. Ai është filmuar duke dalë nga bashkia me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.
Bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Të martën Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin ndaj tyre.
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.
foto ilustruese SHBA- Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrë...
Belind Këlliçi TIRANA- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur di...
Bora Muzhaqi TIRANA- Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, pas përfudnimit të mbledhjes së qeveris&e...
Albin Kurti KOSOVË- Sot është dita e fundit për regjistrimin e votuesve që jetojnë jashtë vendit për të m...
albana koçiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, ku ka...
Erisa Xhixho TIRANË- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se qeveria nuk ka bërë asgjë pë...
blerina gjyriqi TIRANË- Zëvendësdrejtuesja e Departamentit të sipërmarrjes në Partinë Demokratike, Blerina Gjyriqi ka f...
klevis balliu TIRANË- Një protestë po zhvillohet para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa kryebas...
ajola xoxa, erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është siguruar që përveç tij në bashki t&...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj, siku...