LIVE UPDATES
Politike

"Sfida jonë është që të ngushtojmë diferencën e të ardhurave me rajonin", Meta: Raporti i FMN-së ka konfirmuar analizën e PL-së mbi modelin aktual të dështuar të ekonomisë!

Meta tha se pavarësisht propagandës së “Rilindjes”, nga një këndvështrim strukturor, rritja afatmesme në periudhën 2014-2024 ka mbetur nën nivelin e para-krizës globale financiare në periudhën e vitit 2008.

14 Shkurt 2025, 10:26 Nga N.F
"Sfida jonë është që të ngushtojmë
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" shkruan se raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar analizën e PL-së mbi modelin aktual të dështuar të ekonomisë së vendit. Ai shton se kjo provon qartë se 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë janë rruga më e drejtë për një model të ri ekonomik që na afron me standardet e Bashkimit Europian. 

Meta tha se pavarësisht propagandës së “Rilindjes”, nga një këndvështrim strukturor, rritja afatmesme në periudhën 2014-2024 ka mbetur nën nivelin e para-krizës globale financiare në periudhën e vitit 2008. Ai shton se alarmante mbetet fakti që sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë të prodhimit të të mirave materiale vazhdojnë të kenë një kontribut negativ përkeqësues në rritjen ekonomike. Sipas tij rritja ekonomike në sektorët e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të industrisë përpunuese, të prodhimit të energjisë dhe të bujqësisë mbetet negative edhe në 3-mujorin e tretë të vitit 2024.

Meta thekson se modeli ekonomik i Partisë së Lirisë do të jetë liberalizimi i ekonomisë për të mos ta lënë zhvillimin e saj të monopolizuar në një numër të vogël kompanish kliente të Qeverisë në sektorët e ndërtimit, turizimit, energjiseë dhe e shfrytëzimit të burimeve natyrore.

Postimi i plotë i Metës:

Me modelin mediokër dhe klientelist të Edi Ramës konvergjenca me BE pas gjysëm shekulli. Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar analizën e Partisë së Lirisë mbi modelin aktual të dështuar të ekonomisë së vendit dhe po kështu provon qartë se 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë janë rruga më e drejtë për një model të ri ekonomik që na afron me standardet e Bashkimit Europian. Siç nënvizohet në raportin e FMN, ekonomia vijon të rritet e mbështetur nga kërkesa e brendshme, me një rritje të shërbimeve dhe veçanërisht turizmit, si dhe aktivitetit ndërtimor. Pavarësisht propagandës së “Rilindjes”, nga një këndvështrim strukturor, rritja afatmesme në periudhën 2014-2024 ka mbetur nën nivelin e para-krizës globale financiare në periudhën e vitit 2008, pra në nivele mediokre.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, Prodhimi i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,09% në terma realë, kundrejt 3-mujorit të tretë të vitit 2023. Alarmante mbetet fakti që sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë të prodhimit të të mirave materiale vazhdojnë të kenë një kontribut negativ përkeqësues në rritjen ekonomike. Rritja ekonomike në sektorët e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të industrisë përpunuese, të prodhimit të energjisë dhe të bujqësisë mbetet negative edhe në 3-mujorin e tretë të vitit 2024. Rritja ekonomike në bujqësi në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ishte minus 2,54%, në industri (përfshi energjinë) në minus 4,04% dhe industria përpunuese në rritje negative në minus 6,5%. Ndërsa rritje të konsiderueshme kanë sektori i ndërtimit në 5,3% dhe tregtia në 6,2%.

Modeli ekonomik i vendit qëllimisht vazhdon të jetë i orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve. Qeveria nuk ka asnjë strategji të rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse minerare, hidrokarbure, të bujqësisë, etj. Efektet e rënies ekonomike në sektorët realë të ekonomisë si bujqësia, industria përpunuese dhe energjia janë reflektuar në uljen e punësimit, si dhe uljen e ndjeshme dhe të vazhdueshme të eksporteve. Rënia e volumit të prodhimit dhe të shitjeve në sektorin e të mirave materiale ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e nivelit të punësimit në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me vitin 2023.

Në sektorin e industrisë ka një ulje të punësimit në minus 5%, në industrinë përpunuese në një ulje në minus 5,5%. Rënia e prodhimit në sektorët e bujqësisë, industrisë dhe energjisë është reflektuar gjithashtu në rënien e pandalshme të eksporteve. Pavarësisht kësaj rritjeje, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë qëndron vetëm në një të katërtën e nivelit të mesatares së BE në vitin 2023, si dhe më i ulët se vendet e rajonit. Modeli ekonomik duhet të ndryshojë urgjentisht. Reforma të thella për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave në BE janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga këneta e narkoekonomisë dhe pastrimit të parave ku e ka zhytyr vendin Qeveria 12-vjeçare e “Rilindjes”.

Sepse me një ritëm të rritjes ekonomike të vendit me 3.5% çdo vit konvergjenca me mesataren e BE-së do të zgjaste më shumë se gjysmë shekulli (mbi 50 vite). Shpopullimi i vendit imponon se nxitja e rritjes afatmesme të bëhet gjithnjë e më e varur nga përfitimet e produktivitetit dhe modeli i zhvillimit ekonomik. Por produktiviteti i punës së Shqipërisë në vitin 2023 ishte më pak se gjysma e mesatares së Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Për Partinë e Lirisë sfida është që me një model të ri ekonomik të arrijmë ngushtimin e përshpejtuar të diferencës së të ardhurave me vendet e rajonit dhe mesataren e vendeve europiane.Modeli ekonomik i Partisë së Lirisë do të jetë liberalizimi i ekonomisë për të mos ta lënë zhvillimin e saj të monopolizuar në një numër të vogël kompanish kliente të Qeverisë në sektorët e ndërtimit, turizimit, energjiseë, shfrytëzimit të burimeve natyrore, etj. Kërkon mobilizimin e financimit për të përmirësuar shërbimet publike të kapitalit njerëzor si arsimi, inovacioni, shëndetësia, etj, uljen e taksave, heqjen e lehtësimeve të diferencuara për kompani të privilegjuara që shtrembërojnë tregjet dhe eleminojnë konkurrencën dhe uljen e barrierave për konkurrencën e ndershme ndërmjet biznesit, si dhe hapjen ndaj tregtisë ndërkombëtare. Vetëm me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi 8% në vit ne do të përshpetojmë ngushtimin e diferencës dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e këtij vendi.

ilir meta

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?