LIVE UPDATES
Politike

Sesioni parlamentar, BIRN: Kuvendi fillon punën me mungesë konsensusi, priten debate politike

Konferenca e Kryetarëve nuk arriti në një konsensus politik të premten për miratimin e kalendarit e punimeve të sesionit të ri parlamentar që nis javën e ardhshme.

1 Shtator 2023, 22:42 Nga Blerina Gjoka
Sesioni parlamentar, BIRN: Kuvendi fillon punën me mungesë konsensusi,
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi njoftoi se “Konferenca nuk ra dakord për miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit dhe çështja i kaloi seancës plenare”. Mbledhja u mbajt pa praninë e mediave por burime nga Kuvendi thanë për BIRN se debati u fokusua tek rendi i ditës së seancës së parë për këtë sesion.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kërkoi që kjo seancë t'i kushtohej problemeve të zgjedhësve, sipas praktikës parlamentare të përfundimit të “Javës së gjelbër” që ishte në javën e fundit të sesionit të kaluar.

Ky rend dite parashikon disa orë diskutime të lira të deputetëve pasi “Java e gjelbër” i kushtohet takimeve të tyre me zgjedhësit në zonat elektorale. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë kundërshtuar me argumentin se seanca e parë e një sesioni të ri parlamentar ka natyrë ceremoniale dhe nuk mund të jetë një seancë e zakonshme parlamentare.

Në kalendarin e punimeve të këtij sesioni parlamenti pritet të zgjedhë Avokatin e ri të Popullit, që mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike prej më shumë se një viti e gjysëm. Vetëm 7 nga 15 kandidatët për këtë detyrë kanë depozituar në Kuvend firmat e 28 deputetëve për vijimin e garës, ndërsa emri që do të arrijë të marrë votat e 3/5 e të gjithë anëtarëve pritet të dalë nga një marrëveshje politike mes palëve.

Një konsensus politik kërkon edhe rikonfigurimi dhe dhënia e një mandati të ri për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që ka një strukturë bipartizane. Ky komision u ngrit që në shkurt 2022, por ka bërë vetëm dy mbledhje deri më tani dhe pavarësisht mungesës së produktit, Kuvendi i ka dhënë atij mandat të ri çdo 6 muaj.

Debate politike pritet të ketë për projektligjin e ri të qeverisë për lojërat e fatit, që rikthen bastet sportive online. Në relacionit shoqërues të këtij projektligji qeveria pretendon se po e formalizon tregun e lojërave të fatit për këtë kategori loje, i cili është ushtruar në mënyrë të paligjshme që prej vitit 2018, kur u ndalua si aktivitet.

Në muajin korrik mazhoranca miratoi me forcën e kartona disa ligje të kontestuara nga opozita dhe grupime të shoqërisë civile, si ligji që parashikonte masa ndaluese për mjekët e rinj, ai për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe një ligj që i jepte mundësinë të qëndronte për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, një ish-politikan në karrierë.

Marrë nga Reporter.al

kuvendi birn

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj