Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo u shpreh se nuk ka zgjedhje të lira, kur qytetarët janë dhunuar e kërcënuar, kur partisë më të madhe opozitare i është vjedhur vula dhe logoja.
TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së në qarkun e Lezhës Jozefina Topalli ka deklaruar se këto janë zgjedhjet më të pabarabarta që ka kaluar ndonjëherë Shqipëria në 3 dekada. Duke folur në një konferencë për mediat, në lidhje me shkeljet që ka pasur në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 14 majit, Topalli u shpreh se ajo që ka ndodhur në Lezhë është e njejtë me dhunën e fisit Rraja në Krujë. Ajo u shpreh se nuk ka zgjedhje të lira, kur qytetarët janë dhunuar e kërcënuar, kur partisë më të madhe opozitare i është vjedhur vula dhe logoja.
"Fytyra e zgjedhjeve lokale, janë zgjedhje që nisëm me tritolin dhe përfunduan me burgosjen e kandidatit për bashkimit për fitore. Ose përdorimi i deri të burgosurve për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve, të flasësh për zgjedhje të lira e të ndershme është krejt jo realiste. Këto janë në historinë e tre dekadave, zgjedhjet më të pabarabarta për 1 mijë fakte dhe ngjarje që kanë ndodhur, nga përdorimi i shtetit në favor të partisë në pushtet. Ajo që ka ndodhur në qarkun e Lezhës duhet të kujtohen skenat e fisit Rraja në Krujë, pamje që tronditën opinionin publik. Bandat të mbështetura nga politika dhe me para të madhe kanë ndikuar në qarqe, mbi të gjitha aty ku fitorja e probabilitetit është shumë e madhe. Fisi Rraja ekziston dhe në qarkun Lezhë, sjellja e tyre brutale është në bashkitë e Rrogozhinës, Shkodrës por të flasësh për zgjedhje që plotësojnë kriteret e Copenhagen, është jashtë realitetit.
A mund të votosh i lirë nëse ti dhunohesh, kërcënohesh siç kemi parë pamjet nga familja Rraja, ato pamje shpjegojnë më shumë fakte se ca do shpjegohet tani. Janë zgjedhjet më të pabarabarta në 3 dekada, ku një force politike i vidhet logoja dhe vula, që mos lejohet opozita të hyjë në zgjedhje, s’ka ndodhur kurrë që mos të kishim emrin e drejtuesit të koalicionit. Ndoshta është dhe ndër rastet e radha për t’u diskutuar, por kurrë ndonjëherë fuqia e korruptimit s’ka qenë më e fortë sesa këtë radhë, apo administrata të përdorej dhe të kërcënohej për tu përdorur në favor të partisë në pushtet”, tha Topalli.
PD TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar raportin final me shkeljet ligjore që u bënë nga mazhoranca për të fituar, zgjedh...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Flutura Açka u ka kërkuar falje studentëve të Mjekësisë. Në fjal&e...
Toni Gogu TIRANË- Zëvëndëskryetari i grupit parlamentar të PS-së, Toni Gogu ka treguar arsyet se përse vendos&...
Eduart Ndreca TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndreca nuk i ka fshehur kritikat e tij për projektligjin e përgatitur p...
Gazment Bardhi TIRANË- Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të hedhur poshtë kërkesën e opozitës për ...
Fredi Beleri HIMARË- Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, euro...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër-kontolle pasi Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të ish-zv/kryeministrit A...
Sali Berisha TIRANË- Për kryetarin e PD-së Sali Berisha, koka e inceneratorëve është Rama dhe Agaçi. Në emisioni...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në kohën e qeverisjes së tij, ka p...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se Arben Ahmetaj nuk është shpallur ende n...