LIVE UPDATES
Politike

Shembja e fasadës së shkollës në Ersekë, Vokshi: Skandal, hetoni tenderin për punimin

Vokshi i bën thirrje KQZ të marrë masa ndaj shkeljeve të djeshme në Ersekë.

3 Maj 2023, 14:19 Nga A.B
Shembja e fasadës së shkollës në Ersekë, Vokshi:
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja Albana Vokshi, një ditë pas shembjes së fasadës së shkollës në Ersekë, i ka bërë thirrje KQZ dhe organeve të drejtësisë që të hetojnë tenderin e këtij punimi. Vokshi tha se ndërsa nga njëra anë shembej fasada e kësaj shkolle, kryeministri Rama mbillte pemë në kodrat e qytetit, ndërsa krah tij ishin edhe mësuesit.

Vokshi i bën thirrje KQZ të marrë masa ndaj shkeljeve të djeshme në Ersekë.

DEKLARATA:

Fasada e Rilindjes së Edi Ramës ra dje në Ersekë, në kohën kur ai po merrej pikërisht me fasadën dhe pikërisht në Ersekë. Ndërkohë që kryeministri mbillte pemë në kodrat e qytetit, në qendër të Ersekës shembej fasada e shkollës 9 vjeçare, Papa Kristo Negovani. Falë Zotit, ngjarja, që mund të ishte dje një dramë, nëse fëmijë të shkollës mund të kishin qëlluar afër sipërfaqes së murit që u shemb, nuk rezultoi më shumë se një komedi. Për Ramën, por edhe për të gjithë zinxhirin drejtues të arsimit në Kolonjë.

Të gjithë shefat e arsimit, për turpin e tyre, ishin në krah të Ramës. Disa qeshnin, ndërkohë që kryeministri bënte sikur mbillte pemë, ndërkohë që vetëm disa qindra metra më larg një pjesë e shkollës Papa Kristo Negovani ishte shembur. Siç do ta shihni në pamje, ishin dje me Ramën, në shkelje të ligjit, që ua ndalon arsimtarëve të bëjnë fushatë: Zonja Zhaneta Prifti, përgjegjëse e Zyrës së Arsimit në Kolonjë.

Muharrem Doçi, drejtor i shkollës Papa Kristo Negovani, që u shemb. Zonja Zamira Meto, drejtoreshë e gjimnazit Petro Nini Luarasi.

Lopatën Ramës ia mbante drejtori i Ujësjellësit të Kolonjës, Enea Jorgji. Këtij të fundit i falet roli i shërbestarit, por arsimtarëve dhe drejtuesve të Arsimit, në asnjë mënyrë. Ata janë në ato detyra për t’i shërbyer arsimimit dhe edukimit të fëmijëve të Kolonjës, jo për të qenë shoqëruese të kryeministrit në aktivitete partiake, në shkelje të ligjit dhe të kodit etik Arsimi duhet të jetë i depolitizuar! Por, kështu ndodh kur drejtor dhe përgjegjës të Arsimit, të bën jo përkushtimi, por animi dhe aktiviteti politik partiak.

Kështu ndodh kur mësuesit nuk janë më rilindësit e dikurshëm, sic mbajnë emrin shkollat e Kolonjës, Papa Kristo Negovani dhe Petro Nini Luarasi, por “rilindas” të Ramës dhe Partisë Socialiste. Një thirrje për drejtuesit e arsimit në Kolonjë është që, t’i khehen vendit të punës për të cilin paguhen, jo nga partia por nga taksat e kolonjarëve. Të shikojnë mbarëvajtjen e nxënesve dhe jo pemët elektorale të kreyministrit, që do bien me erën më tëparë ashtu si muri i shkollës, e për këtë duhet hetimi i menjëhershëm.

Ajo që ndodhi dje ishte treguesi më i mirë se cfarë të ndodh kur në vend të bësh punë, bën sikur punon. Në vend të punosh për të ardhmen, punon për tre mujorin e fushatës. Në vend që të merresh me thelbin, priresh nga fasada. Thelbi i gjithë kësaj është arsimi. Jo fasada që ra dje, jo pemët që u mbollën dje, në një krahinë të Shqipërisë ku pemë ka, por nuk ka më as punë dhe as njerëz.

Organeve të drejtësisë i bëjmë thirrje të hetojnë tenderat për punimet e shkollës që u shemb duke rrezikuar jetën e fëmijëve. KQZ i bëjmë thirrje të marrë masa ndaj shkeljeve të djeshme në Ersekë, kurse publikut të hapë sytë para mashtrimit të përditshëm për të cilin paguhet me paratë e qytetarëve.

albana vokshi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale